Ruajtja e vlerave kulturore si kompleks shkencash

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ka një rrezik që duke dashur të restaurojnë vlerat tona monumentale, mund t’i prishin duke vendosur dorë kot e më kot. Sepse nuk është çështje vullneti, por edhe dijesh. Problemi është se për të ekspozuar vlerat e traditave tona monumentale apo kulturore që na vijnë nga e shkuara ka nevojë jo për një nivel të vetëm dijesh, por për së paku gjashtë nivele dijesh. Niveli i parë, është ai i historianit, historia që është ndarë në qindra nën shkenca historike, se historia me H të madhe nuk është veçse një nocion ideologjik totalitar. Dhe këtu kemi edhe arkeologë, dhe paleontologë, dhe speleologë, dhe historianë të fesë, dhe antropologë dhe çfarë të duash.

Por ky nivel nuk mjafton fare. Niveli i dytë është ai i dijeve interpretative të historisë dhe këtu duhet të ndërhyjë filozofi i historisë. Sepse historia hap një mijë probleme filozofike dhe nëse nuk e njeh filozofinë e historisë si metodologji, si dije, si udhëzues, është e kotë sepse hyn në gabime të pafundme. Ta zëmë për vërtetësinë e një shkrimi mbi një pllakë, që vërtet është një gjetje historike. Shkrimi si objekt mund të jetë i vërtetë, por semantika e përmbajtjes së tij mund të jetë e pavërtetë. E pavërteta kalëron të vërtetën.

Por ky shembull nuk është veçse një thërrime nga problematikat filozofike të historiografisë që mendimtarë të mëdhenj kanë bërë shkolla të tëra. Niveli i tretë, është ai i metafizikës të shpjegimit identitar të objektit. Sepse ti e rindërton objektin e çmuar që vjen nga historia, por përcaktimi i identitetit të tij kërkon dije shumë të thelluara dhe të holla në metafizikën identifikuese.

Vetë pyetja se çfarë është ky objekt, kjo kështjellë, ky mur, ky shatërvan ? - kërkon një përgatitje metafizike të lartë. Kush merret te ne, si fakultet, them, me specializimin në metafizikën e objektit? Niveli i katërt, është ai i marketingut të vlerave të trashëgimisë kulturore, që vende të tjera kanë fakultete të tëra më vete për të formuar specialistët e vet. Pra si ta paraqesësh përpara vizitorit, me çfarë logjike, si ta mbash lart brandin e vendit, të objektit, si ta bësh me vlera tregu, dhe në çfarë këndi? Një univers dijesh që kërkon shkolla më vete.

Niveli i pestë, ai i restaurimit, sepse po i restaurojnë hamamet e vjetra duke i bërë si salla dushi hotelesh me shije trafikantësh në bregdetitn e Jugut. Po i shkatërrojmë duke i restauruar. Kjo kërkon dije në mikroskopikë, në nanoteknologji, në shumê shkenca të sotme të aplikuara, sepse duken ca restaurime kështjellash, me llaç e suva si ato ndërtimet pa leje të ngritura brenda natës e që prish INUK-u. Së gjashti, njohjen e mjedisit dhe përbërjes të vizitorëve nga ana sociologjike, ajo që quhet sociologji e ndërkulturalizimit sepse ëdo vlerë kulturore ndihet, perceptohet, dhe vetëm atëherë me jetë, jashtë perceptimit nuk ekziston.

Por, ky perceptim bëhet nga këndvështrimi të diversifikuara dhe nëse nuk gjen dialektikën e sintetikës të tyre, çdo vlerë trashëgimore bëhet mollë sherri. Ja pra pse bëhen gabime në ekspozimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Sepse veç nivelit të parë të dijeve, operatorët nuk kanë formim në pesë nivelet e tjera, meqë nuk ka shkollim të specializuar me diplomë në to brenda botës sonë universitare.

 

Burimi Informativ: Shekulli

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0