Nafta dhe politika "kryqezon korrupsion shqiptare te naftes"

Font size: Decrease font Enlarge font

 

-Liber shkruar nga Prof.Dr. Maksim Shuli, ish deputet dhe President I Keshillit Drejtues te Albpetrolit-

Ing.Ahmet Çollaku

Oferta që prof. dr.Maksim Shuli ish anetar I parlamentit Shqiptare dhe Presidente I Keshillit Drejtues te Albpetrolit, I bënë publikut  tone me librin “Nafat dhe politika”, nuk duhet parë apo ndier si një rrefim a shkundje  mekati  por si nje armë që ai na jep  ne  shqiptarëve, kudo ndodhur, brenda apo jashtë  per te kuptuar veten tone dhe  per te kryqezuar  te gjithë hainite dhe perbindshat qe  vazhdojne te dhjamosen me naften tone, e  qe  per me shume, edhe te naluftojne.

Libëri I me siperme  bije si një meteor tek të gjithë shqiptaret, po me kumbues tek  naftëtarët, te  të gjithë moshave dhe gradave, për ti zgjuar sado të plakur nga  frika apo nga  skleriza qe shtiren gjoja  të kënaqur pranën atyre partive antishqiptare. Për ne ky libër është një super  bombe qe duhet ta zbrazim kunder  kësaj qeverije që  na vjedh dhe na  lufton.

Me këtë liber dhe me intervistat e tij të mëparshme, qe nga viti 1998  ky specialist, mprehë një karakter shumë të lartë, krejtë ndryshe nga ata që me  titujë shkencor ekspozohen  pranë partive të tyre, si prostituta rrugësh pa bërë asgjë civile apo profesionale. Maksim Shuli  aktivizon valencat e naftëtarëve te ndershem   dhe te gjithë Shqipetareve kudo ndodhur, per njohjen e  ketij makrokorrupsioni te pa pare dhe degjuar ndonje here  deri me sot,  sepse ai I ka zhbiruar te gjitha keto, prandaj ai u hap  abuzueseve  dyerte e burgut te perjetshem. Sepse nuk behet fjale per dy pula, apo per tri ferra ne ane te rruges, as per nje lagje, behet fjale per naften qe eshte ekonomike e Shqiperise.

Qeveritarët dhe gjithë beniamiknet e sajë,  e shohim me mos perfillje  botimin e ketij libri  për naftën  Shqiptare krejte ndryshe nga gjithë librat e tjera  që derdhen në Shqipëri si rëra e Saharasë.

Ndoshta ketu është vendi më komod të citojme Eduard  Bulwer-Lytton,  novelistin, poetin, gramaturgun dhe politikanin anglez te shekujve te kaluar qe thote,  ligjet vdesin, librat asnjë herë.

Eshtë e domosdoshëme që Shqiptarët të mirë informohen sa më shpejtë  qe te jete e mundur për të kuptuar diabilizmin e qeverisë tone ndaj naftës Shqiptare, të mos e konsiderinë naften si gogol, shumë te  vështirë për tu kuptuar dhe manazhuar, qe nafta  të mos jetë para e fshehur në xhepat e  një kompanije bretkocash, por pronë dhe moral i gjithë Shqiptarëve kudo ndodhur. Gjithashtu,  eshtë e domosdoshëme të tregohen të gjitha evenimentet e saja, që nga puna  e mirëfilltë  shqiptare bërë për zbulimin e sajë, si dhe gjithë fazat e tjera teknologjike - nxjerrese  nga  çdo sistem  shoqëror dhe politik, pa lëne jashtë skemat  vjedhëse nëpërmjetë marrëveshjeve koncesioniste skllavëruese te cilat jane aktive edhe tani kur po lexoni keta rreshta.

Të gjithe këto problem             sa thame me super,  autori Maksim Shuli, i trajton shumë saktë,  pa harruar data, emëra, shifra, ai citon sikur të jetë në nje auditorë të madh. Në këtë kënd vështrim ky liber  ngjan si një ekuacion algjebrike, me koeficianta, te njohura dhe të pa njohura, po ai i gjene vlerat e te gjithë ketyre  koeficienteve  sepse nafta nuk të le të supozosh, ngaqe  dihet saktë kur nisi  shkatërrimi, partitë dhe personat që kërcyen valle, si  u pasuruan dhe pronotuan bileta për në planetin Mars, jane skenuar  marrëveshjet hidrokarbure koncesioniste,  me  data, firma, emëra, dhe aprovuar nga qeveritaret, dhe nga ata rreth tyre te cilet nuk  kane  as nje ide  per naften. E gjithë kjo maskaradë vazhdon te  ekspozohet  para syve tanë, kurse  ne vazhdojmë të bëjmë sehirë. Sehir bënë edhe maja e elitës shqiptare,  keta shtiren sikur   nuk e ndiejnë dhe kuptojne naftën tonë Shqiptare, e per me shume  kerkojne edhe cmime…

Prof. dr. Maksim Shuli, ndryshe nga gjithë të tjerët, këtë denoncim e ka bërë me kohë që nga maja e Albpetrolit, apo Parlamentit Shqiptarë. Kurse ne te tjerët vazhdojmë te bëjmë sehir. Per me teper  shtiremi indiferent, ne vend qe  te vrapojme ta blejme kete liber  sa me pare. Ky specialis I di te gjithë horelleqet qe u bene me naften tone qe ne fillim, prandaj  e hodhi pertej friken dhe nuk do te ia dije per asnje, I madh apo I voget, I majte apo I dajthte… 

Po  provoni  te shfletoni   librin,  të futeni nëpër labirinthat e tij, do te shikoni  autostradën e vjedhësave,  shpejtësitë  dhe korsitë që ata  aplikojnë, shpeshë herë kaotikë dhe në drejtime te kundëta. Ishalla thyejë qafën një ditë! Se vjen një ditë, dhe buka e popullit të zë sytë!

Në  262 faqe,  autori  rrëfehet  cfarë është bërë dhe cfarë po bëhet me naftën tonë, nisur nga pozicioni tij  drejtues suprem në Albpetrolin Shqiptarë si dhe nga formacione qeveritare, partiake dhe parlamentare me njëherë pak  para dhe pas viteve te mallkuar te  '90-tes,  ku gjithça u grabit turpshëm, me një rënie të vetëme trumpete. Pra, ky specialist e ka pare  mirë këtë lojë tragjike ku nuk u ndez asnjë fishek zare, per te mbrojtur naften Shqiptare.  Korrupsin dhe vetem korrupsion. Korrupsin  ne hartimin e ligjeve per Hidrokarburet, ne marreveshjet me te huuajit, korrupsin ne negociata, korrupsin ne  shfrytezimin e vendburimeve… Kompania Sream  OIL, kompani fantazem qe shfrytezon vendburimet Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul, Delvine e me radhe… Firme disa vjecare… As nje investim… as nje kontrolll… Po me vendburimin e Mrinzes, cfare behet?!  Te gjithë ne Shqiptaret duhet te  varim  nga nje gure ne qafe dhe te hidhemi ne det.

Vlerat negative të aplikimeve  të para koncesioniste me të huajit  moren për keq, qeveritë dhe partitë e ndryshëme  interferuan  me njëra tjetrën për të mbyllur të gjitha saraçineskat, ta çojne ne xero prodhimin e naftës Shqiptare. Te gjitha keta  me PD, me PS, me LSI..., jane ne kor. Abuzime, shëmbje që kapin shifra ... miliarda dollarë... Konkretisht, tani eshte fushate votimesh, ata jane betuar te mos thone asnje fjale per naften, megjithese ne kutite e votimit do te jete kryesisht  nafta Shqiptare.

Dtrategjia se si do te ece nafta,  jepet ne pjesa e dytë, "Historiku i konçesioneve të naftës në Shqipëri” I cili  zë gati 100 faqe dhe është shtylla  e këtij  libri, sepse krahas ekspozimit të konçesioneve, autori nis të rrëfejë trysninë shpirtërore dhe ndikimin  direktë në manazhimin e marrëveshjeve,  POR këtu  gjithashtu, nis peërplasja e madhe, perplasje  nga te gjithë anë dhe me të gjithë. Në naftë  eshtë e vështirë të zëshë shokë për punë të ndershëme. Ai thotë sinqerisht  ate që bene   dhe  ndien, prandaj replikon, diskuton, po muri është i madh. Kundërshtarët i ka shumë afër, ngjitur. U shkrun ish K/Ministrave, Nano, Majko, ish  Presidentit Mejdani, i drejtohet Parlamentit...Ky Ylli Bufi,  (I se keqes), sipas Prof. Maksit  le qe e hoqi faqe ate menjehere, po e shkaterroi  plotesisht naften tone.  Ky eshte ai Bufi, qe tha dikur se kemi buke vetem per disa ore.  Ky specialis ngelet vetem, asnje nuk e kupton, as ata  te naftes.

Pjesa e tretë e librit titullohet "Kontratat koncesioniste të lidhura me Albpetrolin", ku analizohet kontaktet me të huajit, veprimet praktike te shkerdhimit të Shqiperisë, ku ne shqiptarët  shfaqemi, si të jemi fise  të egera indianë. Pushtohen vëndburime nafte me vlera kolosale, ato konvertohen si  prona personale  të qeveritareve, punetoret.  Ne pjesët  katër dhe pesë që zene rreth 25 faqe, vazhdojnë aktet e tjera të masakrës, vidhet naftë, punëtoret flaken në rruge... Specialistët heshtin...

 Libri ështe I llustruar dhe  dokumentuar me grafikë, skema, tabela, me letra, gje qe bejne shume  serioz.

Siç thamë edhe ne fillim, ky liber duhet te jetë në duart e gjithë  Shqiptereve,  po  vecanerisht  ne duart e naftëtarëve tanë, per nje nxitje dhe kurrajo qe te denojme  të gjithë ata mafiozë, të vegjël apo të mëdhenjë që e kane vjedhur dhe vazhdojne ta vjedhin naftën tonë.  Prof .Dr. Maksim Shuli na jep nje armë të tillë, tani e kemi radhen ne te tjeret, shqiptare dhe naftetare. Po se pari lexoni kete liber shume interesant qe te kuptoni varferine ekonomike dhe renien morale si as nje here deri me sot.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Nuk Edi 15 June, 2013 05:04:41
Nushi
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0