Fier, boshatisen shkollat publike

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Braktisen shkollat publike të të gjitha niveleve në Fier. Reformat në arsim kanë shënuar rënie të nivelit të shkollave shtetërore

Ulet ndjeshëm frekuentimi i shkollave publike  për rrethin  e Fierit. Më të prekura nga braktisja e shkollave shtetërore janë qendra urbane si qytetet, apo dhe qytezat si ajo e Patosit dhe e Roskovecit, ndërkohë që në shkollat publike të fshatrave  për herë të parë këtë vit është shënuar ulja e numrit të nxënësve.

 

Braktisjen e arsimit publik në Fier e pranon edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Tahir Kastrati,  i cili  ka deklaruar  se një fenomen  shumë shqetësues për shkollat e të gjitha niveleve të rrethit të Fierit është numri i ulët i nxënësve për një klasë.

 

Të gjitha sistemet arsimore janë prekur nga ikja massive e nxënësve drejt shkolla private. Përmendim këtu se si arsimi fillor, edhe ai 9-vjeçar si dhe i mesëm po shënojnë sot një numër të ulët nxënësish. Ndërsa në shkollat private ose jopublike numri i nxënësve të të gjitha sistemeve arsimore është dyfishuar dhe në institucione të veçanta është trefishuar.

 

“Kemi edhe klasa këtu në qytet që regjistrojnë deri  dhe 10 nxënës. Kjo është me të vërtetë për t’u studjuar nga autoritetet arsimore me qëllim frenimin e fenomenit në fjalë. Nga viti në vit ky fenomen është thelluar deri sa ka regjistruar këta tregues këtë fillim vit”, është shprehu Tahir Kastrati.

 

Në krahasim me vitin e kaluar arsimor numri i nxënësve të larguar nga shkollat publike shkon deri në 4 000 të tillë. Ky kontigjent i lartë nxënësish i është drejtuar shkollave jopublike. Shifra është dhënë nga kreu i DRA-së së Fierit , i cili sqaron se tek kjo shifër nuk është përfshirë numri i maturantëve që kanë lënë bankat e shkollës gjatë vitit ta kaluar arsimor.  Por  në Fier numri i shkollave private është më i larti në vend dhe krahasohet me kryeqytetin Tiranën. Në Fier  një shkollë jopublike nga 38 të tilla që ka gjithsej rrethi rregjistron deri dhe në 5 mijë nxënës.   Ndëra ka shkolla private  që kanë edhe 100 nxënës, apo përkthyer në klasa në afro 4 të tilla.

 

Synimi i një shkollle private në Fier është niveli mësimdhënës që ato paraqesin, por edhe mjediset e tyre. Dikur shkolla të veçanta në Fier  kanë patur stafe pedagogjike të njohura dhe me përvojë, stafe që sot janë thithur nga shkollat publike. Këtë fenomen arsimtarët më të vjetër të Fierit e justifikojnë me reformat  e kryera në arsim, të cilat nuk kanë  rritur cilësinë e mësuesëve, por kanë ulur ndjeshëm nivelin e tyre dhe për pasojë edhe të nxënësve.

 

“Ka shkolla që kanë qënë me emër në qytetin e Fierit dhe të rrethit. Emir i tyre ka ardhur  nga prania e dhjetra mësuesëve të fortë  dhe  me përvojë, të cilët  nga reformat e vazhdueshme në arsim e kanë humbur vendin e punës dhe janë detyruar që të shkojnë në sektorin privat. Jo vetëm reformat pafund të arsim, por edhe  kushtet  që paraqesin sot shkollat shtetërore bëjnë që ato të konkurohen denjësisht nga shkollat private”, është shprehur Thoma Miço, mësues i vjetër.

 

“Deri sa militantët të mbushin shkollat në qytet dhe deri sa ata të bëjnë politikat arsimore në rreth do të kemi edhe zhdukje fare të shkollave shtetërore. Ky është vetëm fillimi i shkatërrimit të arsimit  tonë”,  është shprehur Kristina Godulla, mësuese fizike, sot në prag të  pensionit.

 

Nga ikja massive e nxënësve janë prekur edhe shkollat dikur më me emër në Fier si “Andon Xoxe” e sistemit 9-vjeçar ku këtë fillim vit arsimor, vetëm nga një klasë e pestë kanë ikur plot 17 nxënës.  Drejtoria arsimore po inspekton mundësinë e një lidhjeje mes drejtuesëve të arsimit publike me ata jopublik për bashkëpunim mes tyre në mënyrë të fshehtë me qëllim braktisjen e arsimit shtetëror.   Konfirmohet se DRA- ja Fier po “heton” disa drejtues shkollash të cilët propagandojnë për shkollat private tek prindërit e nxënësve dhe kundrejt kësaj propagande që në pothuaj të gjitha rastet ka dhënë rezultat  ata kanë përfituar pjesën e premtuar.

 

E  si masë konkrete për t’i vënë fre fenomenit të braktisjes së shkollave publike DRA-ja Fier është gati duke nxjerrë masën e moslejimit të dhënies së shpërnguljes për ata nxënës që kanë nisur në shkollë shtetërore këtë vit arsimor.

 

Numri i shkollave në rrethin e Fierit është 124 të tillë, dhe nga  braktisja janë prekur edhe kopshtet deri dhe çerdhet.

 

 

Fieri.Com / Xhemil Beharaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
veton krasniqi 18 September, 2009 06:29:30
pershen... Normal qe do ti braktisin shkollat shteterore duke shkuar tek ato shkoll jo publike sepse ka ren shum mesim-dhenja neper shkolla shteterore ka arritur deri ne ate pik sa bejn propagant jo neper kurse qysh qysh qe te marin lek prej nxenesve, dhe prindrit do detyrohen ti cojne femijet ne shkolla jo publike sepse ato lek njesoj po i jep!!

Te pakten ne shkollat private jan kushtet dhe mesim dhenia sado kudo mir esht ne krahasim mé tjetren ne fjal!!! megjithate sot cdo gje esht ber biznes ska gjithsekush kerkon te mbushin xhepat e vet kerkush se ndalon dot kte fenomen do koh sepse i ka rrenjat e thella!!!!!. Flm.
avatar
ylli hoxhaj 21 September, 2009 10:16:17
te nderroni mesueset e shkolles "andon xoxa"
avatar
denisa 24 August, 2010 01:09:39
sme pelqen fare kjo shkolle
total: 3 | displaying: 1 - 3

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.67
Tifozeria Fierake