Nikaia, binjakja e vogel e Bylisit te harruar

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Banoret e ndajnë në parcela për kullotë. Arkeologët: ka vlera të mëdha që flasin për kulturën ilire.

Një qytet i harruar antik, që nuk i takon askujt. Nikaia, qyteti i parë i Bylinëve, ka pasur fatin e binjakes së braktisur, por shkelqen ende. Shumë shtëpi të fshatit Klos në Mallakastër janë ndërtuar mbi rrënojat e qytetit antik. Kollona prej guri janë pjesë e shtëpive të sotme në Klos të marra hua nga qyteti i lashtë. Ndërsa territorri është zaptuar për kullotë. Me dhjetëra parcela janë rrethuar më gadh në të gjithë sipërfaqjen prej 17 ha të qytetit. Një banor i zonës tregon se këto rrethime i kanë bërë vetë fshatarët e Klosit dhe i përdorin për kullota bagëtish, duke qënë se nuk i pengon kush ta bëjnë këtë. ‘’Unë kam shoqëruar shpesh herë turistë që vijnë këtu nga Bylisi- thotë Bardhi Bregasi, banor i zonës. Të gjithë cuditen me kët gardhe dhe kërkojnë sqarim apo shpjegim se c,farë janë. Ne detyrohemi t'i themi te verteten dhe ata ngrenë supet’’

Me teknikë të lartë ndërtimi për kohen, Nikaia ka shetitore, murr rrethues dhe teatër prej 1700 vendesh. Ky i fundit është i gdhendur ne gur. 1 km larg bylisit, Nikaia i parapriu qytetit të madh të Bylinëve me 100 vjet. Mund të quhet i pari i qytetërimit ilir. ‘’Eshte tepër e rëndesishme nga pikëpamja historike sepse përfaqson një ndër të parët për të mos thene të parin qytet ilir.. Nw Nikaia kemi vecori dhe teknika tw rralla ndwrtimi sic wshtw muri rrethues I ndwrtuar me gure nw formw trapezoidale dhe teatri i cili wshtw gdhendur nw gur. Sigurisht Bylisi plotëson mungesat e Nikaias dhe ishte territori ai që i mungonte qytetit. Kështu kemi themelimin e Bylisit 100 vjet pas Nikaias. Qyteti u braktis gradualisht ‘’ thote Bashkim Vrekaj drejtor i Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Parku arkeologjik i bylisit 1 km larg nuk e ka në juridiksionin e tij, po as Ministria e Kulturës ‘’ Ne nuk kemi mundësi të kujdesemi për Nikaia-n sepse nuk kemi tagrin për këtë gjë. Qyteti antic Varet nga një drejtori e vecantë brenda Ministrisë së Kulturës porn ë fakt është I braktisur tërësisht. Askush nuk kujdeset, Parku i Bylisit mund ta marrë përsipër këtë përgjegjësi nëse të paktën na shtohen fondet për një ose dy persona të tjerë në numrin e punonjësve ‘’ bulimet e deritanishme në Nikaia flasin për një qytet ku jetohej në mirëqënie, duke gëzuar të gjitha të drejtat që u jepeshin qytetarëve të periudhës së lashtë.

Kështu në pjesën anësorë të Teatrit janë gjetur mbishkrime që flasin për dhenien e aktit të qyetarisë, ekuivalenti i lejes së qëndrimit sot. Qyteti ngjall kureshtjen e turistëve që e shohin prej kodrës së Bylisit. Ngjitja në Nikaia kërkon shpirt aventure por ia vlen , për të shijuar gjurmët e civilizimit ilir, kombinuar me pamjen e luginës së Klosit , që zbret thikë poshte kodrës.

Fieri.com / Valbona Daci

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0