Alexandre Rockwell, nje film ne Shqiperi

Font size: Decrease font Enlarge font

Shqiperia i krijon ndjesine e Nju-Jorkut 20 vjet me pare. Per regjisorin Alexandre Rockwell eshte interesante te ndodhet ne nje vend “ku zbulon vetveten, ku mund te behesh i ri dhe te besh diçka te re”. I pranishem ne Tirane ne festivalin nderkombetar te filmit, TIFF, bashke me skenaristin Brandon Cole, Rockwell ka prezantuar para publikut mbremjen e se enjtes filmin e tij “13 Moons”. Porse arsyeja e ardhjes se tij ne Tirane eshte me teper se kaq. “Vitin e kaluar nje konflikt ne programacion e ndaloi TIFF-in ne shfaqjen e legjendes amerikane-indiane te Alexandre Rockwell. Kete vit juria e çmimeve fituese vjen ne Tirane te prezantoje nje film te ri ne bashkepunim me ‘Ska-Ndal Productions’”, - verejne organizatoret e TIFF-it. Bashke me skenaristin Brandon Cole, Rockwell ka filluar udhetimet ne Shqiperi per realizimin e nje filmi. Dhe per kete po bashkepunojne edhe me Genc Permetin, i cili, ashtu si Cole, do te jete ne rolin e skenaristit. Per Permetin, nje nga organizatoret e TIFF-it, ardhja ne Tirane e ketij regjisori eshte nje ngjarje e veçante, aq sa thekson se nje nga qellimet e hershme te festivalit ka qene qe te ishte i pranishem ky regjisor. “Doja qe Rockwell te ishte i pranishem kur pashe per here te pare ‘In the soup’, fitues i ‘Sundance Film Festival’.

 

Ai eshte nje nga regjisoret me te mire, avangarde e rrymes se re te kinemase amerikane te pas ’90-s”, - cileson Permeti. Edhe Rockwell pohon se ata “gjuajten” Shqiperine 10 vjet me pare e qe nga kontaktet e para me Permetin kane filluar te mendojne per kete film. “Duam te realizojme nje histori ideja e se ciles pershtatej me kete vend. Jam shume i lumtur te bej kete film. Eshte vend perfekt per te treguar kete histori”, - thote regjisori, edhe pse nuk mund te rrefeje shume per projektin, i cili eshte ende ne fazat e para. Kane vendosur ta quajne “Sex Wrestles” dhe ngjarjet i “vertitin” si ne nje cirk, ne nje grup njerezish qe ndihen te vegjel, te parendesishem dhe nisen ne kerkim te nje vendi te ri. Te nje vendi ku te ndihen te rinj, te fresket. Pikerisht ketu fillon historia. “Gjetja” eshte se drejtuesi i ketij grupi ai qe Rockwell e quan “promotori”, eshte me origjine shqiptare. “Nese gjerat shkojne mire, mendojme se skenarin do ta mbarojme shpejt”, - shpjegojne artistet, duke theksuar se ne mbi 75 per qind te tij filmi realizohet ne Shqiperi. “Sex Wrestless eshte nje ekzagjerim i kultures amerikane, Amerika e futur ne nje kuti konservash e hedhur, e perplasur ne Shqiperi”, - perkufizon Cole. Nenvizojne serish se Shqiperia i krijon nje ndjenje lirie, dhe kjo i jep oksigjen.

 

“Te besh kinema, eshte si nje lloj dialogu. Ashtu si kinemaja evropiane komunikon e sheh nga kinemaja amerikane, ashtu ndodh dhe me kete kinema. Kinemaja eshte pa kufij. Vendi juaj me jep nje ndjene lirie, ku nuk kam presion si autor. Jam si femije. Dua te shoh gjithçka: nje makine qe kalon, nje stende pas se ciles ka fruta, pas saj diku eshte deti... Po filloj te krijoj imazhe”, - shprehet regjisori Rockwell, sipas te cilit skenari i filmit eshte metaforik, por pavaresisht kesaj sukses do te kishte nese audienca do te vinte ta shikonte filmin. Per skenaristin Brandon Cole vete Shqiperia eshte nje lloj gjetjeje. “Per shume vjet mundohemi te krijojme nje bote ku persona si ne kane mundesi te gjejne vende te bukura si Shqiperia, ku ka nje menyre tjeter jetese nga jona”, - thote ai ndersa cileson se jane “te virgjer” ne kete udhetim. “Eshte nje udhetim ku duam te eksplorojme, te marrim informacion”. Pjese e ketij udhetimi eshte edhe njohja e kinemase shqiptare, fare pak e njohur prej tyre.
“Per ne ngjarje si festivali jane te rendesishme. Eshte shume e veshtire te shohesh ne SHBA filma shqiptare. Sot festivali mbase eshte i vogel, por neser do te jete i madh. Nuk ka rendesi hapesira. Per mua festivale si ky japin mundesi per te pare nje eksperience qe nuk do te ekzistonte pa kete pune dhe eshte e rendesishme”. Kurse skenaristi Cole i quan te merzitshme festivalet e medha, qe ne te shumten e rasteve perqendrohen tek yjet e Hollivudit. “Ne festivalet e vogla vijne zakonisht njerez qe e duan vertet kinemane dhe eshte diçka me e mire dhe kontaktet jane me njerezore.”

“13 henat” ne Tirane

Steve Buscemi (Resevoir Dogs) eshte Bananas, nje kloun i stresuar qe ka kaluar nje nate te keqe ne Los Anxhelos. Pas nje zenie midis ish-gruas se tij dhe se dashures, Buscemi kerkon ndihem e nje garanti (David Proval) dhe televizionin e tij te njeanshem (Peter Dinklage) ne tregimin absurd komik te Alexandre Rockwellit.

Pak per Rockwell

Kineasti i lindur ne Boston (Masaçutsets) ka studiuar ne kinemateken franceze “Frankois” ndersa jetonte ne Paris. Rockwell drejtoi filmin e tij me metrazh te gjate “Lenz” ne vitin 1981, ndersa filmi i tij “Heroi” (1984) fitoi çmimin special te jurise ne festivalin e filmit ne Amerike. Suksesi me i madh i Rockwell erdhi me fitoren ne Sundance Film Festival te filmit “In the Soup” ne vitin 1992, nje film komik bardh e zi te luajtur nga Steve Buscemi, i cilesuar si nje producent i vuajtur. Rockwell vazhdoi me filmin “Te duash dike” me 1994 si dhe nje pjese te komedise “Kater dhomat” (1995), e drejtuar se bashku me Allison Anders, Robert Rodriguez dhe Quentin Tarantino. Rockwell ka vazhduar te beje filma duke punuar kryesisht me aktorin Steve Buscemi, i cili luan rolin kryesor edhe ne “13 henat”




Marre nga: Metropol

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00