Sektori i librit per femije mer emrin "Tashko Lako".

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Sektori I librit për fëmijë i Bibliotekës Publike të Qytetit Fier ka marrë emrin e shkrimtarit, publicistit, mësuesit të nderuar, Tashko Lako.

Tashko Lako mbetet një nga vlerat e qytetit të Fierit dhe një nga personalitetet e krijimtarisë artistike për fëmijë. Në vitin 2009 Këshilli I Bashkisë Fier me propozimin e Unionit të Shkrimtarëve të Shqipërisë, të Degës së këtij Unioni Fier dhe Komitetit Veteranëve të Fierit, i akordoi atij titullin e lartë “Qytetar nderi i qytetit të Fierit” me motivacionin: “Figurë qëndrore e rëndësishme e kulturës së zhvilluar në qytetin e Fierit. Intelektual, mësues, shkrimtar dhe personalitet me kontribute të shquara në fushën letrare, të arsimit, të publicistikës si dhe në atë historiko sociale. Personalitet i spikatur për evokimin dhe mbrojtjen e vlerave tona historiko kombëtare”. 

KONTRIBUTI LETRAR

Krijimtaria letrare e Tashko Lakos në letërsinë shqipe përbën një korpus të gjerë dhe mjaft voluminoz. Ajo përfshin brenda tij gjini të ndryshme krijuese, si; përralla, tregime për fëmijë, fabula, drama, komedi, romane e novela si dhe letërsi dokumentare, gjithsej 33 tituj. Ky korpus është i përfshirë në një periudhë kohore që shtrihet përgjatë më shumë se 52 vitesh. Fillon në vitin 1957 me botimin e vëllimit të parë të tij me përralla, “Si u bë qimja tra” dhe vazhdon me botimin e vëllimit të tij të fundit, “Qesh se nuk qaj dotë”. Janë mijëra faqe të shkruara për tema dhe probleme të ndryshme të jetës dhe historisë sonë lokale e kombëtare veshur me një humor të hollë e tepër shpotitës. E tëra kjo krijimtari përbën në thelb aktivitetin e palodhur të një krijuesi të vullnetshëm e të pareshtur në punën e tij krijuese në shërbim të kulturës, moralit, edukimit dhe fisnikërimit shpirtëror të brezave. Brenda këtij korpusi lulëzojnë gjithashtu qindra personazhe të moshave e psikologjive të ndryshme, si përfaqësues të një grupimi të caktuar social. 

Tashko Lako u nda nga jeta në korrik të vitit 2011.

fieri.com

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0