Ardian Marashi jep alarmin, ne rrezik gjuha shqipe

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Fondi që përmban 5.5 milionë skeda, në të cilat bazohen fjalorët e gjuhës shqipe që nga viti 1956, është në rrezik degradimi. Kjo deklaratë shqetësuese është bërë nga Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë. Skedat janë mbledhur për vite të tëra nga studiues në të gjitha trojet shqiptare. Disa prej tyre janë të shkruar nga emra të mëdhenj të kulturës sonë, si Selman Riza apo Eqerem Çabej.

Në një konferencë për trashëgiminë kulturore, të organizuar të hënën, Marashi vendosi të bëjë apel për shpëtimin e kësaj pasurie nga rreziku që i kanoset. Sipas tij, pa këta skedarë nuk mund të arrijmë tek ajo që vendet e qytetëruara kanë arritur, te krijimi i asaj që quhet thesari i gjuhës. Marashi tha se gjendja e rëndë e arkivave të gjuhës, etnografisë, arkeologjisë e muzikologjisë do të shmangej vetëm nëse ato dixhitalizohen. "Fondet në ambientet që janë vënë përpara 45 vitesh në ato ambiente të parikonstruktuara janë ende sot. Krahasuar me sot, kushtet nuk janë optimale. Pasuritë e këtyre fushave të trashëgimisë qëndrojnë të mbyllura në hapësira të vogla dhe pa kushte, duke i lënë të mbyllura për publikun për vite të tëra"- tregon Marashi.

Konferenca
Në aktivitetin e mbajtur  në restorant "Sarajet". Konferenca "Trashëgimia Etnokulturore në Bashkëkohësi" rezultoi të thoshte ka problematika që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Një prej tyre qe kërkesa e Marashit, fjalë e cila vuri theksin edhe tek restaurimi laboratorik i objekteve të tilla si qilima, veshje, stoli etj, së dyti ai kërkoi informatizimin e arkivit të prozës dhe të poezisë popullore që përbëhet nga 1.7 milion vargje, 10 mije proverba, 10 mijë faqe proze të cilat duhen hedhur në formatin elektronik. Në konferencë mori pjesë edhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri Zineb Touimi-Benjelloun. Ajo tha se organizata do të vazhdojë bashkëpunimin me vendin tonë me vëmendje në trashëgiminë kulturore, shpirtërore dhe monumentale.

Ndërkaq, drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ols Lafe tha se ministria ka disa projekte "që i kanë vënë në dispozicion publikut një arkiv të tërë audio për të hulumtuar pranë Instituti të Gjuhësisë në shërbim të prezantimit, ruajtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë shpirtërore". Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe nga ana e tij tha se monumentet kulturore janë në funksion të turizmit kulturor i cili sipas UNESCO-s sjell të ardhura financiare 26-28% të GDP-së, që është 8 miliard dollarë.

 

Burimi Informativ: News 24

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0