Zbulimi i tretë në Apoloni, busti i një gruaje

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Mendohet se i takon fundit të shek II pas Krishtit. Jean-Luc Lamboley hedh hipotezën që dy statujatat e zbuluara i përkasin së njëjtës familje apoloniate

Dy javët e fundit mund të quhen ndryshe "javët e të korrave" për arkeologët shqiptarë dhe francezë që po gërrmojnë këto kohë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Pas zbulimit të bustit të një burri në zonën e vilave romake me impluvium, dje u gjet një bust gruaje prej mermeri 2 m larg të parit.

Kujtojmë që më 18 gusht në rrënojat e Apolonisë u zbulua edhe një këmbë bronzi e një legjionari romak që i takon shek II-III pas Krishtit. Ndryshe nga statuja e burrit, ajo e gruas është e dëmtuar në pjesën e hundës dhe të veshit të majtë. Ndoshta, pozicioni i vendosjes me shpinë të bustit nuk e ka favorizuar ruajtjen e gjendjes së pacënuar të saj. Shpejt pritet të kalojë në duart e restauratorëve.

Drejtuesi francez i ekspeditës, Jean-Luc Lamboley ka hedhur hipotezën që të dyja statujat mund t'i përkasin një familje të rëndësishme apoloniate. Arkeologët po punojnë për saktësimin e kësaj hipoteze. Ende nuk ka një datë të saktë për bustin femëror, por nisur nga të dhënat e paraardhësit dhe të vendit ku është zbuluar, mendohet se ai i takon fundit të shekullit të II pas Krishtit.

Po çfarë po ndodh me statujën e parë të zbuluar në Apoloni pas 50 vitesh, bustin që deri më tani është menduar i një atleti?

Arkeologu Faik Drini, drejtues i palës shqiptare të ekspeditës sqaron se ai është busti i një "aristokrati të periudhës romake". "Ai i përket shtresës së aristokracisë. Një njeriu të thjeshtë nuk mund t'i bëhej një statujë", pohon Drini, duke hedhur poshtë idetë e para "të hedhura kalimthi".


Ky saktësim është bërë edhe në shpjegimin e vendosur në bazamentin e statujës së ekspozuar në Institutin e Arkelogjisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike. Aty shkruhet saktësisht: "Portreti i një aristokrati nga Apolonia, gjysma e dytë e shek II pas Krishtit".

Instituti nuk është vendi përfundimtar ku mendohet të qendrojë busti, por ende nuk është marrë vendimi final nga "instancat qeveriatare". Dy alternativat e tjera janë:

- Ekspozimi në Muzeun Historik Kombëtar,

- ose në vendin prej nga ka ardhur, në Muzeun Arkeologjik të Apolonisë.


Përkohësisht ai është ekspozuar në hyrje të pavionit të antikitetit në Institutin Arkeologjik. Në krahun e majtë ka objekte prej guri të zbuluara në Bylis, kurse djathtas shtrihen mozaikë të Sarandës, Bylisit, Antigonesë etj.

Arkeologëve u bën përshtypje mënyra e rastësishme që u gjend busti i padëmtuar, po aq sa edhe prurjet e këtyre dy javëve në kanalin e shkarkimit të ujërave të çative të vilave romake (e quajtur sektori G). Sipas Drinit, ai është fshehur aty ndoshta në shek IV, kur Apolonia ishte drejt rënies përfundimtare të saj.

"Njohim raste fshehjesh edhe në periudhat moderne. Gjatë Luftës së Parë Botërore janë fshehur statuja për t'i mbrojtur ato nga ushtritë e huaja që kalonin në territorin e Apolonisë. Por, kjo statujë është fshehur në antikitet".

Arkeologu Faik Drini pohon se Apolonia është një qytet shumë i madh dhe gërmimet aty janë bërë në një sipërfaqe shumë të vogël, që mendohet të zgjerohet nga viti në vit. Kjo mund të jetë arsyeja që rezultatet e ekspeditave shpesh nuk kanë qenë frytdhënëse. Ose të paktën, nuk kanë qenë ato rezultate që tërheqin vëmendjen e një mase njerëzisht (siç është rasti i statujave të kohëve të fundit).

Tri objektet e zbuluara këto kohë kanë rëndësi edhe për një fakt tjetër. Kur u zbulua këmba e bronzit të legjionarit romak, prof Jean-Luc Lamboley konstatoi se "ka ekzistuar një shkollë e artit në Apoloni".

Sipas prof Drinit, ka një shkollë apoloniate dhe duket se modelet janë marrë nga shkolla e një prej skulptorëve më të njohur helenë Praksitelit (Praxiteles). "Autorë nga Apolonia nuk njohim, por në bazë të tipareve të skulpturave duken modele të kësaj shkolle. Natyrisht, ai që punonte ishte mjeshtër i madh". Drini vlerëson te skulpturat e zbuluara deri më tani, shijen e hollë artistike që shquhet në punimin e tyre. Konkluzione të tjera priten nga arkeologët edhe pas zbulimit të djeshëm.

Prurjet arkeologjikë të dy javëve të fundit përbëjnë një ngjarje me rëndësi për arkeologjinë. Që nga koha e gërmimeve të ekspeditës sovjetike-shqiptare e drejtuar nga prof Selim Islami dhe prof. Bllavatski në vitet 1958-1960, nuk është zbuluar asnjë statujë.

Po edhe në kohën e ekspeditës së Jean-Luc Lamboley, prof i Universitetit Lyon 2 të Francës dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Faik Drinit, shef i departamentit të arkeologjisë në QSA. Grupi i ekspeditës me 22 vetë (ndër ta edhe 6-7 studëntë) vijon gërmimet deri më 4 shtator në sektorin e vilave romake dhe një portik të Apolonisë, që shtrihet në veri të Agorasë

 

Fieri.com / Jorida Pasku

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Aigerim 23 April, 2012 08:59:31
abi po sho se paska nejerz qe ta paaskn inati po skem qka me ju ba spo din qka eshte muzika skan vesh per muzik qeto qe e kan cuff1n inati wlla veq perpara e inaqtort i pershendes me kangen edhe pa ty po bajka ahahhaha cuff1 aka lion #1 ska tjeter
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0