Saimir Strati vendos rekordin e tij të 8-të në Guinness World

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Artisti Saimir Strati ka shënuar rekordin e tij të 8-të të Guinness-it. Në një ceremoni festive është certifikuar nga gjyqtarja e Guinness World Record, Lucia Sinigagliesi punimi më I fundit I artistit Strati me titull, “Largest Plastic straw drinking mosaic”, dedikuar mbrojtjes së tokës. Mozaiku ka përmasat 7,3 m gjatësi dhe 4,2 m gjerësi, duke u përcaktuar si mozaiku më I madh i këtij lloji, I cili certifikohet për rekordin më të ri të Guinness-it.

Ky artist që e ka gdhëndur tashmë emrin e tij jo vetëm në Fier, në Tiranë, apo në mbarë Shqipërinë, por edhe në Botë. Për këtë Fieri krenohet me të dhe mbështetja e bashkisë së Fierit, Këshillit Bashkiak ka qenë maksimale. 
Fieri ka treguar se e do artin, kulturën dhe e promovon atë në cdo moment, por nga sot, falë bashkëpytetarit tonë Saimir Strati, qyteti I Fierit do të jetë dhe pjesë e Guinness World Record, si “vendprodhimi” I kësaj vepre madhështore. 

Për realizimin e “Largest Plastic straw drinking mosaic”, artistit Strati iu deshën mbi 16 orë punë në ditë, për një afat kohor 20 ditor. Për mozaikun e vendosur në lulishten kryesore të qytetit, ai përdori rreth 150 mijë pipa plastike.
Saimir Strati është artist fierak, fitues i 7 cmimeve Guinness (tashmë shënoi të 8 –in), në realizimin e disa portreteve dhe mozaikëve me materiale të ndryshme si, gozhdë, tapa, gurë qelqi nga deti, lëvore të vezëve, kompakt disqe, kafe, fasule etj. 

Për herë të parë Saimir Strati u prezantua në Guinness World Record në vitin 2006, me veprën e tij – Leonardo Da Vinci, duke përdoruar rreth 400 kg gozhdë industriale, mbi një sipërfaqe 8m2. Rkordi u konfirmua në Tiranë nga Guinness World Record më 4 shtator 2006, si mozaiku më I madh me gozhdë në botë. 
Më 26 korrik 2007 filloi ngjitjen e kunjave të dhëmbëve, gjithsej 1.500.000 mbi një sipërfaqe 8m2, për të krijuar imazhin e një kali. Puna ishte dedikuar Antonio Gaundi –t dhe u konfirmua më 4 shtator 2007, si mozaiku më I madh në botë me konja dhëmbësh. Artisti punoi 40 ditë për të arritur këtë record. 

Më 8 gusht 2008, Strati filloi punimin për rekordin e tretë. Mozaiku kishte një temë mesdhetare dhe përbëhej nga 229.764 tapa mbi një sipërfaqe prej 91.87m2. Puna për këtë vepër të rradhës zgjati 27 ditë. 

Në nëntor 2009, për Ditën e Guinness World Record, Saimir Strati përfundoi mozaikun më të madhë me brusha për ngjyrosje. Ai vendosi të bëjë këtë vepër me madhësi gjigante për nder të Michael Jackson, pas vdekjes së tij. Ky ishte Guinness i katërt për të dhe Shqipërinë. 
Në vitin 2010 vepra “Artist Banknote”. Mozaiku I dedikuar për artistët e gjithë botës. Artistët e vërtetë, të cilët vlejnë më shumë se paratë. Kjo ishet arsyeja që Strati zgjodhi të ndërtojë portretin e Hommer-it të verbër e që nuk mund të shihte. Mozaiku ka mbi 350 mijë vida të vendosura në reliev.

Në vitin 2011 vepra “One World, One family, One Coffee”. Brenda 31 ditëve saimir Strati krijoi veprën e tij të rradhës (e gjashta për në Guinness). Në këtë mozaik u ndërthurrën 5 shkronja Witch, që përfaqësojnë nga një kontinet: Amerikën e Jugut me balerinë samba, Amerikën e Veriut me një kauboj, Azinë me një vajzë koneze duke luajtur dajre, Europën me një plakë që luan në firzamonikë dhe Afrikjën me një djalë afrikan që luan muzikë fisnore. Ai përdori mbi një million kafe dhe fasule në këtë mozaik. 
Në vitin 2012 saimir Strati përfaqësohet me mozaikun Shqiponja, në të cilën përdori 620 kg fasule (1 milion e 350 mijë kokrra fasule) mbi një sipërfaqe 63 m2.

fieri.com

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0