Studentët e Politeknikut protestë për tarifat dhe kriterin e mesatares.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Mëngjesin e sotëm studentët e Universitetit Politeknik kanë vijuar protestat, pasi kërkojnë uljen e tarifave shkollore dhe heqjen e kriterit të mesatares për vazhdimin e ciklit të dytë të studimeve master.

Sipas tyre vendosja e mesatares është bërë në mënyrë të papritur dhe i penalizon ata. Ndër të tjera studentët shprehen se nuk duhet të paguajnë tarifën 30% të studimeve që në fillim të vitit akademik. 
Studentët kundërshtojnë edhe vendosjen e pagesës për provimet e mbartura në vjeshtë. 
Këshilli studentor i këtij universiteti u ka bërë thirrje të gjithëve për të protestuar e për të kërkuar uljen e tarifave të studimit, ndërsa thekson se këtë vit akademik flitet për shtrenjtim të pagesës së studimit me rreth 34%. 
Përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili mban datën 15.10.2014, u përcaktua se për të vazhduar studimet master, duket të kesh mesatare mbi 6, jo vetëm gjatë 3 viteve të studimit në nivelin 'bachelor', por edhe gjatë viteve të gjimnazit. Pikërisht kjo masë është cilësuar nga studentët si absurde dhe si një barrierë e pakalueshme për të vazhduar studimet e ciklit të dytë. 

KAÇANI: MASTERAT, NUK DO TË JETË MË KRITER MESATARJA 
Ndërkohë për protestën e studentëve ka reaguar edhe rektori Jorgaq Kaçani i cili është shprehur se mesatarja nuk do të jetë më kriter për të vijuar studimet master. 

Fieri.com

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0