Për Shqiptarët me Shqiptarët

Font size: Decrease font Enlarge font
image

 

Për Shqiptarët me Shqiptarët do të jetë aktiviteti që do të rikthejë  gjatë muajit tetor në Fier Sajmir Stratin, të parin Shqiptar që thyen rekordet Gines.

I rritur në Fier Strati është piktor për nga profesioni. Pasi përfundoi Akademinë e arteve të bukura në Tiranë në vitin 1989 ai filloi punë si restaurator i mozaikëve të Apolonisë dhe Bylisit. Si njeri i iniciativave të guximshme në fillim të viteve 1990 ai do të hapë së bashku me arsimtarin Agim Celibashi të parën shtëpi botuese, të quajtur Planet.

Viti 1999 do të jetë viti i largimit të tij drejt Tiranës ku me ambicjen dhe egon prej artisti të lindur Sajmir Strati krijoi profiling e tij si një artist i spikatur.

Në vitin 2006 vjen rekordi i parë Gines me portretin e Leonardo Da Vinçit. Më pas Strati guxon përsëri dhe thyen edhe dy rekorde të tjera. Në vitet 2007-2008 me kompozimet Shpirti i lirë dhe Mesdheu.

I kontaktuar në paraditen e djeshme tre herë kampioni i Ginesit u shpreh se këtë radhë do të tentojë një tjetër rekord me portretin e mbretit të Popit Michael Jackson. Është një projekt i disa Bashkive të Shqipërisë ku do të realizohej kjo performancë thekson Strati. Puna do të nisë në Sarandë dhe do të vazhdojë në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Lushnje. Për të vazhduar drejt Tiranës. Ndryshe nga qytetet e tjera ku do të qëndrojë nga dy ditë, Fieri do të jetë stacioni më i gjatë për artistin me look të veçantë. E gjithë puna do të trasmentohet drejtë për drejt nga agjencia Britanike e medias Rojter.

Zgjodha Fierin se i kam atij një borxh të madh shpirtëror, u shpreh së fundi Strati, pasi unë jam dhe ndihem Fierak.

Ejani dhe me ndiqni këto ditë të para të tetorit. Ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej citoi së fundi ai, që edhe qyteti ynë ti bëj homazhin e tij këngëtarit të famshëm të Popit.

 

Fieri.com / Ilirjan Gjika (Historian)

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (6 postuar)

avatar
xhemil 03 October, 2009 05:16:59
Ilirjan bravo.
I kemi borxh te madh Sajmirit.
Sajmir urime, urime shoku im i femijerise.
avatar
Sokrati 03 October, 2009 08:32:30
Zoti Ilirjan. Me gjith respektin qe kam per Ju e ne vecanti per Sajmirin, sepse e njoh mire, po e teproni disi. Me behet qeifi per aritjet e tij, por ne punet e tij s'ka asgje qe perfaqeson kombin shqipetar ne librin Gines. Kujtoni vetem nje barsalet te Agron Llakes me kampionin e "pordhes"...Ju lutem! Mos ngaterroni shqiptaret me veprat personale qe nuk perfaqesojne aspak kombin shqipetar.

KUJDES ne titujt e shkrimeve. Demtojne dhe imazhin e artistit.Faleminderit.
avatar
Besarti 03 October, 2009 08:55:12
Urime. I ke dene, Po i jep dhe besoj plotesisht se do ti japesh shume nga vetja ketij qyteti te mbrekullueshem. Ketij qyteti i kemi borxh te gjithe dhe te gjithe duhet te japim me te gjitha mundesite per te. Te Uroj pune te mbare dhe Pergezimet e mia si Fierak ne radhe te pare por edhe si Dajen e shokut tim te ngushte. URIME. URIME. URIME.
avatar
04 October, 2009 02:22:22
Me falni, por nuk e kuptova se per c'fare ky artist fitoi "guineas world record" sepse nuk e permendni. Vetem thoni qe eshte artist i mire dhe ben projekte te ndryshme. Une bera research ne kompjuter vet per te gjetur qe ky artist qe na jep ne krenari krijoi mosaic me te madhe ne bot me gozhda (portreti i Leonardo da Vincit), edhe mosaica me materiale te ndryshme si tapa druri. Ju lutem, na i tregoni keto faktet kur shkruani artikull, dhe mos supozoni sikur i dijme te gjitha faktet.

Falenderoj Z. Strati per punet e tij te bukura qe ka krijuar dhe qe i ka vene Shqiperise emer te mire.
avatar
Sokrati 04 October, 2009 05:34:27
Me vjen mir per Stratin,por me vjen keq qe shum njerez se kane iden se c'eshte libri i rekordeve Gines.Do ju sugjeroja qe te propozonit per ne Gines nje 40 vjecar nga Zejmeni,i cili duhet te ket veshet me te medhenj ne bote.Ndersa per Stratin,meqe e ka mare patriotike,ju lutem,krijoni nje figur qe te kete arome Shqiperie.Kur te shfletojme librin,te shohim Shqiperin,shqiptaret,pastaj autorin.Ju faleminderit.
avatar
Sokrati 04 October, 2009 05:34:28
Me vjen mir per Stratin,por me vjen keq qe shum njerez se kane iden se c'eshte libri i rekordeve Gines.Do ju sugjeroja qe te propozonit per ne Gines nje 40 vjecar nga Zejmeni,i cili duhet te ket veshet me te medhenj ne bote.Ndersa per Stratin,meqe e ka mare patriotike,ju lutem,krijoni nje figur qe te kete arome Shqiperie.Kur te shfletojme librin,te shohim Shqiperin,shqiptaret,pastaj autorin.Ju faleminderit.
total: 6 | displaying: 1 - 6

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.50