Delegacion i bashkisë në Cleveland , Fate Velaj këshilltari i kryeministrit çel ekspozitë fotografike.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Një delegacion i Bashkisë Fier prej dy ditësh është nisur për një vizitë disa ditore në qytetin e Cleveland në USA ku në kuadër të binjakëzimit të këtyre dy qyteteve do të nderojë me çertifikatë mirnjohje nëntë qytetarë shqiptarë dhe amerikanë që banojnë në këtë qytet.

Pjesë e delegacionit të bashkisë Fier është edhe këshilltari i Kryeministrit Rama  për kulturën Fate Velaj i cili do të hapë një ekspozitë fotografike me titullin “ Shqipëria e parë ndryshe”.

Nga burime informacioni brënda këtij delegacioni mësohet se tashmë ata kanë mbrritur në Cleveland ndërkohë që Velaj ka filluar me përgatitjet e ekspozitës fotografike. Bashkia Fier do të nderojë me çertifikatë mirënjohje Dona dhe Dan Bredy, Ilir Shyte, Sara Shyte, Eduart Gjergji, Piter Spirollari, Anila Niclhoas, Adem Meta, Bujar Musaj. Po këto burime pohuan se përfaqsuesi I delegacionit bashkiak të Fierit I ka bërë një ftesë zyrtare kreybashkiakut të Cleveland  Jackson që të vizitojë Shqipërinë dhe Fierin në veçanti.

Fate Velaj këshilltari i kryeministrit Rama për kulturën para se të shkonte në Cleveland ku do të hapte ekspozitën kishte pohuar se kjo ekspozitë do të ketë punime fotografike në përbërjen e sajë jo vetëm të tijat por edhe nga fotografët e njohur  Arben Alliaj nga Fieri, Adrian Fezollari Pogradec, Amet Axhushi nga Vlora .

 

Në portalin e tij në rrjetin social facebook Fate Velaj ndër të tjera shkruan se : “mbreme erdha ne Cleveland, sot qysh ne mengjes direkt e ne pune. Ne dt.10, ne bashkine cleveland do te hap expon "shqiperia - e pare ndryshe" mbas disa bisedave dhe vezhgimit te salles qendrore ku do hapet expo, se bashku me dona brady-anetare e keshillit bashkiak, biseduam me punonjesit pergjegjes per infrastrukturen e aktivitetit te se henes tjeter dhe me vone zhvillova nje takim me kevin kelly-kryetar i keshillit bashkiak.... “.

fieri.com

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0