Netët Apolloniane, Aktivitetet artistike që do t’i japin jetë Apollonisë se lashte

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Për më shumë se një javë, nga data 3-11 shtator, Parku Kombëtar i Apolonisë në Fier do të gjallërohet nga java e artit dhe kulturës, me pjesëmarrjen e artistëve të katër shteteve, Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Kroacisë.

“Netët Apolloniane” do të realizohen falë projektit “Archeos.s” që është miratuar ditën e djeshme dhe që përmbledh një sërë veprimtarish në fushën e turizmit dhe kulturës. Ideatorët dhe organizatorët e projektit, në konferencën e djeshme për shtyp, clësuan si synimin e tyre krijimin dhe forcimin e aktiviteteve në Apolloni, duke e kthyer gjithnjë e më tepër këtë qendër të madhe arkeologjike antike, në një qendër kulturore e pelegrinazhi turistik.

Programi i “Netëve Apolloniane” do të përmbajë, gjatë nëntë ditëve të tij, shfaqje teatri, mbrëmje baleti, ekspozita pikture, ekspozita fotografike për turizmin, opera, etj. Të gjitha këto aktivitete do të gjallërojnë Apolloninë, në fillim të muajit shtator, për një sezon ndryshe. “Archeos.s” zhvillohet me bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrisë së Integrimit, me organizimin e Bashkisë Fier dhe institucioneve të këtij rrethi.

Ky projekt, që do të zgjasë dy vjet, realizohet në kuadrin e Programit Europian IPA Adriatic CBC në fushën e turizmit-kulturor, me një bashkëfinancim nga fondet europiane në masën 85 % dhe nga fondet kombëtare për çdo vend pjesmarrës në këtë projekt, në masën 15 %.

Këto shfaqje artistike do t’i japin një tjetër “shije” qytetit të Fierit, ndërkohë që në Apolloni apo Bylis janë realizuar vazhdimisht aktivitete si: mbrëmje poetike, vepra të plota të artit dramatik, festivale filmash, koncerte jazz dhe folk, opera e balete, panaire prodhimesh të ndryshme, etj.

 

Fieri.com / Sonila Gjoni

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00