Presidenti Topi në Fier, dekoron dy artistë: Fieri qytet elitar

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Pershtypje te vecanta nga pritja dhe atmosfera e krijuar per viziten e tij ka shprehur kreu i shtetit ne viziten disa oreshe ne Fier. Dekorimi I dy artisteve fierake me urdherin ‘’Naim Frasheri I Arte’’ nga presidenti Topi eshte bere mes emocionesh te forta ne sallen e teatrit ‘Bylis’.

Muhamet Sherri actor dhe Pano Konda.skenarist morën kete titull me ceremonine përkatëse ku këshilltari i presidentit Maksim Cikuli prentazoi tiujt dhe moavitcionin e tyre. Vizita e Presidentit te Republikes ne Fier ka nisur ne bashkine e Fierit, në zyrën e kryetarit të bashkisë Baftiar Zeqaj per te vazhduar ne keshillin e qarkut dhe me pas ne sallen e teatrit ‘Bylis’. Kreu i shtetit eshte pritur me respekt te vecante nga drejtuesit vendore teksa e ka vleresuar Fierin si nje nga qarqet me te rendesihem te vendit. ‘’Pa dyshim qe pervec tashegimise se vlerave Fieri mbart edhe potencialin e te qenurit qarku I se ardhmes - tha Presidenti Topi ‘’ Fieri eshte nje nga qarqet me te rendesishem të vendit pasi mbart një kombinim potencialesh , natyror dhe njerëzor. Është ky kombinim që na sjell sot në Fier për të dekoruar dy nga aktorët e teatrit ‘Bylis’, një teatër që ka një histori të pasur’’

Axhenda e Presidentit te Republikes ka vijuar ne shkollen jopublike ‘Flatrat e Dijes’’ ku edhe ketu kreu i shtetit ka vleresuar fieraket si popull arsimdashes. Vlersime te vecanta ka shprehur kreu i shteti per nivelin e arsimimit te ofruar nga institucionet ‘Flatrat e Dijes’. Vizita e presidentit ne kete shkolle ka qene edhe nje mundesi qe titullare te pushtetit dhe politikës të cilët munguan në takimin zyrtar, te takonin kreun e shtetit. Keshtu drejtues të larte te PD kane preferuar ta presin presidentin ne mjediset e ‘Flatarve te Dijes’ ku nuk mungonin edhe drejtues te pushtetit vendor si kryetari i bashkisë Patos Bardhi Meli dhe personalitete te arsimit dhe kultures fierake .

I kujdeshem ashtu sikunder jemi mësuar shpesh ta shohim ka qene Presidenti i Republikes per ceshtjet e politkes shqiptare .Ai I eshte përgjigjur pyetjes se gazetareve per situaten përpara zgjedhjeve dhe reformen zgjedhore duke shprehur bindjen se politika shqiptare do te gjeje pjekurine e duhur per te zhvilluar zgjedhje me standarte. I pyetur per qëndrimin e Prokurorisë së Përgjithshme ne raport me akuzat e politikes, Topi tha qarte se kjo eshte ceshtje qe I takon vetem Prokurorise e cila eshte një organ I pavarur dhe I centralizuar.

 ‘’ Prokuroria e Përgjithshme ështe një organ I pavarur, I krijuar me ligj dhe funksionon si një organ i centralizuar. Unë besoj se akuzat e ndërsjellëta te politikanëve do të trajtohen me objektivitet nga ky organ dhe duke zbatuar ligjin ‘’Presidenti e mbylli axhenden e tij me një takim në Muzeun e Apollonisë antike.

 

Fieri.com / Valbona Daci

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0