Letër Mikaelës

Font size: Decrease font Enlarge font

 

Edhe mua jeta me ka larguar prej vitesh nga fshati im i lindjes dhe, te them te drejten, nuk kam mundur te dale shpesh nder keto ane ku edhe fusha edhe qielli edhe vete dielli, me ngjajne se jane vetem te mite e, si te tille, jane me te bukurit e me te cuditshmit ne tere boten!..

Mikaela, mbesa ime gjashtevjecare e lindur ne Greqi, do cuditej po t’ja thoshja keto fjale por, se pari, do t’i duhej te mesonte gjuhen shqipe, ate gjuhe qe flas e shkruaj une edhe  prinderit e saj……

Epo, Mikaela duhet te shoh  me sy  pa te besoje ne ato qe them une! Sot qielli eshte me re dhe, ndajnate,  hena nuk do dale edhe sikur Mikaela te  prese tere naten me syte ne qiell!…

Kete une e di mire se jam rritur ne keto fusha te bregdetit mes lumit Vjosa dhe atij Seman. Nuk i harroj lodrat e femijerise me naivitetin e tyre  mallengjyes. Ne vinim bast me dy zogj harabeli se neteve me qiell me re hena nuk do te dilte. Kete e dinim te gjithe por te tere gabonim: Hena dilte por nuk dukej nga rete qe ne i harronim!

 Nuk e di nese i kujtohet Mikaeles se vogel shetitja  e nje mbasditeje nga ato dite te pushimeve me prinderit e saj ne perendim te diellit ne keto ane.

 Duke prere rene e pluhurit qe ngrinte pas nesh makina, trumba zogjsh hidheshin ne anen tjeter te lumit te vjeter. Cicerimat e tyre ma terratisen mjegullnajen e viteve. Keto jane “jevgate” lajmetare te ardhjes se vjeshtes, prologu i qiejve te ylberte perpara dyndjes se reve te terratisura, nokturne te brengave te permallshme per ata qe nuk jane me, trishtimi i embelth i permallimit, regetima tinzare e reumatizmes se moshes…

Kjo krahine, e quajtur Topoje dhe Seman, ka dhe te lehte e njerez te bute. Ketu cdo stine ka ngjyrat dhe zhurmat e veta. Ka njerezit dhe endrrat e veta, merzite dhe bukurite, edhe zogjte, edhe druret, edhe rete edhe diellin se, ndryshe, si do t’i njihja une se ishin te vendit tim?! Degjoni si feshferine era neper kacube, shikoni si bien njera pas tjetres gjethet e kavakeve e cukasin tek plasin qeskat me fara te arrira te cikoreve…Matane bregores hov perpjete shtjella e ajrit e ndjekur nga trumbat e harabelave; marinat fishkellijne dhe krendet ngjyre okri haperdahen ne tere dheun e sperkatur nga lageshtira e mjegulles se mengjezit te vjeshtes se vone…

Nje gargull i vetem qendron pezull ne lartesite e kavakeve perballe diellit qe po i  lane fushat me ar!

-Kaca, kaca edho!-ja pate Mikaela e vogel dhe babi i saj frenoi.

Vogelushja shenonte me gisht ate gargull qe lodhej aq shume me krahet ne levizje vetem e vetem se i pelqente te dukej para nesh se ishte ai zot i ketyre fushave e, gjithcka qe leviztte poshte tij, ishte e perkohshme!…

Dhe vertete, te gjithe ne dhe aq me teper Mikaela, e shumta ne mbremje, do te qeme larguar prej ketej. Te nesermen Mikaela dhe familja e saj do te nisej per ne Greqi. Do vinte perseri vitin e ardhshem, edhe ne tjetrin, vec, ne njerin nga vitet qe rrjedhin pambarim, ajo…A thua vertet  nuk do vinte me?!…

Njoh, ose kam njohur disa te lindur e rritur ne keto ane qe nuk vijne me sepse…

Tashme ata e kane ndertuar jeten andej dhe malli per vendin e tyre, edhe i pashuar, jo gjithnje gjene force te mposhte strukturat jetesore te ndertuara sipas fateve  dhe aftesive te gjithsecilit nga ata te emigruar…

                                                                  2

O zot, babi i saj e ndali makinen por deri ne kete cast une nuk pashe qe ai te ndiqte me sy ate qe shihte  e  ngazellyer Mikaela e vogel. Ai e pa ate zog vetem atehere kur perplasi pellembet dhe thirri Mikaela e vogel duke e treguar me gisht lart ne qiell…

-Do t’i bejme qejfin, do ta kapim gargullin!

Dhe nuk priti por doli nga makina, drejtoi ciften dhe e shkrehu!

Gargulli ra me koke mbi llamarinen e makines duke leshuar nje tingull te mbytur. Copat e kartonit gjysem te djegur te fishekut te sacmave vazhdonin te binin nga lart te ngathte, indiferente dhe une mezi prisja t’i shqelmoja…

Qeshi, qeshi me te madhe Mikaela e vogel por kur pa se si iu turra kartoneve te lehte copetuar nga forca e shperthimit, mbeti e frikesuar. Ajo, kokulur, zuri te ferkonte me gisht suprinen e makines ku kishte rene zogu i vrare.

-Po ju, c’keni qe me rrini keshtu?! Ju vjen keq per gargullin?! - Me shkeli syrin babai i     Mikaeles.

-A te kujtohet kur i zinim me tjegulla posht arrave? – ia ktheva

-Posi…Gjemonin pas bubuzharrave…Iku ajo kohe…Mikaela, pse nuk e…

Ai vazhdoi ne greqisht, pastaj m’u kthye mua: Po i them ta marre, kjo…

Mikaela  hyri ne makine dhe zuri te qante!

Sikur e kam para syve se si i dridheshin ato supe te vogla, se si i pikonin lotet  ne duar e  ne preher, i vareshin teposhte faqeve te njoma…Por sec mermeriste ne greqisht!..

 Kaluan dite dhe vjeshta mbaroi. Erdhi dimri me re te trazuara, me shkurret pa gjethe, me brymat  e bardha, me tymin e zjarreve te cobaneve te ardhur nga viset me male ku ulerinin ujqerit, me thirrjen e trishtuar te zogut  te vetmuar ne qiellin gri….

Po ai gargull i vrare,  ku mbeti?!

Ne udhezat ndane fushes ku era fshik pllashtirat me uje, ne perkundjen e majave te kavakeve apo ne gojen e nje qeni te rrugeve, ai gargull…

Jo, harrojeni gargullin e vrare, tashme kane kaluar dite e muaj!

Edhe une doja te harroja por, mbreme, vone, me telefonuan nga Greqia dhe me thane se Mikaela kishte dy nete qe qante dhe nuk donte te fliste me me babin se “ai kishte vrare zogun atje, ne Alvani”!

Dhe kerkonte zogun qe qendronte ne fluturim...

 E donte atje, ne Greqi, ta shihte te fluturonte qe nga platia “Karaiskaqi”, t’i binte permes Athines e te kthehej duke ciceritur mu te dritarja e shtepise me qera e t’i peshperiste duke qendruar perpara saj me krahet ne rrahje te panderprere: Makaela, Makaela, ti nuk me kupton se ti nuk di alvanika! Se po te dije do ta kuptoje se perse une te therrese “Makaela”e jo “Mikaela”!

Budallaqe, po ai te perkedhele se te ka xhan, se gjuha e prinderve te tu ka aq e aq tinguj sa te te perkedhele, te te falenderoje, te te gezoje a te te mrekulloje edhe me vetem zevendesimin e vetem nje tingulli fare te shkurter!

Budallenje jeni ju se ju “dhen katallavenu” ja ti” qante vogelushja!

Oh, te qare bekej vajza, qeshte dhe qante edhe vete mamaja e saj!

Dukej se ishin te gjithe bashke atje prane telefonit se degjoheshin fjale ne zera te te gjitheve qe permendnin “Zogun”, “diellin te perendonte”, “gjyshin qe perlotej” si edhe ajo, vete sidoqe…

Po perse?! Nuk po kuptoja!

 

                                                                   3

Fajin e kishim vete, te tere ne qe, nga i njejti vend, mendonim njelloj e flisnim gjuhe te ndryshme!

Kuptohet qe asgje nga keto nuk do t’i thosha Mikaeles, ama dy fjale ja shkrova, ashtu si dija une; donin, s’donin, do t’ja perkthenin:

 “Mikaele e vogel,

Me ka marre malli per ty, perpiqu te me kujtosh edhe ti. Perpiqu te mos me harrosh deri sa  te rritesh sepse,  kur te behesh e madhe, edhe kur te jesh bere nuse, do te te ftoj te vish prape ketu te ky vend ku qave se babi te vrau zogun qe aq shume e paske dashur dhe me vetem nje veshtrim! Dhe, qe te kuptosh se c’vend eshte ky vendth i babit tend, une them se duhet ta kesh mesuar edhe gjuhen qe une, miky yt te flase e do te flase pergjithnje. Dhe, ne mos qofsha me ne kete bote,  do t’u kem thene  atyre gargujve  qe fluturojne ne qiellin mbi keto fusha, te mos kene frike fare nga ti, se ti i ke dashur qysh kur ishe fare e vogel e se do te zemeroheshe me te gjithe ata qe nuk te kuptojne sa i madh eshte malli yt per vendin e prinderve te tu e te vendit tend!..

Me shkruaj edhe ti, sa jam akoma ne kete bote, vec ne gjuhen qe flas une!”

Ketu e mbylla letren per Mikaelen dhe e hodha me doren time ne kutine e postes.

Do ta kete marre valle, Mikaela?

Sidoqofte, une pres. Mbase duhet te pres gjate, Mikaela e vogel ka shume mundesi te vonohet ne pergjigjen e saj se ajo do te ma ktheje pergjigjen pasi te kete mesuar gjuhen me te cilen i pata shkruar… Me bast!

                                   

                                                                                         Fieri.com / Andrea K. Prifti

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Soni 16 February, 2011 06:47:29
Prekese qe Mikaela.....nuk dinte shqip.Por qe kur prinderit i vune nje emer aq te huaj ne shqip sikur e mallkuan qe ajo te mos fliste shqip...
Ndoshta kjo nuk eshte fare ajo qe autori donte te thoshte....por mua kjo me preku me shume nga te gjitha.Me shume nga fakti qe u prek Mikaela,une u preka nga keto dy fakte te tjera
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00