Festa e 89 vjetorit te Kongresit te Lushnjes filloj me nje incident. Ai filloi me nje kasete ku shfaqej cermonia e nje dasme!

Font size: Decrease font Enlarge font

Festimet per 89 vjetorin e Kongresit  Kombetar te Lushnjes ka qene  jo  vetem e vaket    por qysh ne fillimin e saj ka shkaktuar incident ne sallen e  teatrit  ”Vace Zela”. Ky incident  eshte quajtur turp nga pjestare te pranishem ne kete salle.  Gjithcka ka ndodhur mbas kumteses te mbajtur nga pergjegjesi i muzeut Shaqir Greca. Te pranishmit prisnin nje dokumentar, por jane befasuar kur kane pare ne ekran   te shfaqeshin pamje  filmike te nje ceremonie dasme ne ekranin e  skenes se ketij teatri, ne nje kohe kur pritej shfaqja e nje dokumentari kushtuar evenimentit historik. Pjestaret e paket ne salle  ku te binte ne sy stolat boshe, e  kane cilesuar kete incident shkak te mos organizimit  per ceremonine festive nga kreret e pushtetit lokal.  Ceremonia festive eshte bojkotuar edhe nga perfaqesuesit e shtetit. 
 
Me perjashtim te zvendes ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve Eqrem Spahiu qe erdhi pak me vonese askush tjeter nuk kishte ardhur,  qofte dhe  ndonje deputet lushnjare. I vetmi qe ka pershendetur te pranishmit e paket ne salle kryesisht  nxenes te shkollave te mesme si dhe perfaqesues te familjeve atdhetare  ka qene  pergjegjesi i muzeut te rrethit Lushnje Shaqir Greca. Ai   beri nje pershkrim te shkurter te kesaj ngjarje historike kombetare qe u mbajt ne Lushnje, duke ftuar te pranishmit  qe te vizitojne shtepine muze, e te njihen me historine qe ka nderuar qytetin  e myzeqese, por qe ne diten e sotme nuk   mori nderin qe i takonte.
 
 
 
Fieri.com / Kristaq Thano

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00