Gërmime të reja në Apoloni.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Zbulimet e reja nuk kanë ‘’munguar’’ edhe këtë sezon gjatë gërmimeve në qytetin antik të Apolonisë. Tashmë u bënë 21 vjet që Misioni Arkeologjik Franko-Shqiptar ofron çdo verë përgjatë rrënojave të tij të reja befasuese.

 

Janë tre sektorë të qytetit në të cilët  tashmë po punohet. Së pari është portiku i agorasë së vjetër të qytetit, e cila ndodhej në hapësirën midis kodrave të Akropolit dhe asaj të Temenosit. Zbulimi i bërë vin e kaluar, ku u ndesh një pus ka sjellë të rja këtë vit.

‘’Pusi të cilim e gërmuam sivjet, dëshmon për Fieri.com arkeologu Admir Xhelaj, doli 7 meter i thellë, i farkuar dhe me me gurë të pa latuar. Interesant është fakti  se kur arritëm në fund të tij hasëm në ujë. Gjithashtu brenda doli një sasi e madhe qeramike, e cila i  përket shek VI-V para kr. Për mendimin tim, vijon më tej Xhelaj që është njëhkohësisht edhe drejtor i Muzeut Arkeologjik, objekti ka qene një pus publik i përdorur në fazën e parë të zhvillimit të qytetit, në periudhën arkaike. Më vonë kur ndryshon urbanistika e qytetit, ndoshta nga fillimi i shekujve V-IV para kr, ai do të mbyllet.

Ndërkohë që në një tjëtër sektor, pranë vilës me impluvium, në një nga rrugët e insulave antike, përpëra tre vjetësh u zbuluan disa mozaikë që i përkisnin dikur një banese romake. gëlqere dhe varre mesjetare të vona. Këtë vit po kryhet edhe restaurimi i një pjese të tyre, tregon arkeologu Admir Xhelaj, nga ana e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ndërkohë që gërmimet nuk kane mbaruar akoma, sepse mozaikët drejtohen për nga vila e arkeologeve dhe bashkë me to jjanë gjetur disa kane varre të vona, 300 - 400 vjeçare, që ndoshta i përkisnin varrezës së manastirit.

Gjithashtu gërmimet po vijojnë edhe në një sektor tjetër, pranë murit rrethues të quajtur ‘’Bastioni i Madh’’. I tillë është një kalim uji i zbuluar kohë më parë, i cili i përket  sistemit ujëmbledhës të Apolonisë. Po kështu Misioni Franko-Shqiptar po pregatit njëhkohësisht edhe botimin e materialeve të gërmimeve që jane zhvilluar deri tani. Mendoj se ai do të jetë vazhdim i Atlasit Arkeologjik të Apolonisë, i cili është botuar nga ky mision disa vite më parë

Ndërkohë thekson Xhelaj që edhe Misioni Arkeologjik Gjerman që punon prej disa kohësh paralelisht me atë francez, do të fillojë punën nëe datën 9 shtator dhe do te vazhdojë germimin e përvitshëm në territorin e teatrit antik.

 

Fieri.com

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
3.00