Universitetet, tarifat e studimit për çdo degë

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Studentët do t'i nënshtrohen të gjithë një tarife studimi në bazë të degës dhe universitetit ku nisin studimet. Kështu, këto tarifa janë të miratuara në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, si për studentët që do të vazhdojnë në programet e studimit të ciklit të parë, ashtu edhe për studentët që do të vazhdojnë një program të dytë studimi (degë të dytë). Përjashtimet nga tarifa do të bëhen për disa kategori studentësh, si për më të mirët, studentët me aftësi të kufizuar, apo ish-të përndjekurit politikë. Ndërkohë, në vendim bëhet e ditur gjithë rregullorja sa i takon pagesë së tarifës së shkollimit.


Vendimi
Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studentët përsëritës i nënshtrohen tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdojnë studimet, çka do të thotë se duhet të paguajë tarifën e plotë të shkollimit edhe për vitin e humbur. Ndërsa sa u takon studentëve që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë, në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet. Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe shtetasit e huaj që do të vazhdojnë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, me marrëveshje zyrtare shtetërore, janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit.

Kategoritë që nuk paguajnë

Nga tarifa e studimit do të përjashtohen disa kategori studentësh. Kështu, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, në çdo program studimi, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, 5 (pesë) studentët e vitit të parë, me rezultate më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë-preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

Këtë përjashtim, në asnjë rast nuk e përfitojnë studentët me notën mesatare të shkollës së mesme më të ulët se nota 8 (tetë). "Kandidatët që do të fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, të ciklit të parë, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2009-2010, dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: të verbër/të shurdhër, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijë të policëve të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, e të ish-të përndjekurve politikë, përjashtohen nga tarifa e shkollimit", - bëhet e ditur në Vendimin e Këshillit të Ministrave, duke u shtuar se nga kjo tarifë vjetore shkollimi përjashtohen edhe studentët e viteve më të larta, që vijnë nga këto shtresa sociale.


Tarifat vjetore të shkollimit për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, do të jenë:

I. Në Universitetin e Tiranës:
Për të gjitha programet e studimit, sipas fakulteteve përkatëse:
1. Në Fakultetin e Shkencave Natyrore 15 000 lekë.
2. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 15 000 lekë.
3. Në Fakultetin e Drejtësisë 30 000 lekë.
4. Në Fakultetin e Shkencave Sociale 30 000 lekë.
5. Në Fakultetin e Mjekësisë:
    a) Në programet e studimit në:
        i) "Farmaci" 30 000 lekë.
        ii) "Stomatologji" 30 000 lekë.
        iii) "Shëndet Publik" 30 000 lekë.
    b) Në programin e studimit "Mjekësi" 25 000 lekë.
6. Në Fakultetin e Infermierisë 25 000 lekë.
7. Në Fakultetin e Histori-Filologjisë 20 000 lekë.
8. Në Fakultetin e Ekonomisë 25 000 lekë.

II. Në Universitetin Politeknik të Tiranës:
1. Në programin e studimit "Arkitekturë" 30 000 lekë.
2. Në programin e studimit "Inxhinieri ndërtimi" 25 000 lekë.
3. Në programet e studimit:
    a) "Inxhinieri elektronike" 20 000 lekë.
    b) "Inxhinieri telekomunikacioni" 20 000 lekë.
    c) "Inxhinieri informatike" 20 000 lekë.
4. Për të gjitha programet e tjera të studimit 15 000 lekë.



III. Në Akademinë e Arteve:
1. Në programin e studimit "Regji filmi" 80 000 lekë.
2. Për të gjitha programet e tjera të studimit 30 000 lekë.
IV. Në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi"
Për të gjitha programet e studimit 20 000 lekë.


V. Në Universitetin Bujqësor të Tiranës:
1. Në programet e studimit:
    a) "Drejtim fermash dhe agrobiznes" 20 000 lekë.
    b) "Ekonomi dhe politikë agrare" 20 000 lekë.
    c) "Inxhinieri pyjesh" 20 000 lekë.
    ç) "Inxhinieri e përpunimit të drurit" 20 000 lekë.
    d) "Financë-kontabilitet" 20 000 lekë.
    dh) "Mjekësi veterinare" 20 000 lekë.
2. Për të gjitha programet e tjera të studimit 15 000 lekë.


VI. Në universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit:
1. Për programet e studimit për "Mësuesi" 12 000 lekë.
2. Për të gjitha programet e tjera të studimit 15 000 lekë.

VII. Në universitetin "Eqerem Çabej" të Gjirokastrës:
      Për të gjitha programet e studimit 12 000 lekë.

VIII. Në universitetin "Fan S. Noli" të Korçës:
       Për të gjitha programet e studimit 12 000 lekë.


IX. Në universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës:
1. Në programet e studimit:
    a) "Gjuhë letërsi" 15 000 lekë.
    b) "Punë sociale" 15 000 lekë.
    c) "Psikologji" 15 000 lekë.
    ç) "Drejtësi" 16 000 lekë.
2. Për të gjitha programet e tjera të studimit 12 000 lekë.


X. Në universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës:
1. Në programet e studimit:
    a) "Drejtësi" 20 000 lekë.
    b)"Gjuhë-letërsi" 15 000 lekë.
2. Për të gjitha programet e studimit 12 000 lekë.


XI. Në universitetin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit:
Për të gjitha programet e studimit 15 000 lekë.



Tarifat e studimeve për studentët që vijojnë një program të dytë studimi

I. Universiteti Politeknik i Tiranë
1 Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
     - Arkitekturë 160 000
  Për të gjitha programet e tjera të studimit 120 000
2 Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
  Për të gjitha programet e studimit 120 000
3 Fakulteti i Gjeologji-Miniera
    - Inxhinieri gjeoinformatike 120 000
  Për të gjitha programet e tjera të studimit 100 000
4 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
  Për të gjitha programet e studimit 100 000
5 Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
  Për të gjitha programet e studimit 100 000
6 Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
  Për të gjitha programet e studimit 100 000

II Universiteti Bujqësor i Tiranës
1 Fakulteti i Veterinarisë
    - Mjekësi Veterinare 120 000
2 Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
   Për të gjitha programet e studimit 82 000
3 Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
   Për të gjitha programet e studimit 65 000
4 Fakulteti i Shkencave Pyjore
   Për të gjitha programet e studimit 82 000
5 Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit


III Universiteti i Tiranës
1 Fakulteti i Ekonomisë
   Për të gjitha programet e studimit 65 000
2 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
   Për të gjitha programet e studimit 82 000
3 Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    - Matematikë 65 000
    - Fizikë 65 000
Të gjitha programet e e tjera të studimit 100 000
4 Fakulteti i Mjekësisë
   Për të gjitha programet e studimit 270 000
5 Fakulteti Histori-Filologji
   Për të gjitha programet e studimit 82 000
6 Fakulteti i Drejtësisë
    - Drejtësi 50 000
7 Fakulteti i Shkencave Sociale
Për të gjitha programet e studimit 82 000
8 Fakulteti i Infermierisë
    - Infermieri e përgjithshme 150 000
    - Mami 130 000
    - Teknikë e lartë laboratori 130 000
   Të gjitha programet e tjera të studimit 110 000


IV Universiteti i Gjirokastrës
1 Fakulteti i Shkencave Shoqërore
    - Cikli i Ulët 60 000
    - Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
    - Kontabilitet-Financë 65 000
    - Administrim Publik 65 000
    - Turizëm 65 000
    - Histori-Gjeografi 70 000
    - Gjuhë-Letërsi 70 000
   Të gjitha programet e e tjera të studimit 80 000
2 Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    - Bio-Kimi 80 000
    - Matematikë-Fizikë 60 000
    - Matematikë-Informatikë 60 000
    - Infermieri 100 000


V Universiteti i Vlorës
1 Fakulteti i Shkencave Teknike
    - Matematikë 65 000
   Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
2 Fakulteti i Edukimit
   Për të gjitha programet e studimit 60 000
3 Fakulteti i Ekonomisë dhe Drejtësisë
    - Juridik 50 000
4 Departamenti i Infermierisë
    - Infermieri e Përgjithshme 150 000
   Të gjitha programet e tjera të studimit 65 000

VI Universiteti i Korçës
1 Fakulteti i Ekonomisë
   Për të gjitha programet e studimit 65 000
2 Fakulteti i Mësuesisë
    - Matematikë-Fizikë 60 000
    - Matematikë-Informatikë 65 000
    - Cikli i Ulët 60 000
    - Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
    - Gjuhë-Letërsi 65 000
   Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
3 Fakulteti i Bujqësisë
   Për të gjitha programet e studimit 82 000
    - Infermier i përgjithshëm 150 000
    - Mami 130 000


VII Universiteti i Elbasanit
1 Fakulteti i Shkencave Natyrore
    - Matematikë-Fizikë 60 000
    - Infermieri e përgjithshme 150 000
    - Mami 130 000
   Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
2 Fakulteti i Shkencave të Edukimit
    - Cikli i Ulët 60 000
    - Cikli i Ulët parashkollor 60 000
   Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
3 Fakulteti i Shkencave Humane
   Për të gjitha programet e studimit 82 000
4 Fakulteti i Ekonomisë
   Për të gjitha programet e studimit 65 000


VIII Universiteti i Shkodrës
1 Fakulteti i Ekonomisë
   Për të gjitha programet e studimit 65 000
2 Fakulteti i Drejtësisë
    - Drejtësi 50 000
3 Fakulteti i Shkencave të Edukimit
    - Cikli i Ulët 60 000
    - Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
    - Edukim Fizik dhe Sporte 150 000
   Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
4 Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    - Matematikë 60 000
    - Fizikë 60 000
    - Infermieri e përgjithshme 150 000
    - Mami 130 000
   Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
5 Fakulteti i Shkencave Shoqërore
   Për të gjitha programet e studimit 82 000
6 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
   Të gjitha programet e studimit 82 000


IX Universiteti i Durrësit
1 Fakulteti i Edukimit
    - Cikli i Ulët 60 000
   Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000

Vendet e lira në fakultete, listat më 25 shtator

TIRANË- Pas shpalljes së vendeve të lira në Universitetin e Tiranës do të vazhdojnë procedurat e tjera, pasi do të shpallen listat përfundimtare nga APRIAL-i.  Me datë 25, nga Ministria e Arsimit rifillon regjistrimi i listave përfundimtare të studentëve që do të kenë të drejtën të ulen në auditore. Vendet bosh besohet se do të plotësohen në këtë fazë të dytë, por nëse edhe kjo nuk ndodh atëherë është parashikuar një tjetër fazë.

Drejtuesit e fakulteteve shpresojnë që e gjithë kjo të mbyllet para se të nise viti i ri akademik, në mënyrë që të mos ketë pengesa për asnjërën palë.

Vendet e lira

Edhe 630 të rinj do të fitojnë të drejtën e studimit në Universitetin e Tiranës, pasi mbeten vende të lira nga regjistrimet e fituesve të parë. Rektori i UT-së, Dhori Kule ka komunikuar sot zyrtarisht mbylljen e regjistrimeve të studentëve të viteve të para si dhe ka publikuar listën e kuotave të paplotësuara.

Theksojmë se kjo ishte faza e parë, pasi MASH pritet të shpallë së shpejti datat e reja të regjistrimit të studentëve të fazës së dytë. Ky dikaster bën të ditur se është duke pritur vendet e lira të shpallura nga universitetet publike në të gjithë vendin dhe në bazë të tyre do të bëhet spostimi në listat e kandidatëve, që do të thotë se vija zbret aq sa vende të lira kanë deklaruar universitetet për secilën degë. Kuotat që u shpallën sot mbeten të paplotësuara nga mosregjistrimi i të gjithë atyre që iu kishte dalë emri si fitues në listat e para.


Për Universitetin më të madh në vend, atë të Tiranës vendet e lira janë si më poshtë:

Fakulteti i Histori Filologjisë
    - Dega Gazetari 6
    - Dega Gjeografi 10
    - Dega Gjuhe- Letërsi 5
    - Dega Histori 10
    - Fakulteti i Drejtesisë 62

Fakulteti i Mjeksise
    - Dega Stomatologji 3
    - Dega Shendet Publik 1
    - Mjekesi e Pergjitshme 31
    - Dega Farmaci 4

Fakulteti  Ekonomik 
    - Informatik 4
    - Ekonomiks 11
    - Bisnes 49
    - Finance 38
    - Administrim Biznes Saranda 22
    - Gjuhe Angleze Saranda 5
    - Administrim Biznes Kukesi 15

Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    - Kimi e Pergjithshme 9
    - Kimi e Industiale 9
    - Dega Informatik 25
    - Kimi Ushqimore 6
    - Biologji 12
    - Fizike 10
    - Matematike 8
    - Inxhinieri Matematike dhe Informatike 7

Fakulteti i Shkencave Sociale
    - Filozofi 13
    - Psikologji 7
    - Pune Sociale 9
    - Shkenca Politike 12
    - Sociologji 7

Fakulteti i Ifermierisë
    - Teknik Laboratori 7
    - Mami 5
    - Logopedi 13
    - Infermieri e Pergjithshme 24
    - Infermieri e Pergjithshme Kukes 10
    - Imazheri 9
    - Fizioterapi 7

Fakulteti i Gjuheve të Huaja
    - Anglisht 19
    - Italisht 40
    - Frengjisht 8
    - Gjermanisht 15
    - Rusisht 7
    - Turqisht 11
    - Greqisht 11
    - Spanjisht 6

Infermieri Kukes 10

Gjuhe Angleze Kukes 4

 

 

Burimi Informativ:  SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.