Fier, tempulli i Shtyllasit një destinacion turistik i pa-eksploruar. Drejtuesit e parkut arkeologjik të Apollonisë: Projekt për hapjen e një shtegu turistik.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Një shteg turistik do të mund të bëjë të vizitueshëm tempullin e Shtyllasit ndërsa gërmimet arkeologjike në rrëze të kodrës mund të zbulojnë portin lumor. Këto janë synimet e Parkut Arkeologjik të Apollonisë në lidhje me tempullin e Shtyllasit nga i cili qëndron në këmbë vetëm 1 shtyllë. 

''Aktualisht tempulli ka shumë pak vizitorë, janë ata të cilët preferojnë marshimet dhe eksukursionet - thotë drejtori i Parkut Arkeologjik të Apollonisë Marin Haxhimihali. - …  Historia e tempullit nis rreth viteve 480-500 p.e.s ndërsa mistër mbetet se cilës perëndi i dedikohej ky tempull. Dimë që është tempull i kategorisë ekstra - mural pra jashtë mureve të qytetit dhe që ishte kontakti i parë me vizitorët që vinin në Apolloni nga deti duke lundruar në lumin Vjosë. Eshtë në interes të Parkut por mbi të gjitha të tursitëve hapja e një shtëgu turistik nga Apollonia deri në Kodrën e Tempullit . Shtegu mendohet të jetë në formën e shetitores me mjedise  shlodhëse nga të dyja anët. Ne do ta dërgojmë projektin në Ministri për të marrë miratimin dhe përfituar fondet - përfundon Haxhimihali 

2500 vjet janë mjaftueshëm për krijimin e legjendave. Në këtë rast gojëdhanat dhe faktet qëndrojnë pranë njëra-tjetrës. Deri pak vite me parë banorët e zonës mendonin se shtylla që I ka dhënë emrin fshatit , ka qënë pjesë e një porti duke aluduar se në lashtësi , deti arrinte deri pranë kodrës . 

"Legjenda thotë që ajo shtyllë shërbente për të lidhur anijet pasi supozohet që deti mbërrinte deri në anë të kodrës. në fakt aty ka pasur një port por shtylla e Tempullit atëherë nuk ka qënë e vetme - thotë Arjan Dhimo arkeolog. Dhimo shton se porti ishte lumor dhe se Vjosa në atë kohë ishte rrugë e rëndësishme e lundrueshme dhe shtrati i saj kalonte pranë kodrës së Tempullit. 

Do të kishte rezistuar i plotë por kollonat e gurta të tempullit janë marrë dhe përdorur për kala dhe ndërtime të tjera gjatë shekujve. "Pashai i Beratit i ka marrë kollonat në shek e 18-të për të ndërtuar kalanë e tij. Të tjerë kanë marrë materialet e gurta për ndërtime të ndryshme . Kjo kollonë u la qëllimisht , si gjurme e tempullit të lashtë''  - thotë Dhimo. 

Pamja që ofrohet nga Kodra e Ttempullit nuk mund të  lërë  indiferent asnjë vizitor. Gërmimet në anën jugore të kodrës mund të zbulojnë objekte të rralla arkeologjike si fakte për ekzistencën e portit lumor.  Kodra e tempullit duket se do të jetë destiancioni i ardhshëm turistik si pjesë e kulturës Apolloniane.

 

Fieri.com / Valbona Daci

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0