Përfundon faza e parë e Konkursit për 70 vjetorin e Çlirimit.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Përfundoi faza parë e ‘’Konkursit për 70 Vjetorin e Çlirimit Të Atdheut’’ me pjesmarrjen e nxënësve të shkollave 9 vjeçare të rethit të Fierit. Gjatë kësaj faze u përfshinë të gjitha shkollat 9 vjeçare të bashkive Patos, Roskovec dhe të komunave Qëndër, Ndërmënas, Topojë, Portëz, Zharrës, Kuman, Kurjan, Cakran, Levan, Frakull, Strum, Libofshë dhe Mbrostar.

Konkursi pavarësisht masivitetit dhe shtrirjes gjeografike u organizua nga specialistët e DAR Fier në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave 9 vjeçare dhe mësuesit e lëndës së historisë. Për vetë specifikën e tij si pjesë e programit të fshehtë të shkollës ku nxënësit kanë mundësi të mësojnë gjëra të reja dhe të karakterit praktik ai shënoi një tjetër risi në kuadrin e vitit shkollor 2014-2015. Lidhur me këtë eveniment që po zhvillohet, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier z. Shkëlqim Allkaj midis të tjerave u shpreh për Fieri.com se: ‘’Lufta Nacional-Çlirimtare dhe fitorja mbi pushtuesit fashistë italianë dhe gjermanë përbëjnë një nga arritjet më të mëdha të historisë moderne të shqiptarëve. Shqipëria ishte vendi i parë i cili u pushtua nga fuqitë fashiste. Agresioni ushtarak ndaj saj përbën preludin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Qysh në 7 prill të vitit 1939, populli shqiptar i dha rezistencës antifashiste botërore, dëshmorin e pare të saj, ‘’Heroin e Popullit’’ Mujo Ulqinakun. Po kështu, lufta e organizuar kundër pushtuesit që nisi në 16 shtator të vitit 1942  dhe që nis me krijimin e Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar në Konferencën e Pezës, bëri që populli shqiptar dhe lufta  e tij antifashiste të pranoheshin si pjestarë të Koalicionit të Madh Antifashist Botëror. Një tjetër meritë e LANÇ-it është se Shqipëria u çlirua me forcat e veta. Për nga kontributi që dha në Luftën e Dytë Botërore  populli shqiptar radhitet ndër popujt që në raport me numrin  e popullsisë dhe sipërfaqen e vendit, me forcat që u përball dhe dëmet e pësuara,  ka një meritë të madhe në fitoren kundër fashizmit. Si rezultat i kësaj lufte të drejtë, pa kompromise dhe plot sakrifica, Shqipëria u çlirua në 29 nëntor të vitit 1944. Në këtë kontekst, për rëndësinë e madhe që ka kjo ngjarrje historike dhe në bazë edhe të udhëzimeve të ardhura nga MAS, Drejtoria Arsimore Rajonale Fier në bashkëpunim me partnerë dhe aktorë të tjerë si pushteti vendor, Komiteti i Veteranëve të LANÇ, Biblioteka Publike, Teatri Bylis dhe Qëndra Kulturore e Fëmijëve  ka përgatitur në plan-programin e aktiviteteve të tij edhe këtë konkurs gjithëpërfshirës, i cili do të kalojë edhe në disa faza të tjera, derisa të mbyllet me takimin final të datës 29 nëntor në Teatrin Bylis në Fier’’.

 

Fieri.com/Ilirjan Gjika

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00