“Vizita e damës plakë” zbret në Teatrin “Bylis”

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ardian Klosi vetëm dy ditë pas vdekjes merr jetë në Teatrin “Bylis” me veprën e përkthyer prej tij, “Vizita e damës plakë”. Kjo e fundit, sjell, me regji të Kiço Londos, pritet të trokasë më fuqishëm se kurrë në qytetin myzeqar. “Dama plakë”, produkt i njërit prej shkrimtarëve më të rëndësishëm në botë, Friedrich Dyrrenmat, ngre një pyetje shumë aktuale edhe sot më tepër se kurrë: “A mundet që një milion dollarë të blejnë ndërgjegjen e një qyteti të tërë?”. “Vizita e damës plakë” do të flasë shqip, pikërisht falë përkthimit të publicistit që sapo është ndarë nga jeta, Ardian Klosi.

“Stafi i shfaqjes ‘Vizita e Damës Plakë’, në shenjë nderimi për përkthyesin e veprës dhe njeriun e kulturës shqiptare, nuk e ngjiti në skenë shfaqjen mbrëmjen e së premtes ashtu sikurse ishte parashikuar. Po ashtu, stafi shpreh ngushëllimet për përkthyesin, studiuesin dhe mendimtarin, Ardian Klosi”, - kanë qenë këto fjalët e adresuara në një komunikatë zyrtare.

Ndërkohë, kjo dramë vjen këtë herë nën interpretimin e aktores së madhe, Tinka Kurti. Një tekst rreth njerëzimit reduktohet në shkallën e një tregu provincial, një satirist i pashtruar që asgjëson barrierat ndërmjet viktimave dhe ekzekutuesit, një miksim i komedisë mizore dhe dramës. “Vizita e damës plakë” është një shfaqje për fajin, hakmarrjen dhe lakminë. Interpretë të tjerë janë: Myzafer Zifla, Astrit Hasani, Deshmir Halitaj, Marvin Tafaj, Miola Sitaj, Doriana Çaushi, Shpëtim Shehu, Hasan Bregu, Klajdi Marku, Todi Llupi etj.

Shfaqja është e ndërtuar mbi një pyetje të papërshtatshme: “Cili është çmimi i ndërgjegjes sonë: dëngje me dollarë apo ndoshta 30 monedha argjendi?”. Vepra ngre pikëpyetjen nëse është e mundur të blihet drejtësia në njërën anë dhe, në anën tjetër, nëse vrasja dhe hakmarrja personale mund ta çojnë drejtësinë në vend. Fuqia e dramës qëndron veçanërisht në skemën e mundësisë së dhënies së drejtësisë për një milion dollarë. "Vizita e damës plakë” e pati premierën në Zyrih në vitin 1956.

Dyrrenmat ishte 35 vjeç në atë kohë dhe vënia në skenë e dramës i siguroi atij njohje të menjëhershme ndërkombëtare, duke i atribuar reputacionin e dramaturgut. Kjo është shfaqja e dytë e Kiço Londos në “Bylis” të Fierit, pas komedisë “Jo vetëm shtrirë, bëj diçka”, premierë në muajin mars, bashkëpunime këto mes Teatrit Shëtitës dhe Teatrit “Bylis”. Ndërkohë, komedia “Jo vetëm shtrirë, bëj diçka” do të shfaqet në datat 29 dhe 30 prill në Pallatin e Kulturës “Vaçe Zela” në Lushnje, duke realizuar kështu një nga idetë e fillesës së Teatrit Shëtitës, gjithpërfshirje të zonave artistike jashtë Tiranës.

 

Fieri.com / Majlinda Rama

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0