Najada Konomi “Nocja”, hap galeri pikture në Fier

Font size: Decrease font Enlarge font

Nocja: Dua ti shërbej qytetit tim me pikturë

Pas famës së madhe në Big Brother 1 Najada Konomi “Nocja” i është kthyer  pikturës dhe madje edhe hapjes së galerisë së pikturës. Prej disa ditësh ajo ka celur një galeri pikture në qytetin e lindjes në Fier. Punime të shumta të kohëve të fundit, pejsazhe, portrete, piktura abstraksioniste, me një botë të mbushur me ngjyra të moshës dhe vet jetës, me një botë ku mbizotëron mendimi  dhe impulse shpirtëror, Najada i ofron artdashësve fierak, pasionin e vet në fushën e artit pamor. Sipas Noces me këtë galeri që ajo ka hapur do të bëjë të mundur jetën e saj përgjysmë sa në kryeqytet, aq edhe në Fier.

“Tashmë unë kam hapur një galeri pikture dhe dua të më njohin nëpërmjet pikturës – ka thënë Najada. Punimet janë nga ato që janë abstrakte, peisazhe, ka dinamikë, dhe njerëzit mund të gjejnë shumë veten e tyre. Unë jetoj në Tiranë, punoj në Tiranë dhe këtu në Fier në qytetin tim ekspozoj veprat e mia.”

Për të hapur këtë galeri e cila është në katin e parë të banesës ku ndodhet  edhe Gjendja Civile e qytetit, ajo thotë se tashmë asgjë nuk e lidh me Big Brother, (madje as nuk e kujton), as me personazhin komik të Portokallisë, por tashëm ka “zbritur me këmbë në tokë” për të krijuar të tjerë fansa, por tashmë nëpërmjet botës së pikturës.

 

Fieri.Com / Aurora Damini

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00