Ismail Kadare fiton çmimin prestigjioz, Princi i Asturias

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare ka fituar çmimin prestigjioz ndërkombëtar "Princi i Asturias për Letërsinë" Prince of Asturias Award for Letters. Çmimet u ndanë sot në Spanjë, ku Kadare triumfoi mes shkrimtarëve të njohur botëror si shkrimtari japonez Haruki Murakami, shkrimtari çek, Milan Kundera, italianit Antonio Cabuçhi, holandazit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë.

Mediat e huaja shkrujanë sot se "ishin 31 kandidatë, pretendentë për të fituar Çmimin Princi i Asturias për Letërsinë nga 25 vende të botës. Çmimi ndahet nga fondacioni "Prince of Asturias" që ua akordon "atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë". Gazeta e njohur spanjolle, "El Mundo" njoftonte se kandidati shqiptar për çmimin "Nobel" e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj.

Në cilësimin për Kadarenë mediat e huaja shkruajnë se ai është një shkrimtar, i cili filloi të fitojë famën e tij me romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", në vitin 1963, roman, me të cilin Kadare arriti njohje brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë dhe që sot materializohet me një nga çmimet më të rëndësishme në qarqet letrare të botës".

"Kadare është një studiues i madh i traditës shqiptare dhe i këtij vendi Ballkanik", shkruan "El Mundo", duke cituar se veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës. Këtë çmim më parë e kanë fituar shkrimtarë të ndryshëm si Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Camilo Jose Cela, Claudio Rodriguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Gunter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz.

Me marrjen e këtij çmimi, Kadare konsiderohet tashmë shkrimtari i parë shqiptar që e fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Spanjë.

 

Burimi informativ / Shekulli

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
4.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.