Qyteti i Roskovecit i jep titullin “Qytetar Nderi” Artistes së Popullit TINKA KURTI

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Këto ditë Këshilli Bashkiak i qytetit të Roskovecit i akordoi titullin “QYTETAR NDERI” zonjës Tinka Kurti, Artiste e Popullit. Në Pallatin e Kulturës të qytetit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të titullit ku ishin të pranishëm anëtarë të Këshillit Bashkiak, intelektualë e qytetarë të thjeshtë. Kryetari i Bashkisë së qytetit Roskovec, zoti Ylli Kola i dorëzoi Artistes së Popullit, Tinka Kurti titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për kontributin e shquar në fushën e kinematografisë dhe teatrit, për rolin e madh që ka luajtur në emancipimin e shoqërisë shqiptare, për lidhjet e ngushta shpirtërore dhe historike me qytetin e Roskovecit ku ka kaluar disa vite të fëminisë si dhe për dashurinë që ruan për këtë qytet dhe bashkëqytetarët e tij”.

Zonja Tinka Kurti, pasi falenderoi Këshillin Bashkiak për dhënien e titullit si dhe qytetarët e Roskovecit për pritjen shumë të ngrohtë, solli disa kujtime interesante nga vitet kur ka jetuar në Roskovec. Këto kujtime lidhen edhe me faktin se babai i saj zoti Ded Thani, patriot dhe intelektual i spikatur, ka qenë kryetar i Komunës së Roskovecit dhe që mbahet mend nga bashkëkohësit e tij për lidhjet e ngushta me shtresat e varfëra të krahinës. E shoqëruar nga qytetarët e shumtë ajo shkoi pranë vendit ku ka banuar dhe ku është vendosur një pllakë përkujtimore me mbishkrimin “KËTU KA BANUAR PËR DISA VITE ARTISTJA E POPULLIT TINKA KURTI”.

Më pas zonja Tinka Kurti vizitoi kishën e Kurjanit, një nga kishat më të vjetra të rajonit të Ballkanit, që është monument kulture.

 

Fieri.com / Sabri Çepele

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Tags
No tags for this article
Rate this article
0