“Gruaja fierake ne karriere”: Titulli per Suzana Numanin

Font size: Decrease font Enlarge font
image “Gruaja fierake ne karriere”: Titulli per Suzana Numanin

Vlersimi i pare nga vizitoret e Fieri.com - Portali Fierak Online, shenoi shkeputjen e emrit te Suzana Numanit drejt titullit "Gruaja e vitit" per qytetin e Fierit. Ne emer te vizitoreve te fFieri.com, certifikaten me kete rast e dorezoi zv/president i saj z.Arben Alliaj i cili sqaroi per gjithe te pranishmit edhe menyren e votimit dhe seleksionimit te 10 emrave konkurues.

Me titullin “Gruaja fierake ne karriere” per vitin 2009 u vleresua Suzana Numani Rama, drejtorja e shkolles “Numani” , ne nje veprimtari te organizuar nga organizatat jo-qeveritare ne mjediset e bibliotekes publike te qytetit te Fierit. Te ftuar ne veprimtari perfaqesues te pushtetit lokal dhe forcave politike ne qytet, poetja dhe botuesja Rita Petro, kryetarja e shoqates se grave te biznesit Flutura Xhabija Laknori, kryetari i bashkise Baftjar Zeqaj, Sekretarja e Prefektures Majlinda Mollasi, kryetari i deges se Partise Demokratike Ferdinand Murati, perfaqesues te Fierit.com, te Unionit te Shkrimtareve, te shoqates "Dea", Shoqata "Arb&Gea" etj.

“Zana Numani - shembull thjeshtesie dhe miresie” referoi Nuri Plaku si kryetar i Unionit te Shkrimtarit. Ne fjalen e tij ai vecoi nje profil te intelektuales Numani, duke rikujtuar edhe njehere se rrezatimi i miresise se Suzana Numanit eshte reflektuar jo vetem ne biznesin e saj si drejtore edhe e shkolles jopublike, por edhe si intelektuale e qytetit ne fushen e arsimit dhe kultures. Titulli i dhene Suzana Numanit krijoi nje atmosfere te kendshme per te pranishmit pasi ne veprimtari interpretuan aktorja Artistja Hajrie Rondo, kendoi Rajmonda Aliaj si dhe pershendeten intelektuale te qytetit. Per kryetarin e bashkise Fier Baftjar Zeqaj, Suzana Numani mbetet nje shembull i qytetarise dhe kultures se trasheguar familjare dhe te nje pune sistematike.

Suzana Numani Rama, nene dy femijeve, me bashkshortin e saj Besnik Rama mbeten nje shembull i prekshem i modelit te shume kerkuar ne perditshmerine tone, jo vetem per numrin ne rritje te nxenesve ne shkollen e tyre private por edhe per mbeshtetjen e talenteve ne qytetet. Ata prej 10 vitesh drejtojne sebashku nje shkolle me mbi 1 mije nxenes me nje trup arsimore 80 mesues, nje tradite e mbeshtetur ne vlerat e shkolles shqipe.

 

Fieri.com / Laureta Roshi

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (21 postuar)

avatar
Majlinda Iljazi Troka 10 March, 2009 05:33:39
Suzana,

Urime dhe suksese ne karrieren tuaj! Kishe dhe voten time ne vleresimin e Fierit.com.

Pershendetje nga Toronto
Majlinda
Reply Thumbs Up Thumbs Down
20
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
Enver Skendo 10 March, 2009 07:18:41
Me votimin e qytetareve ne Internet per titullin "Gruaja e Vitit" per zonjen Suzana Numani ata vleresuan dike qe e meriton. Duhet te punosh me te qe te kuptosh se ajo e ka per natyre miresjelljen, dashamirsine, perkushtimin ndaj nxenesve dhe vleresimin per punen e mesuesve. Ajo te imponon respekt me sjelljen e saj dhe te jep kurajo per nje pune te frytshme.
Me largpamesi dhe sakrifica ajo ka krijuar nje shkolle model me vizione bashkekohore. Nuk ka vizitore qe nuk eshte mrekulluar nga mjediset dhe kushtet e krijuara per mesim ne shkollen "Numani".
Per mua eshte nje kenaqesi qe punoj me zonjen Zana. Urime nga mesuesi i fizikes Enver Skendo.
Reply Thumbs Up Thumbs Down
18
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
gea altin semeu 10 March, 2009 08:53:49
drejtoresh Suzana suksese ne jet dhe flm qe na keni drejtuar me kaq dashuri shkollen ton!!
nje gje doja ti shtoja gazetares Roshi kur ju keni vene gjithe keta te ftuar si nuk keni vene emrin e vasilika hysit kfg te partis demokratike .... gjithsesi urime drejtoreshes Suzana!
Reply Thumbs Up Thumbs Down
14
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
Adriana Mile 11 March, 2009 02:32:27
Qyteti i Fierit eshte me fat, qe ka nje grua ne karriere si Zana Numani. Tek ajo jane bashkuar perfekt gruaja ambicioze, nena shembullore, gruaja e sukseshme ne biznes, njeriu filantrop,miresia, tjeshtesia!
Thashe me fat, pasi Zana eshte etaloni me mire per te gjitha grate ne karriere ne Fier! Fierit nuk i mungojne grate e forta dhe ambicioze, por rrallekush ka bujarine dhe thjeshtesine e saj!
Me gjithe zemer urime, Zanes!
Reply Thumbs Up Thumbs Down
20
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
laureta 12 March, 2009 01:22:21
prsh portali
doja ti thoja gea/s se vogel qe shkruan nga adresa e babit te saj altin semea, se emri i mamit te vet Vasilika mungonte, jo vetem se vasia eshte shoqja ime por dhe se nuk ishim ne personazhe te veprimtarise por e mira Suzana Numani
ju prsh lori
Reply Thumbs Up Thumbs Down
11
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
IlirLindaJon 13 March, 2009 04:00:10
Halla Zana urime per titullin. E meriton me te vertete.Je shume e dashur, bujare, dhe e cilter.Nxenesit e shkolles "Numani" jane me fat qe kane nje drejtoreshe si ti, qe e heq kaloriferin nga dhoma jote per ta cuar ne ndonje klase qe femijet mos te kene ftohte.Jam e bindur qe asnje njeri nuk e ben ate gje.Urime dhe njehere dhe te themi qe te duam shume dhe te puthim fort.
Jon Marko, Iliri dhe Linda
Reply Thumbs Up Thumbs Down
21
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
Petrit NIKA 13 March, 2009 04:36:51
Suzana Numani perfaqeson gruan qe di te eci ne karrieren e biznesit, duke ruajtur vlerat humane, si edukatore, si poete dhe si organizatore e nje jete shume aktive ne shkollen qe drejton. Duke qene pjese e stafit pedagogjik qe drejton Suzana, ate kam patur rastin ta njoh me nga afer dhe t'ia cmoj keto cilesi qe i ruajne shume pak njerez te biznesit. Me durim, dashamiresi, Suzana ka arritur te krijoje nje "familje" arsimore, ku nxenesit dhe stafi frekuentojne me deshire dhe punojne me perkushtim te plote per te ruajtur vlerat e ketij institucioni te rendesishem arsimor. Poeti Visar Zhiti thote per Nene Terezen se ajo u fut ne histori pa lufte, pa shpikje, pa revolucione qe i ngrene heronjte ne statuja apo i heqin zvarre ato, - ndersa une do thoja per Suzanen se ajo po vazhdoi me kete urtesi dhe maturi rrugen e biznesit , pa e humbur rrugen e Njeriut, do te jete neser jo vetem nje personalitet i shquar i Fierit, por nje Dora D'Istria e shekullit tone. Stafi pedagogjik i shkolles, nxenesit qe nga viti ne vit rriten dhe ne rrugen e jetes ballafaqohen me arrogancen e eger te botes ku mafia eshte kryefjala e kryefjaleve, do kujtojne perhere urtesine, perkrahjen, fjalen e ngrohte te nje edukatoreje, poeteje dhe nene dhe do te kthejne syte nga vepra e saj me nderim. E nderuar zonja Suzana, drejtoreshe dhe kolege, ju urojme per vleresimin qe ju ben qytetaria fierake dhe ju urojme gjithashtu suskese te metejshme ne cdo veprimtari tuaj qe e ben shoqerine tone me te mire, me njerezore!!!
Nga mesuesi i Letersise Petrit Nika dhe viti III (B) Natyror.
Reply Thumbs Up Thumbs Down
22
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
Petrit Nika 13 March, 2009 04:55:12
Suzana Numani perfaqeson gruan qe di te eci ne karrieren e biznesit, duke ruajtur vlerat humane, si edukatore, si poete dhe si organizatore e nje jete shume aktive ne shkollen qe drejton. Poeti Visar Zhiti thote per Nene Terezen se ajo u fut ne histori pa lufte, pa shpikje, pa revolucione qe i ngrene heronjte ne statuja apo i heqin zvarre ato, - ndersa une do thoja per Suzanen se ajo po vazhdoi me kete urtesi dhe maturi rrugen e biznesit , pa e humbur rrugen e Njeriut, do te jete neser jo vetem nje personalitet i shquar i Fierit, por nje Dora D'Istria e shekullit tone. Stafi pedagogjik i shkolles, nxenesit qe nga viti ne vit rriten dhe ne rrugen e jetes ballafaqohen me arrogancen e eger te botes ku mafia eshte kryefjala e kryefjaleve, do kujtojne perhere urtesine, perkrahjen, fjalen e ngrohte te nje edukatoreje, poeteje dhe nene dhe do te kthejne syte nga vepra e saj me nderim.
Nga mesuesi i Letersise Petrit Nika dhe viti III (B) Natyror.
Reply Thumbs Up Thumbs Down
16
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
Mimoza Xherahi 16 March, 2009 02:23:04
pershendetje Zana dhe urime per titullin
Urime nga Calgari kanada
Reply Thumbs Up Thumbs Down
20
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
ILir Numani 01 April, 2009 06:20:40
Urime Moter!
Me largpamesine dhe iniciativen e babait tone.
Me zemren e madhe dhe dedikimin e nenes sone.
Vazhdoje rrugen qe ke nisur!
Te pershendes se largu!
Reply Thumbs Up Thumbs Down
21
Raporto nje shkelje rregullash
1 2 3 next total: 21 | displaying: 1 - 10

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
4.62