Koncert i pianistes Eranda Bregasi.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Instrumentistja e talentuar fierake Eranda Bregasi dha sot në tetarin “Bylis” një koncert recital përpara ikjes së saj përstudime në SHBA. Ajo është vetëm 19 vjece dhe ka arritur të “rrëmbejë” me punën e saj 15 cmime në piano. Përpara se të vazhdojë studimet në SHBA, ky koncert I organizuar nga Bashkia Fier dhe nën kujdesin e vecantë të kryetarit të bashkisë Z. Baftjar Zeqaj ishte një mënyrë që Eranda shpreh mirënjohjen ndaj qytetit në të cilin u rrit.

Në këtë koncert u luajtën pjesë të përgjedhura nga kompozitorët më emblematikë të muzikës klasikesi: Bethoven (apasionata, Interpreton allegro asaj, andante kon moto dhe allegro manontropo), Frederik Shopen ( Etydin 10 opus nr.12 “Revolucioni”), Nokturnin (Do djezis minor) dhe Franc Listi (La Kampanela).

Kryetari I Bashkisë Z. Baftjar Zeqaj në shenjë respekti për talentin që mbart e vlerëson Eranda Bregasin me Çertifikatën e Mirënjohjes me motivacionin: “Për vlera të veçanta të shfaqura me interpretimin në piano të muzikës klasike. E vlerësuar nga juri ndërkombëtare është bërë e njohur në rrethet artistike brenda dhe jashtë vendit”.

Formimin arsimor e artistik i Eranda Bregasit

Eranda Bregasi pavarësisht se sot luan në piano mësimet para I ka marrë në instrumentin e , ose perkusionit në moshën 5 vjecare. Një vit më pas ajo nis studimet në klasën e pianos dhe deputon në konkursin e instrumentistëve në Vlorë.

Ajo është vlerësuar me mbi 15 cmime të rëndësishme ndër të cilat 4 cmime të para në konkursin e pianos Epta me juri ndërkombëtare, cmimin Tonin Harapi, Çesk Zadeja dhe shumë të tjerë.
Përvec pjesëmarrjes në konkurse dhe koncerte, Eranda ka qenë dhe pjesë e Master klaseve ndërkombëtare ndër to edhe Apolonia International Master Clas e mundësuar nga Bashkia e Fierit.

Krahas muzikës Eranda është pranuar në disa nga univeristet më prestigjoze.
Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme, duke dhënë provimet e sistemit arsimor amerikan, ajo u rankua në top 370 nxënësit më të mirë nga 90,270 aplikime të tjera. Vitin e ardhshëm akademik, ajo do të vazhdojë studimet Bachelor edhe për shkenca ekzakte në Universitetin e parë shtetëror në botë, atë të Berkeley. Po ashtu ajo certifikohet për Shkenca Kompjuterike nga Universiteti I Harvardit.

Paralelisht me gjimnazin, Eranda ka studiuar edhe në Hellenic Conservatory. Këtë vit ajo u diplomua me nivelin e lartë në piano dhe në nivelin e klasës së 4 në violinë pas vetëm 5 muaj mësimesh.

 

 fieri.com

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0