Historia e Vatikanit, si u ngrit perandoria shpirterore

Font size: Decrease font Enlarge font

Aty ku ra nje perandori, u ngrit nje tjeter perandori. Por, nese e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dyta ishte nje perandori shpirterore. Cila eshte historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i te cilit ne sferen nderkombetare s’krahasohet aspak me masen e tij territoriale.

Historia
Perandori Kaligula (37-41) nisi ndertimin e cirkut ne kete zone, i cili u perfundua me pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit.
Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, per te dekoruar cirkun e tij dhe eshte mbetja e fundit e dukshme. Kjo zone u be pjese e martirizimit te shume te krishtereve pas zjarrit te madh te Romes ne vitin 64. Ky eshte vendi ku u kryqezua dhe Shen Pjetri. Perballe cirkut ishte nje varreze e ndare nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave pagane te te gjitha llojeve u ndertuan dhe qendruan aty deri perpara ndertimit te Bazilikes Konstantiniane te Shen Pjetrit ne gjysmen e pare te shekullit te katert. Mbetjet e ketij nekropoli te lashte kane dale ne drite ne menyre sporadike, gjate rinovimeve te ndryshme nga pape te ndryshem neper shekuj, me frekuence me te larte gjate Rilindjes, deri sa nisen germimet sistematike me urdher te Papa Piut XII nga viti 1939-1941.

Ne vitin 326, kisha e pare, Bazilika Konstantiniane, u ndertua ne zonen ku arkeologet e shquar italiane pranojne se eshte varri i Shen Pjetrit. Qe atehere, zona filloi te behej me e populluar, por me se shumti nga shtepi te lidhura me aktivitetin e Shen Pjetrit. Papet me rolin e tyre laik filluan te qeverisin rajonet perreth dhe nepermjet struktures papnore qeverisnin nje pjese te madhe te gadishullit italian per me shume se nje mije vjet, deri ne mesin e shekullit te 19-te, kur pjesa me e madhe e shteteve papnore u formuan mbreterine e re te Italise. Ne kete kohe, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papeve, por pallati “Lateran” dhe me vone ai “Quirinal”, nderkohe qe rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte ne Avinjon, France.

Ne vitin 1870, zoterimet e papes u perballen me nje situate te pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, te cilat kishin bashkuar pjesen tjeter te Italise. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papes konsiderohej si “Çeshtja Romake”. Ato nuk shqetesoheshin ne pallatin e tyre dhe kishin nje fare statusi, duke perfshire te drejten per te derguar dhe pritur ambasadore. Por ato nuk e njihnin te drejten e mbretit italian per te qeverisur ne Rome dhe refuzuan te largoheshin nga Vatikani derisa çeshtja u zgjidh, ne vitin 1929. Shtetet e tjera vazhduan ta njohin ne rang nderkombetar Seline e Shenjte, si nje njesi sovrane. Ne praktike, Italia nuk beri asnjehere perpjekje per te nderhyre ne çeshtjet e Selise se Shenjte, brenda mureve te Vatikanit. Sidoqofte, shume prona te kishes ne vende te tjera u konfiskuan, duke perfshire dhe pallatin “Quirinal”, dikur banesa zyrtare e papes. Papa Pio IX, udheheqesi i fundit i shteteve papnore pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur ne Vatikan”. Kjo situate u zgjidh me 11 shkurt 1929 ndermjet Selise se Shenjte dhe Mbreterise se Italise. Traktati u nenshkrua nga Benito Mussolini, ne emer te mbretit Victor Emmanuel III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gasparri, si perfaqesues i Papa Pio XI. Traktati percaktonte pavaresine e Shtetit te Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special ne Itali. Ne vitin 1984, nje marreveshje e re mes Selise se Shenjte dhe Kishes modifikoi disa kushte te vjetra, duke perfshire pozicionin e katolicizmit si besim shteteror ne Itali.

Sistemi politik
Qeveria e Vatikanit ka nje strukture unike. Papa eshte sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, nje trup kardinalesh te caktuar nga Papa , per nje periudhe pesevjeçare. Pushteti ekzekutiv eshte nje duart e presidentit te ketij komisioni, i asistuar nga Sekretari i Pergjithshem dhe Zevendessekretari i Pergjithshem. Marredheniet e jashtme te shtetit i jane besuar Sekretariatit te Selise se Shenjte dhe sherbimit diplomatik. Sidoqofte, Papa ka pushtet te plote ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqesor mbi Vatikan. Ai eshte aktualisht i vetmi monark absolut ne Evrope. Gjithashtu, ka departamente specifike qe merren me shendetesine, sigurine dhe telekomunikacionin.

Marredheniet diplomatike
Vatikani eshte nje territori i njohur kombetar sipas ligjit nderkombetar, por eshte Selia e Shenjte qe kryen aktivitetin e marredhenieve diplomatike ne emer te tij. Vatikani, thuajse nuk ka sherbim diplomatik vetjak. Ambasadat e huaja ne Seline e Shenjte jane te vendosura ne qytetin e Romes. Influenca e madhe ne çeshtjet boterore eshte ne perpjesetim krejtesisht te zhdrejte me masen fizike te Vatikanit.

Ekonomia
Ekonomia unike, jo komerciale mbeshtetet financiarisht nga kontributet e katolikeve ne gjithe boten, me shitjen e stampave postare dhe relikeve turistike, tarifave per vizitimin e muzeve dhe shitjen e botimeve. Te ardhurat dhe standardet e jeteses se punonjesve jane te krahasueshme ose disi me te mira se ato te homologeve te tyre qe punojne ne qytetin e Romes. Vatikani ka gjithashtu banken e tij “Istituto per le Opere di Religione”.

Popullsia dhe gjuhet
Thuajse gjithe banoret e Vatikanit jetojne brenda mureve te Vatikanit ose sherbejne ne ambasadat e Selise se Shenjte neper bote. Popullsia e Vatikanit perbehet nga dy grupe: kleri, pjesa me e madhe e te cilit eshte ne sherbimin e Selise se Shenjte dhe disa zyrtare te shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mije punetoreve, te cilet perbejne forcen punetore te Vatikanit jetojne jashte Vatikanit dhe jane shtetas italiane pergjithesisht. Si rezultat, gjithe banoret e Vatikanit jane katolike. Vatikani nuk ka asnje gjuhe zyrtare. Ne legjislacion dhe komunikim zyrtar perdoret gjuha italiane. Ne Garden Zviceriane perdoret gjuha gjermane, nderkohe qe faqja zyrtare e internetit te Vatikanit eshte ne italisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

Te dhena per vatikanin

Numri i popullsise ne Vatikan eshte 824 persona.
Vatikani e fitoi pavaresine si shtet nga Italia ne vitin 1929 me nenshkrimin e nje marreveshjeje.

Siperfaqja e Vatikanit eshte 0.44 kilometra katrore.

Papa Klementi XI (Albani), mbajti fronin papnor ne vitet 1700-1721. Renditet i dyqind e dyzet e pesti ne listen e papeve. Familja Albani emigroi nga Arberia ne Urbino (Itali), me 1464.

Ne vitin 326, kisha e pare, Bazilika Konstantiniane, u ndertua ne zonen ku arkeologet e shquar italiane pranojne se eshte varri i Shen Pjetrit.

Ne vitin 1870, zoterimet e papes u perballen me nje situate te pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, te cilat kishin bashkuar pjesen tjeter te Italise.

Nga viti 1861 – 1929 statusi i papes konsiderohej si “Çeshtja Romake”. Ato nuk shqetesoheshin ne pallatin e tyre dhe kishin nje fare statusi, duke perfshire te drejten per te derguar dhe pritur ambasadore. Por ato nuk e njihnin te drejten e mbretit italian per te qeverisur ne Rome dhe refuzuan te largoheshin nga Vatikani derisa çeshtja u zgjidh, ne vitin 1929.

Ne vitin 1984, nje marreveshje e re mes Selise se Shenjte dhe Italise modifikoi disa kushte te vjetra, duke perfshire pozicionin e katolicizmit si besim shteteror ne Itali.

Qeveria e Vatikanit ka nje strukture unike. Papa eshte sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, nje trup kardinalesh te caktuar nga Papa, per nje periudhe pese-vjeçare.

Ambasadat e huaja ne Seline e Shenjte jane te vendosura ne qytetin e Romes. Influenca e madhe ne çeshtjet boterore eshte ne perpjestim krejtesisht te zhdrejte me masen fizike te Vatikanit.

Te ardhurat dhe standardet e jeteses se punonjesve jane te krahasueshme, ose disi me te mira se ato te homologeve te tyre qe punojne ne qytetin e Romes.
Vatikani ka gjithashtu banken e tij “Istituto per le Opere di Religione”.
Vatikani ka radion ne shume gjuhe te botes dhe njera prej ketyre gjuheve eshte gjuha shqipe.

 

Burimi informative: TiranaObserver    
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00