Kush aplikoi per polic, te henen lista.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ditën e hënë do të shpallen listat e të gjithë kandidatëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e konkursit për Shkollën e Policisë. Ndërkohë, testimi me shkrim i kandidatëve, që kanë aplikuar për të ndjekur studimet për Shkollën Bazë të Policisë “Për Patrullë të Përgjithshme”, do të fillojë më datë 18 mars dhe do të shtrihet dhe në ditët pasuese, nisur nga numri i lartë i aplikimeve.

 Deri më tani, kanë aplikuar 10.035 persona, nga të cilët 1.558 femra dhe 8.477 meshkuj. Sa i takon testimit me shkrim, ai do të zhvillohet tek Pallati i Kongreseve dhe korrigjimi i testimi do të kryhet me skaner, duke mundësuar që kandidatët brenda ditës të njihen me rezultatin e pikëve të grumbulluara gjatë testimit. Listat e aplikantëve, që do të përmbajnë: 

- të dhënat mbi kandidatin (emër, atësi, mbiemër); 

- qarkun ku është bërë aplikimi; 

- kodin e aplikantit; 

- dhe datën dhe orën e testimit, 

do të shpallen ditën e hënë, datë 10.03.2014, në të 12 Drejtoritë e Policisë në Qarqe. Çdo informacion i nevojshëm mbi procesin, përfshirë dhe listën e sipërcituar sipas datave të testimit, do të publikohet dhe në faqen e internetit të Policisë së Shtetit, www.asp.gov.al.

fieri.com
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00