Me ne fund, por megjithate...

Font size: Decrease font Enlarge font

Analize nga Fatos Baxhaku

Më në fund edhe kjo puna e zgjedhjeve "u kry", sikurse do të thoshin në Kosovë. Në një të diel, çuditërisht të freskët qershori, shqiptarët u treguan më të kthjellët, më të qetë, më të përgjegjshëm. Kishim kohë që kishim ëndërruar një palë zgjedhje për së mbari dhe dje i arritëm ato. Më në fund…

Më në fund, nuk na erdhën lajme tragjike, përgjakje, shqyerje kutish, zënka me fjalë banale. Nga qendrat e votimit, më së shumti, na mbërritën skena të një Shqipërie të paqtë, të vullnetshme për të vendosur vetë për fatin e saj. Por, megjithatë në ndonjë nëntitull u shfaq edhe togfjalëshi i frikshëm "kërcënim me armë". I papërfillshëm sigurisht në sfondin e Shqipërisë së urtë.

Më në fund, më shumë shqiptarë e kuptuan se fati i tyre ndryshon nëse ata shkojnë para kutive të votimit. Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme ishte gati "spektakolare", sikurse do ta quante ndonjë koleg. Por megjithatë, kjo puna e pjesëmarrjes së shtuar në zgjedhje na tregon se sa shumë jemi ende të varur nga politika dhe sa shumë afër jemi të qënit militant. Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje i afron zgjedhjet më shumë me situata plebishitare dhe kjo tregon se akoma jemi larg situatave normale politike, ku partitë i lëshojnë vendin normalisht, krejt të paqta njëra-tjetrës.

Më në fund komisionerët e të dyja partive u bënë të vetëdijshëm se pushteti i vjedhur është e keqja e të gjithëve, njëlloj si malli i tjetrit që nuk ngjit asgjëkundi. Më në fund, nuk ndodhi si në disa zgjedhje, kur banda militantësh syvëngër dhe me krahë të fortë kërcënonin votuesit e thjeshtë. Nuk ndodhi që të gjakosej ndokush që votonte ndryshe, por megjithatë komisionerët e fshatit me emrin domethënës Ruzhdie (nga arabishtja ruzhdie - e matur, e pjekur) vendosën që të dilnin në lajme si shembulli më i keq i më të mirit proces zgjedhor, duke sajuar një ngatërresë që bllokoi votuesit para derës.

Më në fund kemi parë një polici, jashtë palëve. Të mbyllur në kazermat e saj dhe në pritje të qetë që të zbatojë detyrën që i ka vënë përpara ligji. Më në fund nuk kemi pasur grumbullime policësh para qendrave të votimit dhe as të njerëzve të tjerë të armatosur, por megjithatë Ben Blushi nga Korça e deklaroi që në orët e drekës se "nëse vidhet edhe kjo votë, e vetmja që mund ta bëjë është policia", ç‘ka tregonte një dyshim të dukshëm përtej pamjes së qetë.

Më në fund ka hyrë në fuqi një nga shtyllat e shtetit, regjistri i shtetasve. Jo vetëm për votimet, por për çdo gjë tjetër shteti e di se ku i ka njerëzit e tij dhe njerëzit e dinë se ku duhet të shkojnë për hallet e tyre. Por megjithatë, shumë vetë i panë njerëzit e tyre të ishin të regjistruar në qytete ku nuk kishin shkuar kurrë. Një detaj pa rëndësi, por megjithatë…

Më në fund, për herë të parë mediat mbuluan krejt vendin, duke i bërë më të afërt shqiptarët me njëri-tjetrit. Kamerat televizive ishin gati kudo në gjithë Shqipërinë, por ndokush nuk iu largua dot simpative personale, duke e ngatërruar edhe më keq ndonjë të pavendosur, që e kishte ndërmend të votonte si i ndrojtur për partinë që simpatizonte.

Më në fund, exit poll-et nuk i lejuan partitë që të deklaronin me ngut rezultatet e zgjedhjeve, sikurse ka ndodhur rëndom në zgjedhjet tona, duke i zhgënjyer shumë herë militantët dhe duke u bërë kështu shkëndijë tensionesh të mëdha. Por megjithatë, sondazhet jo pak ndikuan në mendjet e të pavendosurve, duke i kanalizuar drejt ngjyrave të ndryshme politike.

Më në fund, për herë të parë, askush nuk brohoriti fitore megjithëse e dinte se kishte fituar. Pas votimit njerëzit vajtën në kafene dhe jo në mitingje para selive të partive. Krejt normalisht dhe të qetë, njësoj si ndjehesh kur ke bërë mirë punën tënde.

Më në fund, të dy liderët kryesorë bënë një pakt të heshtur me njëri-tjetrin, duke u treguar xhentëlmenë të vërtetë, por megjithatë ne ende nuk e dimë nëse do të jenë ata po aq xhentëlmenë edhe në të ardhmen.

Më në fund - dhe kjo nuk ka megjithatë - Berisha përmendi për herë të parë në publik me humor fjalën seks. Shenjë e një ç‘tensionimi që ai donte t‘u transmetonte votuesve shqiptarë.

Më në fund, kemi pasur shumë gjëra që ishin vërtet "më në fund", por megjithatë kemi hedhur vetëm një hap. Të madh vërtet, por vetëm një ama.

 

Burimi informativ / Gazeta Shqip

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.