Fieri im, qyteti im …

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ne qytetin tim te super uzurpuar nga ndertimet gjatoshe, dhe rruget premtuese te se ardhmes se pasigurte, nje ndjenje akoma qendron magjike, mitike, autentike, e pa prishur, e pa kompromisuar, a pa kohte dhe e vertete. - Malli!

Fieri im, qyteti im …

Eshte nje tjeter gje, dicka e myzeqaruar me dashuri dhe ngrohtesi. Nje lidhje shekullore mes rrenjeve te mija dhe dheut te eksavuar nga arkitektura e re. Nje fotografi e nje fytyre familjare qe befas me shfaqet teksa eci ngadale ne bulevardin Jakov Xoxa, apo mbi uren me shkalle qe vec emrit asgje tjeter nuk i ka ngelur, dhe si pa kuptuar me uron mireseardhjen ne token ku dikur vrapoja si ne kopeshtin tim te pa qene.

Imazhe me jete, e me proza te gjalla qe transformojne ide gjeniale ne grupime popullore dhe artdashes.

Mundohem te dal per nje cast nga ajo c’fare syte me shohin, nga ai fakt raskapites i perqafuar nge stresi i panikezuar, per nje shprese pa ane qe zbehtesisht me pershkruan idera, dhe atehere.., miqesisht ndihem i ftuar ne nje udhetim te ngrohte ne venat e qytetit tim. Pastroj gjykimet nga mendja ashtu si dikur floket e bores se re nga supet, dhe perqafoj qytetin tim si te jem ndare prej tij prej shekujsh. Nuk dridhem, zeri nuk me venitet, ne zemren time vec uroj qe qyteti im te me mbaj mend, qe perseri te ndihem si ne shtepine time.

Eshte cdo gje ne koken time, e ndjej.., eshte cdo gje rreth konstratit midis jetes se perditeshme dhe jetes qe vertete deshiroj ne qytetin tim. Rruge te reja me emra te ndryshuar, godina fantazem qe me zene frymen, me ftohin shpirtin, koka njerezish me qime te zbardhura nga dielli i fushave fshatarore me shtyjne ne rruget e ngazelluara, dhe pa hyre mire akoma ndihem jashte. Ndihem i huaj, i pa gjuhe, i panjohur.

Ne trotuaret kur dikur ecja me kepucet tere balte nga bredherimet e fundit neper fushat e sportit dua te ndjen perseri gremin e zverdhur nga pa ujitja te me gervish shputat e kembeve te zbathura, dua shiun e fund-prillit te me zgjoje edhe njehere krenarine e te qenit qytetar fierak, pjesetar te nje shoqerie dominuese shqiptare.

Dua..., por zilja e mengjesit ma prish skenen e ndertuar pergjate nates. Teksa vishem per ne pune murmuris me vete. "Nuk kemi mbarua akoma qyteti im, pergatitu per nje raund te ri, dhe kesaj here jam gati te ndryshoj sfondin ne nje te ardhe te pastert, te mrekullueshme.“

 

Fieri.com / Indrit Sulaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00