Ruset celin edicionin e 11/-te te Festivalit Nderkombetar

Font size: Decrease font Enlarge font
image Autore: Prof. Schaefer & Orestia Kapidani

Enderra e nje nate vere ne Butrint

Aktoret e trupes shteterore te Saint Petersburg Rusi interpretuan ne naten e pare te Festivalit Nderkombetar te Butrinitit, duke shenuar celjen e edicionit te 11 me shume sukses. Per  afro 3 ore publiku ndoqi ne skenen antike lojen e gjalle, impresionuese, profesioniste te aktoreve  te teatrit “Vera komissarzhevskaja”. Nje rusishte e pakuptueshme ne fillim po aq e komunikueshme fal lojes se aktoreve, te cilet nen regjine e Morfov realizuan nje spektakel humori te paperseristhem duke gershetuar kendshem fjalen artistike me muziken, pantonien, levizjet, detajet e lojen e dritave. Nje shfaqje e sukseshme u quajt “Enderra e nje nate vere” ne Butrint, shfaqja qe nisi ne 21.30 te se shtunes dhe perfundoi ne oren pas mesnate..

Nje trupe aktoresh qe vertitet te realizoje nje shfaqje, nje regjisor/actor qe percjell shqetesimin , nje tufe aktoresh qe vertiten ne problemet individuale ne kerkim te dashurise dhe kuptueshmerise se vetes, nje realitet ku gershetohen princer dhe magjistare, djem e vajza te dashuruar dhe enderrimtare ne fund te fundit beshte stine vere, stine dashurie.

Dhe vertet vera eshte stina e dashurise , ku fantasia kapercen kufijte e njerezores dhe imagjinata zbret ne toke dashurine e munguar per te triumfuar  ndjenja mbi  dyzimin. Aktoret ruse, pjese e teatrit qe mban emrin e nje aktoreje te madhe, e themeluar qe ne 1904, kane realizuar disa projekte me regjisorin Aleksander Morfov si “Shtrengata”. “don Zhuani”, Morfov ky emer I njohur I tterait Bullgar tashme I ka kapercyer kufijte e bashkpunimit permes artit.

*************

Aleksander Morfov: Butrinti, dashuria ime e pafund

Duartrokitje pafund per ruset e  ardhur ne Butrint me shfaqjen”Endrra e nje nate vere”  shkruar nga Shekspir, me regji Aleksander Morfov. E para shfaqje e edicionit te 11/te te Festivalit te Butrintit e trupes profesioniste te Saint Petersburg, Rusi u percoll me emocion dhe humor nga publiku ne teatrin antic.

Per me shume se 2.5 ore, spektatoret nje public profesionistesh dhe banore e pushues te zones, ndoqen situate pas situate ne skenen antike nje komedi te shkruar shekuj me pare dhe te percjell ne koherence me zhvillimet e sotme.

Ne minutat e konferences epr shtyp, pak ore pas shfaqjes, regjisori  50 vjecar, Aleksander Morfov, deklaroi se rikthehet ne Butrint shume I dashuruar, per te Butrinti eshte si dashuria e pare, si dashuria e adoleshences, nje dashuri qe vazhdon. I shoqeruar nga miku I tij qe I tregoi per here te pare Butrintin vite me pare, Zehrudin Dokle, Morfov pohon se teatri antic I Butrintit eshte vendi me ideal per te luajtur teater, per tu njohur me Shqiperine. Te luash teater duke e prekur publikun, ndjesite qe I shkakton.

Dhe regjisura e tij eshte dridhese, fantazi shperthyese dhe loje e detajit, shpalosje e fjales aktoreske dhe gjetjes skenike, lojes se tingullit dhe drites…veprimit te trupes si nje ansambel I vetem..sa veshtire te dallosh sa eshte skena dhe sa eshte jeta e vertete.

Aleksander Morfov, i pyetur per realitetin e tetarove pertej kufijve pohon se kritike eshte gjendja dhe ne Bullgari dhe ne Rusi, sic ka qene shpesh raporti financiar per artin. Sipas tij te gjitha vendet ne kufijte e lindjes dhe perendimit e kane kete problematike, pas rralle drejtuesit jane te mjaftueshem mencurisht per te mbeshtetur artistet permes buxhetit te shtetit. Morfov rikujtoi  rilulezimin e Gjermanise permes artit ku pas shkaterrimit dhjetefishoi buxhetin e artit, dhe eshte gjermania qe ka nxjerre sit e madhin Gete dhe mostren Hitler. Pasi nacionaliteti fillon vetem e vetem te kultura. Pasi teatri ka qene shpesh ne krize, dhe nenuk jetojme me ne koherat e iluzionit, porn e koherat e te qenurit cash, sado eshte e dhimbshme kjo cash kohe, per mua pak si romantic I plakur. Po une akoma besoj kur zgjohem se jam me I ri, me I gezuar . Une jam nje njeri pak Piter Pan, dmth me deshiren time ndihem pak Piter Pann, nje burre femije dhe here besoj here here ndihem I lodhur ne besim, di qe jam ne krijim te vazhdueshem dhe I dua njerezit, e dua jeten.

Aleksander Morfov keto dite ne Bullgari eshte vleresuar me cmimin kombetar per filmin artistic, si regjisor bashkohor ne artin kontemporan. Por Morfov shume natyrshem pohon se eshte I diskutueshem termi klasik apo modern, pasi sot s mund te vesh ne skene shekspirin me veshjet e vjetra apo broket e  hershme, pasi askush s ka jetuar ate kohe, nuk e di si luhej ai teater e mandej te kerkosh qe edhe publiku te vishet dhe te ndjeke shfaqjet ne ate menyre te atyre shekujve..per Morfov e rendesishme eshte  te realizosh komunikimin me publikun.

Shfaqja e radhes, sipas programit eshte “Elektra” nga Sofokliu, me regji te Adonis Filipit e intrepretim te aktoreve te Teatrit Kombetar.

U shprehen per shfaqjen…..

Vasjan Lami actor..nje shfaqje  e mrekullueshme, me nje vision regjisorial te mrekullueshem, mekaraktere dhe actor brilant, shkatim I nje deshire dhe ftese per te realizuar nje shfaqje edhe ne Tirane me aktoret shqiptare.

Laert  Vasili..Ejani zoti Morfov edhe tek ne, te punojme se bashku pasi te puna juaj regjisoriale pash njeriun e madh te talentuar, pash regjisorin qe punon duke e lene aktorin ne liri dhe duke respektuar disiplinen aktoreske..eshte fat te punosh me ju dhe tani me gjuha nuk eshte me nje barrier ne teatrin kombetar shqiptar. Do te isha I lumtur te kasha mundesine te punoja me ju..

Rajmonda Bulku, aktore deputete..ishte nje shfaqje e plote, cilesore  zoti Morfov, Jeni I mirepritur ne teatrin tone. I kam ndjekur shfaqjet tuaja si aktore ne cdo edicion, ndihem e mrekulluar. Nga nje tjeter pozicion sot shpreh konsiderate dhe miredashje per pranine tuaj ne teatrin tone kombetar.E vetmja ftese qe kaq vite qe e perserit per bashkiaket e sarandes, me te vemendshem per te patur me shume mundesi qytetaret te ndjekin shfaqjet ne Butrint, pasi infrastruktura  e perfunduar nga Tirana dhe rruga ne ndertim drejt Butrintit I kane shkurtuar tashme distancat. Dhe Saranda ka nevoje per kete festival.

Pirro Milkani..kemi pare nje shfaqje brilant, mes te tjerash vecoi individualitetin e regjisorit Morfov, forcen e talentit te tij, talentin e aktoreve te trupes ruse, duke vleresuar realizimin skenik ne morine e detajeve dhe deshiren individuale te Morfov per te dhene nje tekst te plote te vepres shekspiriane.

 

Fieri.com / Laureta Roshi

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Rate this article
5.00