Fillojne pranimet per studimet "part-time"

Font size: Decrease font Enlarge font

Aplikimet, deri me 15 dhjetor. Regjistrimet mbyllen kater dite me pas

Hapen pranimet per studimet e larta "part-time". Keshilli i Ministrave me nje udhezim te posaçem ka aprovuar kuotat sipas fakulteteve, kriteret e pranimit, tarifat qe secili kandidat duhet te paguaje per keto studime, apo regjistrimin, si dhe dokumentacionin qe duhet paraqitur. Aplikimet do te pranohen deri ne daten 15 dhjetor 2008, ndersa regjistrimet do te mbyllen ne daten 19 dhjetor 2008. Kriteri baze per aplikantet qe e kane fakultet te pare do te jete mesatarja e diplomes se shkolles se mesme. Ndersa per aplikantet qe e kane nje diplome fakulteti dhe duan te studiojne ne nje tjeter dege part-time, si kriter baze perveç mesatares se te mesmes do te jete edhe dega e tyre e pare. Raporti i pranimeve ne ciklin e studimeve part-time per fakultet te pare dhe te dyte eshte dy me nje. Pra, do te pranohen dy here me shume kandidate, qe deshirojne te studiojne per here te pare.

Kuotat

Keshilli i Ministrave ne nje udhezim te posaçem per studimet part-time ka saktesuar se "kuotat e pranimeve ne institucionet publike te arsimit te larte, per vitin akademik 2008-2009 per studimet e ciklit te pare, me kohe te pjesshme, te jene 4845. Keto kuota do te ndahen per programet e studimit te ciklit te pare e do te jene 3045 vende te lira pranimi. 1400 te tjera jane ne dispozicion te atyre kandidateve te cilet duan te ndjekin nje program te dyte studimi. 200 kuota te tjera jane per te gjithe te interesuarit qe kerkojne te transferojne studimet. Dhe po kaq, pra 200 vende, per shtetasit e huaj qe do te preferojne te studiojne me kohe te pjesshme ne universitetet publike shqiptare.

Tarifat

Me i shtrenjti nder studimet part-time eshte frekuentimi i Drejtesise. Studimet ne degen e Juridikut part-time do te zhvillohen vetem ne Universitetin e Tiranes, me 200 kuota dhe ne ate te Shkodres me 60 vende te lira. Ne Tirane studimet e drejtesise do te kushtojne 93600 leke ne vit, ndersa ne Shkoder 72800 leke ne nje vit. Me kosto me te ulet jane studimet me kohe te pjesshme ne deget e Mesuesise, si Cikli i Ulet apo ai per parashkolloret dhe Matematika e Fizika. Fakultetet me te shtrenjta jane ato te Universitetit te Tiranes, ku studimet me te lira per nje vit fillojne nga 52000 leke. Nje vlere e konsiderueshme duhet paguar edhe per studimet ne dy deget e Fakultetit Ekonomik ne UT: Finance-Kontabilitet dhe Administrim- Biznes me 72800 leke ne nje vit.

Perjashtimi

Ne sistemin e studimeve part-time ne universitetet publike nuk jane perfshire shume dege, si fakultetet e ndryshme qe ofron fusha e mjekesise. Perjashtim ketu ben vetem Infermieria, qe do te kete 150 kuota ne universitetin "Ismail Qemali" ne Vlore. Po keshtu edhe deget e inxhinierive te Universitetit Politeknik nuk jane te perfshira ne ciklin e pare te studimeve me kohe te pjesshme. Gjithashtu, ne listen e studimeve part-time nuk figurojne as deget e gjuheve te huaja ne te gjithe universitetet publike ne vend.

Dokumentet

Institucionet e arsimit te larte ne vend jane urdheruar qe te hapin menjehere procedurat e pranimit per kandidatet aplikante ne studimet part-time. Çdonjeri prej tyre duhet te paraqitet ne sekretarite e fakulteteve. Tarifa e regjistrimit eshte 1500 leke. Ata duhet te paraqesin deftesen e pjekurise se shkolles se mesme ose nje diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit, te vleresuar te barasvlershme me te; nje dokument identifikimi (certifikate lindjeje me fotografi ose pasaporte); dy fotografi; mandat arketimi i tarifes se regjistrimit.

Te gjitha detajet per pagesat dhe kuotat per çdo dege gjenden ne tabelat e meposhtme.
Universiteti i Tiranes


Deget Tarifat

Histori 52000 leke

Gjeografi 52000 leke

Gjuhe-Letersi 52000 leke

Drejtesi 93600 leke

Biologji 62400 leke

Finance-Kontabilitet 72800 leke

Administrim Biznes 72800 leke

Psikologji 52000 leke

Pune Sociale 52000 leke


Akademia e Edukimit

Fizik dhe Sporteve 62400 leke

"Vojo Kushi"


Universiteti Bujqesor i Tiranes


Menaxhim agrobiznesi 52000 leke

Ekonomi dhe politike agrare 52000 leke

Hortikulture 52000 leke

Prodhim bimor 52000 leke

Zootekni dhe biznes blegtoral 52000 leke

Akuakulture dhe menaxhim peshkimi 52000 leke

Teknologji agroushqimore 52000 leke

Agromekanizim 52000 leke

Vreshtari dhe enologji 52000 leke

Inxhinieri pyjesh 62400 leke

Inxhinieri perpunim druri 62400 leke

Finance-Kontabilitet 62400 leke

Mbrojtje bimesh 62400 leke

Agromjedis dhe ekologji 62400 leke



Universiteti "Aleksander Xhuvani", Elbasan


Histori-Gjeografi 41600 leke

Gjuhe-Letersi 41600 leke

Edukate Qytetare 41600 leke

Pune Sociale 41600 leke

Filozofi-Sociologji 41600 leke

Administrim-Biznes 52000 leke

Finance-Kontabilitet 52000 leke

Biologji-Kimi 52000 leke

Cikli i ulet 31200 leke

Cikli i ulet parashkollor 31200 leke

Matematike-Fizike 31200 leke


Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokaster


Histori-Gjeografi 31200 leke

Finance-Kontabilitet 41600 leke

Biologji-Kimi 41600 leke

Cikli i ulet 31200 leke

Cikli i Ulet parashkollor 31200 leke

Matematike-Fizike 31200 leke

Gjuhe-Letersi 31200 leke

Administrim Publik 41600 leke

Menaxhim turizem 41600 leke
Universiteti "Fan S. Noli", Korçe


Gjuhe-Letersi 31200 leke

Finance 41600 leke

Cikli i ulet 31200 leke

Cikli i ulet parashkollor 31200 leke

Menaxhim biznesi 41600 leke

Turizem 41600 leke

Hortikulture 31200 leke

Agrobiznes 31200 leke

Marketing 41600 leke


Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkoder


Gjeografi 41600 leke

Finance-Kontabilitet 52000 leke

Turizem 52000 leke

Administrim-Biznes 52000 leke

Biologji-Kimi 52000 leke

Histori 41600 leke

Cikli i ulet 31200 leke

Cikli i ulet parashkollor 31200 leke

Matematike 31200 leke

Fizike 31200 leke

Gjuhe-Letersi 41600 leke

Juridik 72800 leke


Universiteti "Ismail Qemali", Vlore

Infermieri 41600 leke


KUOTAT


Programi i studimit UT USH UE UGJ UK USH UV UBT


Histori 150 60

Gjeografi 150 60

Histori-Gjeografi 60 60

Gjuhe-Letersi 150 60 60 40 60

Edukate Qytetare 80

Cikli i Ulet 70 60 30 60

Cikli i Ulet

Parashkollor 60 60 30 60

Matematike 30

Fizike 30

Matematike-Fizike 60 60

Biologji-Kimi 60 70 60

Biologji 100

Pune sociale 70 80

Filozofi-Sociologji 80

Psikologji 70

Drejtesi 200 60

Infermieri e

Pergjithshme 150

Administrim Biznes 250 90 70 50

Administrim Publik 30

Finance-Kontabilitet 250 90 70 30 50

Turizem 90 30

Marketing 30

Menaxhim agrobiznesi 20 50

Ekonomi dhe P.Agrare 50

Finance-Kontabilitet 50

Mbrojtje Bimesh 50

Hortikulture 50

Prodhim Bimor 50

Zootekni dhe Biznes 50

Blegtoral 50

Akuakulture dhe

Menaxhim Peshkimi 50

Agromjedis dhe Ekologji 50

Tek.Agroushqimore 50

Vreshtari-Enologji 50

Inxhinier Pyjesh 40

Inxhinier perpunim druri 40

Agromekanizim 25

Menaxhim Turizmi 30




Marre nga: Shqip

 

 
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0