Iluministi Mustafa HOXHA i Vreshtazit të Fierit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mustafa Hoxha

… ai nuk ndahej nga atdheu,

nga zëri i tij!

 

 

 

Ishte iluministi Mustafa Hoxha ( Profesori } nga Vreshtazi i Fierit, bashkohës i Babë Dudë Karbunarës ai që u dha  për herë të parë mësim në gjuhën Shqipe në Cakaran, para shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. E ç’rëndësi ka data?! Shkolla e parë shqipe ishte hapur në Korçë më 7 mars 1887.

Bashkëshok dhe bashkëluftëtar me Ismail Bej Vlorën ( Qemalin ) mori pjesë aktive në shpalljen dhe fitoren e pavarësisë kombëtare. Ndaj nuk ishte rastësi bujtja në konakët e hoxhajve të Vreshtazit të Fierit, të kryeministrit të parë të shtetit shqiptar, Ismail Qemali. Mustafaj u radhit i katërti në krahun e djathtë të kryeqeveritarit të 1912, për tu fiksuar në fotografitë historike të asaj date.  Vinte pas punëve të mëdha patriotike në zonën e “ Mallakastrës së Butë “ për në Vlorë, kur më parë kishte studiuar shkelqyeshëm në universitetet e Stambollit, kjo ikonë e shenjtë rurale. Ai lindi në trojet Gurëzezës  Antike në vitin 1858, nga prindërit shqiptarë Bajram dhe Fatime, ku simboli i jetës së shqiptarëve, buka, sëbashku me ullirin, prodhohej me shumicë. Ku shpirti i mikpritjes dhe qëndresës ballkanase nuk ishte deformuar asnjëherë. Kishte ardhur brez pas brezi shqiptaria tek këto familje atdhetare dhe pse feja qe ndërruar në islame, në çastet më të egra të historisë, aso kohe, kur fati, besa dhe përkushtimi ynë europian braktisej pa skrupull po nga Europa. Aso kohe, kur turpin e Europës ndaj ilirikëve të rinj nuk e lanin lumenj, dete, oqeane. Jo si më vonë hauret e Avgjisë, përrenjtë… Hoxhë Mustafaj vdiq në vitin 1918.

“ Kur jepte mësim fshehurazi në gjuhën Shqipe në “ Medresenë “ e Vreshatzit, Mustafaj, rrinin dy roje të armatosura në derë të saj. Njëri ishte gjyshi i ish deputetit të famshëm Bardhyl Fasko, tjetri një komit nga s’dihej, “ tregon një nga figurat e shquara të PPSH  së Cakranit z. Kovaç Yzeiraj. “ I kishim miq për kokë, hoxhajt. “ vazhdon më tej ish kryekomunisti. “ Dhe pse ateist, unë asnjëherë s’ pushova së respektuari “ Hoxhën “ e Vreshtazit, veprën e tij. Ai kishte qënë më shumë atdhetar se sa fetar dhe këtë e dinte dhe e di i gjithë populli i Cakranit. Siç dinte e di edhe sot e kësaj dite, se kush nuk kanë qënë atdhetarë dhe fetarë! Më kujtonte filozofin, kryerilindasin Hasan Tahsini. Se kështu ndodhte me këta njerëz, shkonin shkolloheshin për teologji, për shpirtin dhe pasi fitonin dituri e gjenin veten të lirë, siç edhe na tregon bibla. “ Po këto dëshmi të bukura lëshojnë të poshtëfirmosura ish nxënësit e tij Mete Brahim Hamzaj ( dëshmi e datës  23. 02. 1968 ), Isuf Rustem  Gorishov ( dëshmi e 20. 02. 1968 ), Harun Beqir Hoxhë Miha ( dëshmi e datës 22. 02. 1968 ), Salo Gëzim Saliaj ( dëshmi e datës 21. 02. 1968 ), Bajram Ceno Avdulaj ( dëshmi e datës 02. 02. 1968 ), Ramadan Muçaj etj..

Shkolla shqipe e Cakranit një gazetë e Tiranës shkruan se u hap më 4 prill 1909 dhe mësuesi i parë i saj ishte Viskë Tasi. Sigurisht duke u mbështetur në materiale gojore se asnjë dokument zyrtar i perandorisë Osmane nuk e konfirmon atë, ligjërisht gjuha shqipe ishte e ndaluar të mësohej institucionalisht. Ishte ende koha kur shkollat shqipe nuk lejoheshin te funksiononin edhe fshehurazi dhe pse Kongresi legjendar i koshiencës arsimore kombëtare ai i Manastirit,  kishte përcaktuar një herë përgjithmonë alfabetin me shkronja latine për shkrimin e gjuhës shqipe, duke shtuar bashkëtingëlloret ç, sh, ll, dh, gj, th, xh, zh si dhe zanoren ë.

 

Tregojnë se hoxha i Vreshtazit ishte njeri për së pari, njeri shqiptar. Fliste pak dhe punonte shumë. Ai kurrë nuk u  turkëzua. Kështu la edhe pasardhësit e vetë, shqiptarë e shkuar shqiptarëve. “ Është tjetër gjë besimi fetar dhe tjetër gjë shteti, kombi. “ mësonte ai kur ne ende nuk kishim shtet, ishim nën otomanë. Thonë se përsëriste kudo e kurdoherë Vaso Pashën : “ … feja e shqiptarit është shqiptaria! “

A nuk ishte mbushur Shqipëria me këtë farë të re arsimore që mbollën negovanët, qiriazët, sotirët, naçët, todhrët etj.?

Mustafai ishte i bardhë, borë edhe nga mendja. Thatim por i fortë. Këmbëngulës dhe i ftohtë. Zona e Cakranit numëron shumë patriotë, mëmëdhetarë. Burra të urtë e të zgjuar, të ditur dhe trima. Shumë mikpritësa e shpirtgjërë, por hoxhë Mustafaj ishte ndryshe. Ishte mbi këto visare të çmuara të njerëzisë shqiptare. Ai e donte Shqipërinë deri në dhimbje. E donte se donte gjakun e vet. E donte se donte atë që del nga shpirti i një kombi, gjuhën. Mustafaj ishte i orientuar në hapsirë dhe kohë, por më rëndësishmja ato vite ishte orientimi gjeografik, fizik i atdheut

Dhe ai e kuptoi: pa gjuhën e tij ky komb nuk do të ishte i vendosur drejtësisht në vendin e të parëve, origjinën e tij.

Nga hoxhë Mustafaj njerëzia e Cakranit trashëgoi shkrimin në gjuhën shqipe, një nga simbolet më të rëndësishme të një kombi. Trashëgoi patriotizmin, virtyt që kultivohet dhe  rritet  në dashurinë dhe me dashurinë njerëzore.

 

 

 

Fieri.com /  Petraq Kote

Anëtar i Akademisë Europiane të Artit

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (4 postuar)

avatar
10 February, 2010 07:29:50
u kenaqem me nje mesus te madh te asaj kohe si Mustafa Hoxha respekt per familjen hoxha Vreshtaz.
avatar
vreshtasaku 28 March, 2010 06:39:54
jam sternipi i mustafait ka qene figura me e shquar ne zonen e cakranit.
avatar
elmaz 06 June, 2010 06:49:03
fillimisht pershendes autorin e shkrimit, pasi eshte hera e pare qe gjej dicka te shkruar per hoxhe Mustafain.
Se dyti, kam nje verejtje lidhur me menyren si i qaset Mustafa Hoxhes shkruesi i artikullit. Me gjithe dimensionet e tij, hoxhe Mustafa Hoxha, mbetet nje hoxhe i nderuar, ithtar i Hoxhe Tahsinit dhe te tjereve. Nuk me duket se vleresohet sic duhet duke e perjashtuar kete fakt, cilat do qofshin arsyet. Vete pamja e tij, mjekra, callma dhe xhybeja flasin per kete.
Gjithesesi e falenderoj serish per faktin qe ka shkruar per kete figure kombetare.
avatar
ledjon hoxhaj 03 February, 2013 06:08:39
MUSTFA HOXHAJ KE QEN NJE NJERI I MADH DHE I NDERUAR NJE NJERI VERTET I NDERUAR NJE NJERI QE KA DHEN DIJE I KA MESUAR NJERZIT TE ECIN PERPARA TE GJITHE NXENSIT QE KA MESUAR KANE DAL MESUES TE NDERUAR DHE TE RESPEKTUAR :))
total: 4 | displaying: 1 - 4

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0