Ne dhe ata

Font size: Decrease font Enlarge font

(ESE) Nga Andrea K. Prifti

Kur duam te clirohemi nga streset kerkojme te hyjme ne rrethe te tjera njerezish, te degjojme ne to te tjera mendime, pershtypje apo gjykime te ndryshme nga tonat. Kur ndjehemi te merzitur nga ditet monotone, na pelqen te zhytemi ne poteren e padjallezuar te te vegjelve dhe  ne endrrate e rinise; kur kerkojme nje keshille per te zgjidhur nje hall apo te flakim tutje nje brenge, shkojme tek bashkemoshataret qe vuajne a gezohen si ne me barren e pervojes se nje jete aq te ngjashme me tonen per dje dhe sot...

E cilit nga ne nuk i shkon mendja tek forca e rinise se ikur, te moskokecarja  perballe veshtiresive per te na rrahur zemra vetem per vitet e largeta aq te shtrenjta ne poezine qe mbartin per te na i zbuluar vec tek dashuria per shokun, shoqen  dhe te dashuren apo te dashurin...Dhe bredhim syte t’i shohim rrotull e atehere zemra shtrydhet nga trishtimi per buzeqeshjen e fashitur si  zjarri ne shuarje  mbuluar nga prushi i hirit te viteve...

Nese  kerkojme ndihme, te gjithe e ndjejme ate te jete mes nesh. Po si do ta kerkojme, a do ta pranojme ashtu sic na e ofrojne?!

O babi, ajo makina “Mitshubishi, eshte  e mire?...Po, shume...Ou, po pse nuk e blene edhe ti?!

O mami, ajo teta mesuesja i vuri dhjete Albanes dhe mua,  gjashte!.. Epo Albana do kete mesuar me shumese ti...Hic fare me shume, po babi i saj i dha mesueses gjithato leke! Pse nuk i japim edhe ne?! Po se nuk kemi...Po mire me ble kufje te kopjoje edhe une!

Cili nga ne nuk ka degjuar biseda te tilla mes prinderve dhe femijeve? Cilit prej nesh, me plot gojen a me gjysme zeri, djali apo vajza nuk i thote te verteten e frikshme se pedagogu merr para e se, ne pamundesi  a ne mosdashjen tone,  rrezikohet te rrezohet ne provim ose, me e pakta,  te bjere me poshte ne vleresim se bashkemoshatari i tij “i shkathet” e ryshfetdhenes?!

Ne qofshi  mes studenteve do te degjoni biseda te tilla por qe nuk perbejne lajm,  midis tyre kjo eshte me se normale dhe cudia juaj do t’i habiste ata: Po ky, nga hena ka zbritur?!

 Ata qe rrine me ore te zgjatura mbi libra tkurren dhe mpaken  ne trishtimin e mendimit per vitet qe i presin: Ata qe kane blere diplomate  jane te zote  te blejne edhe vendet e pakta te punes...

 Ti, o djale fatkeq  me aftesine dhe vullnetin tend, qe nuk munde a nuk deshe te beje pazar me aftesite dhe dinjitetin tend, do te vuash  pasojat e keqia te virtytit qe te kane mekuar prinderit e tu. E ne dashc te debatosh ne perballje me realitetin, do te marresh talljen dhe cinizmin e moshatareve te tu, do te te quajne “qorr” “ e” budalla” qe “as sheh e as kupton c’po ndodh rreth teje”...I tille do te thirresh edhe nese bie ne dashuri, ne ate dashuri qe kane njohur prinderit e tu ku zemra rreh si  e nderkryer  dhe bota e tere  fluturon ne qiell ku ka vetem lule dhe  harmoni, kur nder kopshtiet e permbytyra  nga drita e henes  ku edhe zogjte rrine zgjuar, druret fergellojne  teksa shohin  hijet e fshehta te dashurise qe cfaqen here atje e here ketu me puthjet  misterioze  te parajses ...O zot, mos fole, saken se i hapesh shokut tend per kete ndjenje sublime se do te t e marrin per te fantaksur, idiot, “Romeo” a “Zhuljete” ku “gjuhen”  pinjollet e pasura  a plakushet ashike per nje dore parash se...Paraja e bardhe ne dite te zeze! Edhe ne qofsh me i sjellshmi  e me bujari nder shoke, do te te

                                                                                    2

thone me buzeqeshjen cinike te njeriut moderne: Po, do te ishte edhe ca i mire te mos kishte nje te mete:  Bie ne dashuri si ne mesjete! Shikoni, ne qofshi i brezit te trete, (i dyti veshtire te kete kohe te meditoje ne vorbullen e turbullt te luftes per te mbajtur familjen) duke pare brezin qe po rritet, do te te te  shtrydhet zemra nga pamundesia per te thene ate c’ka ke perjetuar viteve  te rinise tende...Por ai hesht, madje sheh rrotull i trembur nga mendimi se dikush qe ka ndalur makinen luksoze tek kembet e tij hedh ca fjale te tilla si “ne te futsha ne makine, do te te ...” Mos”! , peshperite burri i moshuar dhe pret skuqjen deri te veshet te bukuroshes me kerthizen perjashta. Por ajo i shkel syrin bandillit dhe, pa e care fare koken,  kalon me tej  duke iu germuqur “plakushit qe i ka zene rrugen”. Medet, menjanohet i moshuari dhe mezi i mbane lotet i goditur nga vegimi i nje bukurosheje te larget qe, mu aty, vjene e cfaqet e turpshme, e skuqur deri te veshet ku regetijne  vathet e trasheguar nga gjyshje e saj  tek luajne nen  dritherimen e shpirtit te fisnikeruar nga dashuria “e dashuruar “...

Mjaft, dikush do te qesh me romantizmin tone! Para-para, qejf-hata! Manhatan-Dubai...Pa-pa-pa!   A thua ka qe e mendojne dashurine ne keto vende mahnitese? Mbase, ne ketej nuk e besojme me, ajo eshte transformuar  ne seks dhe ky i fundit,  ne biznes!

 E, perse na u dashka  atehere intelekti  dhe ndjenja  delikate ne kete vend kur nuk na sherben per t’u pershtatur me realitetin?!  Te gjithe e dime se jeten e rregullon truri e jo zemra!  Por miresia dhe bukuria  buron nga zemra... E  c’...pastaj?!  Mos kujton ti se do behemi patetike  e do veme kujen se dy a tre mes mijera te tjereve qenkeshin me te mire?!

“Nuk ekzistojne fenomene morale por interpretime  te fenomenit  moral” thote Nicja. Por  a nuk eshte libri,  ky thesar i shkences dhe i virtytit, ne shume e shume raste trotuareve,  si  nje fenomen i krijuar per te vlejtur ne nje fenomen fare te  pa vlere tek mblidhen kureshtare  a nostalgjike qe, jo rralle,  bien pre e talljeve te kokoroceve me zixhiret e arte nder qafat dhe duarte e papastra?! A ka dhimbje me te madhe per shkencetarin e moshuar a shkrimtarin e talentuar kur sheh te shkelmosur ate liber te permbysur te cilin, o zot, per t’i pare titullin si nje kureshti  zbavitese, e kthejne me kembe ne anen tjeter?! Te duash kulturen eshte nje fenomen moral, ta shohesh ate te gjunjezuar trotuareve eshte nje interpretim i fenomenit per kohen tone. Te  respektosh njeriun me kulture eshte fenomen moral, ta lesh ate te papune e te paperfillur  rrugeve pa cak,  s’eshte vecse nje interpretim bashkekohor i fenomenit moral!

Nder lokalet me tym duhani, ne ngreme zerin kunder  jo per ryshfetin favorizues te tenderave me parate publike por per ngathtesine dhe paaftesine e tone ne afera te tilla, as per nepotizmin dhe militantizmin partiak qe ka kapur administratat por per qorrllekun tone qe nuk mundem te turreshim ne kohe  e ta rregullonin kete vend per veten tone. Ne nuk ndihemi  aspak te merzitur me balten dhe aksidentet, Nuk revoltohemi per  ngritjen e cmimeve e per faturat fiktive te energjise se faturuar por...

Ne, vete ne, per te gjitha e gjithcka psheretijme e themi me inat e pakenaqesi vetem e vetem per mefshesine tone  kur te tjeret, ata qe drejtojne, perfitojne...

Pse, me i shkathet qenkesh filani i filankes dhe filanka e filanit?! Ah, vec mos me ardhte njehere ne dore pa di une si nuseroj(!)

                                                                                   3

O zot, si nuk e hape gojen njehere, vetem njeherez e te na e kujtoje se gjithnje do te mbetet  dikush ne opozite dhe ne ditet e tyre mjerane perseri do te enderronin te ktheheshin ne pozite per t’ja lene topin te tjereve. Dhe keshtu ikin ditet dhe vitet ne nje perplasje tragji-komike per pushtet  duke e pare kete te fundit  si te vetmen mundesi  akomodimi ne kete vend qe quhet Shqiperi!

Po ku qendron atehere “padrejtesia”  tek ky vend qe na dhimbset  sa here qe, te detyruar nga pamundesi a per te jetuar si njerez ketu, mendojme ta braktisim?

Ne ekranet gjigande nder sheshet publike pa asnje drojtje nga veprimi i ligjit qe nuk ja mbane te veproje ta mbroje nga ndotja akustike , lypesit afrohen te shohin filmin per Krishtin, te varferit enderrojne te behen te pasur duke mesuar menyrat se si e kane bere kete gje politikanet duke degjuar politikanet qe u nxjerrin te palarat politikaneve.Te pasurit shohin filma me seks duke bere seks neper vilat e pergojuara nga ata qe “nuk kane c’i bejne gomarit dhe i bjene  samarit”. Nder kate te nendheshme lulezojne lojerat e fatit nga njerezite e pafate. “Ndotja akustike” e anatemuar nga fjalori modern i shkencetareve ne vendin ku nuk aplikohet dot shkence, bucete me tersellime nder veshe te gjithkujt  pa ja prishur terezine askujt...

A nuk eshte kjo pamja e shperfytytruar e nje shoqerie per njezete vjete rresht e dashuruar me lirine aq te desheruar?! Te dehur nga endrrate,  gjate te mohuara, ne e shohim te miren  si permbysje te se keqes duke harruar se e keqja nuk eshte vetem ne nje forme te cfaquri, te shemtuaren nuk e gjejme tek ecja mbrapsh kur e bukura ka humbur ne largesite  me horizonte te mjegullta  ashtu si objekti qe ofron veshtrimi i te dehurit ne orgjite e dala boje prej vitesh te festave dhe fjalimeve bajate te paspermbysjejes  se diktatures te ciles, paradoksalisht,  akoma  vazhdojme t’i  referohemi  per te gjykuar  per  madheshtine e arritjeve  te sotme!

Ketu ecja merret per ndalje, ndalesa  per kembengulje. A nuk ndodh keshtu me pushtetet e instaluara te politikes sone?! Thomeni po mundet se largimi nga pushteti nuk eshte vetem humbje e shanseve dhe rrugeve te pasurimit por edhe  fyerje per politikanet e se kokengjeshja nuk duartrokitet si vlere per ata! Po, por per te qene te sakte, duartrokitjet i bejme ne, ne qe votojme e behemi  tifoz te megelomanise dhe moskokecarjes ndaj modestise: “Burri i forte bene hair, i thjeshti  dhe i urti nuk eshte as per veten e tij” ! O zot, tere jeten na eshte thene e sterthene neper libra e ne tubime solemne se “qengji i urte pi dy nena”!

Po ne i jemi  turrur njeres, asaj qe eshte ne maj te qeverisjes se jetes per t’i zene vendin e jo per ta rrezuar  me qellimin per ta permiresuar!

Nese dikush  nga ne del te debatoje mbi qorrollisjen tone, te ngreje zerin per padrejtesite dhe amoralitetin politik qe kane marre “qytetarine”, ne do t’i blatojme talljen ose, ne rastin me te mire,indiferentizmin...Ne do ta abandonojme! Po cili nga ne e deshiron braktisjen nga “ne”?

Ne kete rast ai “dikushi” do te na kujtoje piktorin qe hedh me dhimbje pejzazhin e lendinave te harlisura nen qiej pa re qe aty, perpara syve te tij, nje turme e stermadhe njerezish me tru sa te femijeve trazovac,   perpiqen t’i zene vendin njeri-tjetrit atje ku lulet dhe bari eshte me i bukur...Dhe ne kete perpjekje,  perleshje,  ngerdheshje a perleshje, gjithcka do te shkelmoset e shkaterrohet!

 

                                                                                       4

Por, s’prish pune, brezat qe vijne do te shohin bukurine e pejzazhit dhe do t’i blatojne njeriut piktor  titullin “Nderi i Kombit”. Politikanet, kryetaret e Bashkive e  te komunave,  ministrate, kryeministrate apo presidentet e vendit do te kene rastin fatlume te flasin nder tubime elektorati per  programet e tyre politike, imazhet e begata te atdheut nen qeverisjen e tyre deri  ne castin e shkurter  te leximit te tekstit te titullit te blatuar per piktorin...(Emrin do t’ja  peshperise ne vesh shoqeruesi  a ndokush tjeter qe nuk i ndahet shpures shoqeruese te personalitetit)

Po ne, populli, c’fituam?!

Ne e ngrysshim keshtu , do belbezojme me dhimbje te pafund per lendina te nxirosura nga flaka e trazovaceve nen qieje gri, per nje lendine plot bar e diell qee paskeshin kthyer ne beton e nje tufe shqerrash paskesh mbetur pa...Dhe plot xhevahire te tilla qe, ne daci quajini “lajthitje te skerozez a percartje romantike” por qe  te gjitheve do te na vershoje  nje mall I  madh per shoke te dashur e harmoni te natyres se bekuar! E bekuara dashuri per ne, per ty, per ata, ku je?!...

Sec don te thote, dicka si pendimi se perse e kaloi i hakerryer kete jete, por nuk mundet me!

Zoteri, sigurisht qe ky njeri  si ne, qofte edhe me titull nderi, nuk mundet me, ky njeri  si “ne” eshte teper i vonuar, ku qe deri dje?! Por, i penduar, ai meriton nderimin tone, dikush duhet te thote dy fjale per kete njeri si “Ne” para se t’i hedhim nje grusht dhe...

Pallavra! Nuk ka  fare rendesi  se si mendojme, qofte edhe perpara fundit te madh, vlere ka ajo qe jetojme, qe ndjejme  dhe veprojme! Ne nuk na duhen mendime te tjera, keto le tua thone atyre qe nuk besojne ne ndryshimin per temire te ky vend se ne, ne qe dime te gjykojme c’eshte e mire dhe e keqe, e bukur dhe e shemtuar, nuk ka se si te zgjedhim te gabuaren  per jeten tone vec ne qofshim aq budallenje sa te presim degen ku jemi  ngjitur vete!

Se ne, me siguri, vetem per ca kohe e kemi humbur logjiken, caze te dehur nga liria e ca te qorrollepsur nga “drita e diturise” qe po na japin universitetet e hapura deri ne hyrjet e kateve te para te pallateve ashtu si lokalet e panumerta...Se, a nuk thuhet ne shkencen e fizikes se perballja e befte me driten t’i verbon nje cast syte?...

Po perse, o zot, gjithe kjo ngaterrese?!  Kush e ka fajin: “Ata”  qe na qeverisim  ne apo “Ne”  te qeverisurit  qe, nen kete qeverisje,  heshtim duke u vene veshin metodave te qeverisjes per te rendur  pastaj ne zgjedhjet konfliktuale per t’u zeme vendin pushtetareve te rrokullisur pasi te kemi adoptuar po ato metoda qeverisjeje per te rrembyer trofete e e te qenit ne qeverisje!...

Dhe keshtu, dite pas ditesh  e vit pas vitesh, rrekemi  me nje maratone vrapimi  ne nje vendnumero dramatike,”Ne” qe qeverisemi  dhe “ATA”  qe kane shansin te na qeverisin!

Por une besoj se kjo do te jete e perkohshme sic eshte e tille edhe koha e cfardo sadotejzgjatjeje te idiotizmit njerezor...

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Ing.Vasil Vaso Florida U.S.A. 15 March, 2011 06:28:08
Artikulli eshte shkruar bukur dhe ka shume vlera.Urime z.Andrea.Botoje dhe ne ndonje gazete qendrore.Megjithate mundoju te transferohesh nga ne,tek ata qe mos pendohesh ne boten tjeter.Po pres nje email.Pershendetje.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0