Mesuesve te maturave dhe maturanteve do t'u pergjohen telefonat

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Pergjim telefoni per te gjithe maturantet dhe mesuesit e lendeve te provimeve te matures. Ky eshte vendimi me i fundit leshuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit per shkollat e mesme publike dhe jo publike te rrethit te Fierit. Burime zyrtare te drejtorive te shkollave publike dhe jopublike kane pohuar per Fieri.com se nje urdher i shoqeruar me nje formular ka mberritur ne drejtorite e shkollave te enjten e kaluar.

Mesueseve qe do t’u pergjohen telefonat jane mesuesit e letersise dhe atyre te matematikes. E ndersa maturantet jane shprehur te lehtesuar se e kane gjetur zgjidhjen e prekjes se privacise duke vene ne dispozicion te ketij procesi numra telefoni qe nuk funksionojne apo numra telefoni qe i kane siguruar ne tregun e zi, reagim me i ashper ka ardhur prej mesueseve te lendeve te matures. “Kur eshte rregull qe gjate provimeve ne nuk do te mbajme te hapur telefonat celular, apo nuk do te hyme ne provime me aparat telefoni ne cante, pse duhet te deklarojne numrat tane? Ky eshte cenim i privacise, qe behet ne emer te shtetit”, - ka thene Luljeta Nasi mesuese matematike ne nje nga shkollat publike te rrethit.

Madje, reagimi i mesueseve te lendeve per provimet e matures ka marre permasa dhe ne shume shkolla konfimrohet se eshte mbeshtetur edhe nga drejtorite e tyre. Mesuesit kane arritur deri aty sa I kane bere peticion drejtorise se arsimit si dhe nje te tille do t’ia dergojne ditet ne vazhdim edhe Ministrise se Arsimit dhe Shkencave. E ndersa shume prej shkollave te Fierit e kane neglizhuar procesin ne fjale dhe e kane kundershtuar ne menyre kategorike, zyrtarisht ne drejtorine rajonale te arsimit te Fierit te shprehen se eshte zyra juridike ajo qe po merret me procesin ne fjale. Vitin e kaluar gjate provimeve te matures shteterore eshte aplikuar per here te pare pergjimi i telefonave te nxenesve dhe mesueseve dhe te dhenat tregojne se nga Fieri nuk u kap asnje mesues apo nxenes qe te kete perdrorur telefonin personal gjate kryerjes se provimeve.

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (2 postuar):

lumturie ne 04 June, 2009 07:08:25
avatar
un mendoj qe jeni mme te mirt edhe them qe aj qe ka mesur do e kalon testin e matures ok
majlinda beharaj ne 05 July, 2009 11:16:39
avatar
kur regulli eshte nuk duhet te hyshe me telefon ne provime e qarte nuk duhet te sjellesh telefonin me vete ne diten e provimeve. Sa per numrin nuk ke perse ta japesh kur ti nuk je e lejuar ta sjellesh ate. Fare e thjeshte dhe e qarte.

Ky ishte opinioni i im

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.