Koha! Thjeshtë marrëshje

Font size: Decrease font Enlarge font

 

   Mua nuk më duhet  koha

   Unë dua fundin, fitoren - Hitler

                      

  I madhi Khajam, 

Asaj  “... ke kohë të prehesh në qetësi”

bëjini një korrigjim

 

  Koha s’ua la as ju këtë kënaqësi.

*******************************************************************

 

Unë, ti, ne

vijmë pa pritur.

“Erdhi koha” pa erdhëm.

Edhe të tjerët do të vijnë,

kur të “vijë koha”.

 

Koha! ...

tinëzarja, e pabesa.

Çdo gjë, që duket lindje,

nuk e lë në rritje.

Pikërisht  këtë moment vektorin,

 fshehtas, Koha e vë në kadencë,

drejt vdekjes.

 

Koha!

 s’ka  të shkuar,

as të ardhme nuk ka.

Momentin ka të shkruar.

Sekuencat momentale,

 në ngritje  a digresione,

thepave, gërxheve,

brinjave a të errtave hone,

 rrjedhin.

Rrjedha,  një abstraksion,

që nga një shtysë bëhet aksion.

Në barkën e Noes koha mungonte.

U zhytën në ujë,

në pika e molekulë,

nuk e panë e nuk e gjetën kurrë.

Shkelën, ku rrjedha përplaste momentin,

E panë atë të copëtuar e të dërmuar.

Mikrothërmijat shtyheshin për tu bashkuar.

Udhëtonin  përzierë:

me    lot-buzëqeshjen,

me vrer-mjaltin.

Fillimi mbeti sajesë, absurd.

Ashtu sikur thuhet “lindur”!

Nga paraardhësi genin në trashëgim:

(kush e di sa breza ikur)

 besa, nderi, syri, floku,

( si të parët i kanë pasur)

dhia, derri, dreri, ujku,

(brir, qime, dhëmb si dikur)

uji, ajri, guri, dheu,

(përbërësit e masën ruajtur)

Hëna, Dielli, Kashta e Kumtrit...

Të gjithë për finish startuar.

Mbi korsi  të asfiksuar,

të skualifikuar, më të shumtit,

medaljistët s’do të arrijnë kurrë.

Rreth nesh vetëm hapësirë,

ku dhe koha rrokulliset për në finish,

 pa më të voglin dyshim.

Nga fillimi i hamendsuar 

vazhduar kokulur,

përfunduar, të heshtur, në pluhur.

Një ruletë në lojën e trazuar,

ku Koha argëtohet dhe fiton,

Fiton atë që ka përvetësuar padrejtësisht.

 

Koha!

Thjesht marrëveshje.

Kurora, që mban padenjësisht,

gjithëpushtetin s’e mbulon përjetësisht.

Fundin i jep gjithkujt.

Në vorbën, ku jeta zjen qetësisht,

 edhe fundin e saj Koha

po e zjen njëkohësisht.

 

Koha!

Me të gjitha mënyrat vetëm korr,

edhe kur duket sikur mbjell.

Të buzëqesh,

të përkëdhel.

Në të vërtetë

    dhëmbët të ka ngulur thellë,

    shumë thellë.

 

 

 

    Koha!

Si kafsha grabitqare, kur është e ngopur,

luan me prenë.

E godit, nuk e vret.

    E  lë të ikë.

   Sa bën të largohet,

 me putër egër e mbërthen.

Bën ta kafshojë,

por e puth.

Epshin e saj shpërthen.

Sharlatanë do të lindin,

pak, shumë pak korifenj

 

Koha!

Në ekstaz, me gojëmbushje,

mbi atë që  s’është pronare,

në copëra e shpërndan.

Indiferente i shpërndan.

Fosile do të mbeten.

Studiuesit, në rrëpirat e kohës,

 në rërërat e hapësirës,

ku Koha do t’i hedhë dhe ata vetë,

i mbledhin.

E pamundur për t’i ribërë.

Historia e individët

nuk përsëriten asnjë herë

Mokrat e Kohës,

gjetjet e gjetësit, do t’i bluajnë.

Miellin e tyre do e  hedh përtej

për t’u pluhurosur në skeda e skedarë.

Ajo, që duhet të japë llogarinë,

“u servir” në mënyrën më bajate

ironinë.

Mokresha Kohë, ç’ka bluar,

edhe të mundej,

    nuk arrin kurrë për t’i bashkuar.

 

Koha!

 përpinë të vegjël,

vetë  të tillë i la,

të mëdhenj,

eh...i bëri,

   për vete, ama.

    Dhëmbpadukura, njerëzit i ha:

një e nga një,

po edhe të gjithë njëherë.

Kjo gojëmadhe,

nofullagjerë gëlltit:

nga miza te shkëmbi.

Edhe dheun,  për të mos pasur varr,

u a merr.

 

Koha!

Nuk pret të numërojë votat.

Ajo  i ka një lloj buall e krimb

Keni dëgjuar për zotat?!

I zbriti në Olimp,

brigjeve të Nilit,

Mekë e Betlehem,

në shpatet e Himalejeve

... kur deshi, i ktheu në eter

Koha barkhauz

sa planete të ngurta,

të gazta, të zjarrta

ka përpirë!?

Sa e sa ka për të përfshirë!

Për fundin e gjithkujt

 ajo vendos vetë:

Vonë, a shpejtë.

 

 

O Kohë!

-         Je shtrigë!

S’mund të drejtojë një gjë e lig

Fundi.

Ai, po, ai është mbret.

Po vjen madhërisht mbi:

tsunamet e vullkanet, tërmetet,

përmbytjet, zjarret,

e përplasje planetësh,

a, ndoshta, mbi grimcat e hapësirës,

të elektrizuara,... në  shpërthim.

Si kundërpërgjigje e dhunës së gjatë,

kundër pushtetit absolut,

kundër verbërisë së pa mat.

... dhe rrjedha do të ndërrojë rrugë

Të gëzohemi:

Ky  është Fund

Pa tjetër, është dhe Fillim

 

 

                        

Ramadan Brakaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0