Postfest: Politike e ndare, festa te percara. Fytyra e vertete e politikaneve fierak!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Postfest: Politike e ndare, festa te percara. Fytyra e vertete e politikaneve fierak!

Flamuri yne kombetar ulet dhe ngrihet serish brenda 2 diteve. Te renet perkujtohen 2 dite rresht duke tronditur ne menyre teper groteske idealin e tyre. Duket si nje teater i percudnuar, ku aktoret jane serish politikanet.

Politike e ndare, festa te percara. Kujt i sherben kjo?

Duket si nje teater i percudnuar, ku aktoret jane serish politikanet, bartesit  e idealeve te percara, e festive te ndara dhe e egoizmit ndaj gjakut te mijera e mijera te heronjve, te cilet cimentuan  themelet e lirise me rinine e tyre. Teatri u luajt para syve tane, si nje teater i deshtuar ku pjesemarres kane qene vetem simpatizante te te dy forcave politike, atyre demokrate dje dhe atyre socialiste sot.

Po vet qytetaret? Ata mijera qytetare te nderuar  te qytetit tone ke festuan?! Ne te njejtin shesh, pikerisht ate qe pishtaret e demokracise me 1991 e pagezuan me emrin “Fitorja” flamuri yne kombetar u ul dhe u ngrit serish, njehere per ti bere “qejfin” demokrateve dhe te nesermen per te plotesuar egon e opozitareve. A mund te quhet sheshi “Fitorja”? Ndaj kujt fituam kete here, kur simboli yne kombetar, nderi dhe krenaria jone, flamuri kuq e zi,  ulet dhe ngrihet si nje lecke e pavlere, ku edhe nje date te shenjte qe ai feston, do te shfrytezohet prej politikes. Edhe me te pavlera u bene festat kete here me eshtrat e te reneve per lirine e atdheut. Nuk dihet pse mazhoranca demokrate si per kokefortesi, vazhdoi edhe kete vit homazhet ne varrezat e deshmoreve duke vendosur kurora me lule ne mermerin e bardhe te tyre. Respekt?! Kurrsesi, besoj se eshtrat e atyre qindra te rinjve rene ne lulen e moshes jane tronditur. Ideali i tyre ka qene i shenjte, liria ishte endrra  e flijimit te tyre.

Nuk dihet gjithashtu per c’motiv kreu i Bashkise mungoi diten e djeshme ate te flamurit tone kombetar. Ne menyre simbolike atij i takonte ngritja e flamurit, ashtu si kryebashkiaku i pare fierak Tonci Kilica  dhe jo nje dite me vone.  Ceshte kjo tallje e hapur e festave tona kombetare. Politika feston e ndare, festat jane percare. Nje dite me pare ne 28 nentor kane qene te djathtet fierake qe kane akuzuar te majtet si shkaktare te ndarjes, ne te vertete shpejtuan te conin disa kurora me lule ne varrezat e deshmoreve. Kjo ka ndodhur edhe me te majtet sot me 29 nentor duke akuzuar te djathtet per te njejtat argumenta. Kreu i Bashkise Fier, Baftjar Zeqaj ka pohuar diten e sotme qe pergatitjet dhe axhenda e festave ka nisur qysh dy jave me pare dhe ftesat jane cuar edhe krereve demokrate. ”Ka me shume se 2 jave pergatitje ne bashkpunim me Komitetin e LANCL dega Fier - ka pohuar kreu i Bashkise dhe programi u eshte derguar me ftesat perkatese gjithe institucioneve, Prefektit, Qarkut etj dhe cuditerisht me nje urdher nga lart eshte bere dje ngritja e flamurit, nje gje shume qesharake dhe absurde” Historia eshte e shkruar, forcat politike vetem i politizojne sipas interesave te tyre.

Kjo eshte nje fatkeqesi e kesaj politike, e cila nuk ka arritur kurre te gjejne vetveten ne sherbim te qytetareve dhe sidomos festave tona kombetare. Se shpejti zgjedhjet parlamentare do te vijne, Do te hidhen si lume premtimet, kandidatet do te bejne nje gare te shfrenuar premtimesh per dite me te bukura, mireqenie, barazi, zgjidhje te problemeve sociale. Por ne memorien e secilit prej nesh do te jene te skalitur edhe teatri i percudnuar i ketyre 2 festave tona kombetare qe u luajt mes politikaneve tane lokale, per te sjelle edhe njehere ndermend fjalen e urte: ”Politikanet jane te gjithe njelloj. Ata premtojne te ngrejne nje ure, edhe atje ku nuk ka lume fare”

Gazetare per Fieri.com Aurora Damini
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00