Mësimi gjatë gjithë jetës, rikthimi i adultëve në shkolla.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr. Albano Zhapaj

"Facere docet philosophia – shkruante filosofi i vjetër Seneka": “Puna jonë duhet udhëhequr nga dituria”. [nga Albano Zhapaj]

Është puna jonë, veprimet tona, aksionet që ndërmarrim, marrëdhëniet njerëzore që krijojmë, ato të cilat  na bëjnë të zbulojmë vetveten, se kush jemi, ç`farë kërkojmë nga vetja e të tjerët, përse sillemi në këtë apo atë mënyrë, përse mbajmë një qëndrim në vend të një tjetri, etj.

Qysh kur kemi lindur e deri në fund të ditëve tona, është tek të vepruarit që ne ndërtojmë veten tonë, botën që na rrethon dhe instrumentet për ta njohur e kuptuar botën.  Në fillimet e kulturës së lashtë, në shkollat (skole`) Aristoteliane apo Platonike, kush mësonte në to ishin të rriturit dhe jo fëmijët. Pra objekt i edukimit nuk ishte fëmija por ishte aduti(i rrituri), adult i cili mbante në këmbë një sistem arsimimi e të nxëni të domosdoshëm për kohën në fjalë.

 

Vetëm pas shumë shekujsh, nën presione të vazhdueshme politike apo fetare, censurash e kontrollesh u bë i mundur mbyllja përfundimtare e skole`-ve spontane dhe zëvendësimi i tyre me struktura arsimi dhe edukimi, në fillim të niveleve elitarë e më pas të urdhrave fetarë, organizimeve ushtarake dhe të korporatave profesionale. Në këto shkolla nxënësi ishte akoma një djalosh i rritur, por në ndryshim nga ajo antike duhej të ishte i shkëputur nga ambienti i punës apo i profesionit.  Më tej me ardhjen e industrializimit filloi të merrte formë arsimimi i planifikuar i të rinjve dhe në shkollën moderne filloi edhe i ashtuquajturi “detyrim” i përndjekjes së shkollës nga ana e nxënësve. Ky organizim i ri, i programuar dhe i modeluar për grup mosha të ndryshme dhe që përgatiste tashmë të riun për në jetë, nga mosha e fëmijërisë deri në adoleshencë, vazhdoi gjatë për të arritur deri në ditët tona. Arsimi modern në këtë mënyrë la jashtë skenës arsimore të rriturin, adutin, i cili një herë përfunduar ciklin e detyruar shkollor, supozohej jashtë çdo koncepti edukues, dhe i dhurohej me kaq tregut të punës, me preokupimet e mbarëvajtjes së prodhimit dhe lënies së botës së diturisë shkollore pas krahëve.

 

Sot shikojmë se kohët kanë ndryshuar  dhe tregu i punës, teknologjitë dhe komunikacionet ndryshojnë vazhdimisht  në mënyrë radikale, dhe me to edhe shoqëria. Tregje të ndryshme,- të ndryshme nga këndvështrimi gjeografik sesa përmbajtjesor,- kanë filluar të ndërlidhen gjithnjë e më shumë në mënyrë dinamike, duke thyer kështu kufijtë territorialë duke ushqyer një konkurrencë që bëhet gjithnjë e më aktive. Paralelisht me evoluimin e habitshëm të teknologjive të fabrikimit në prodhimin e të mirave materiale, këto të fundit synojnë të jenë produkte cilësore dhe është pikërisht cilësia e tyre ajo që i nxjerr nga uniformizmi e i bën të dallojnë nga të tjerët.

 

Për t`u bërë e tillë kërkon punë gjithashtu cilësore, e puna cilësore vjen nga njerëz të përgatitur e të formuar, jo vetëm nga ana praktike, por të mbartur edhe me njohuri e dituri shkencore teorike. Me fjalë të tjera, burimet njerëzore duhet të jenë të axhornuara e të pajisura vazhdimisht me teori “të freskët”, të jenë të trajnuara e të edukuara në mënyrë permanente.

 

Për këtë arsye ne sot shikojmë kthimin e adutit në procesin e të nxënit të vazhduar, pra në “mësim”. Tashmë i rrituri mëson jo jashtë procesit të aktiviteteve të tij profesionale, por koherent me punën dhe profesionin e tij, në kurse, seminare, aktivitete trajnuese e shkëmbime të eksperiencës.  Sot në skenën e edukimit permanent, po rikthehet një i nxënë i vazhduar i mbartur prej  adultëve të cilët shfaqen në këtë skenë me eksigjenca e nevoja të reja, me prirje e vullnet për të mësuar gjëra të reja, me dëshirë për të krijuar marrëdhënie njerëzore cilësore, në mënyrë për të përmirësuar e forcuar identitetin e tyre përballë diturisë dhe punës që i lidh ata me botën përreth.

 

Kurset e shumtë të trajnimit e formimit profesional, kultural e gjuhësor dhe numri i shumtë i pjesëmarrësve në to, vërtetojnë më së miri atë që ne po quajmë “Rikthimi në dije i adultëve”, dhe duke shtuar do t`a quaja një revolucion të thellë në praktikat edukative dhe mësimdhënëse, edhe pse akoma në kontekstin tonë nuk po i jepet aq sa duhet rëndësia e merituar këtij “rikthimi”. Për të kuptuar plotësisht proceset e transformimit edukativ adult që është në vijim, edhe praktikat edukative kanë të domosdoshme përfshirjen e të rriturve në procesin edukativ permanent, si dhe duhet të analizojnë më mirë artikulimet gjithnjë e më të ngushta që po lindin midis tregut të punës dhe edukimit permanent të të rriturve, axhornimin e vazhdueshëm, mësimin përgjatë gjithë jetës.

 

“Life-long-education”- të mësuarit gjatë gjithë jetës është një ekzigjencë që vërehet tashmë në çdo lloj forme organizuese, qoftë shtetërore apo private, dhe ajo çka është më e rëndësishme qëndron në faktin se edukimi permanent nuk fokusohet vetëm në nivelet drejtuese, por shtrihet tek çdo individ, në çdo nivel, pasi ajo që ka më rëndësi në shoqërinë e sotme është të ketë anëtarë të saj në gjendje të jenë autonomë e të përgjegjshëm, njerëz me kompetenca dhe zhvillim jo vetëm profesional por por edhe shoqëror e njerëzor.

 

 

 

Analiza e Albano Zhapaj ne Fieri.com

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (5 postuar)

avatar
lusi 18 March, 2009 05:57:18
ej me te vertet mir e paske bere edhe pse jam nxenese ndoshta nuk i kam kuptu gjitha fjalet po mir mir me interesojn kto gjera
avatar
vjollca 07 November, 2009 07:56:30
Mirembrema jane shume ne interes arsimi gjate gjith jetes ju lutem me dergoni ndonje titull te librit apo ndonje informat shtese per arsimin permanet cdo te mire
avatar
muli 30 November, 2009 06:44:31
mirembrema jeni shum te mire sipas te gjtha ketyre fjaleve qe keni shkruar e kan vleren e vet edhe pse u rrit ineteresimi i madh gjat gjithe jetes dhe deshiroj te shkruani me shume sepse besoj se ka shum te interesuar per arsimin e jetes tone nder to jam edhe une
avatar
kaltrina 01 December, 2010 11:47:34
e ke shkruar shum bukur me pelqen shum si i ke pershtatur fjalit i ke kompletuar shum mir mir mir super super oki okioki tung nga kaltrina
avatar
Avdush 21 December, 2012 08:03:07
pershendetje,nese ka mundesi te me dergosh ndonje material,,modalitetet e arsimit permanent,,
total: 5 | displaying: 1 - 5

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
3.83