Promovohet në Fier “Rrugëtim mes realizmit dhe modernizmit në prozën e Jakov Xoxës”

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Jakov Xoxa zbret në Fier sërish me një tjetër studim monografik. Në ambientet e Bibliotekës Publike në qytetin e Fierit u prezantua kjo prurje e re me titull "Rrugëtim mes realizmit dhe modernizmit në prozën e Jakov Xoxës", nga autorja Aurora Damini.

Merrte pjesë në këtë takim promovues studiuesi dhe shkrimtari prof.dr. Nasho Jorgaqi, poeti dhe kineasti Petrit Ruka, shkrimtari Myrteza Mara, kritiku Nuri Plaku, Agron Xoxa, i biri i Jakov Xoxës, kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqaj, mësuesi pasionant i letërsisë, Toli Shabani, e shumë personalitete të letrave, intelektualë të qytetit e miq të autores.
Të pranishmit kanë sjell vlerësime, jo vetëm për figurën poliedrike të Jakov Xoxës, por edhe për studimin e bërë nga Damini. Kjo e fundit në librin e sjell për lexuesin e gjerë na dëshmon të tjera detaje e rrëfime mbi veprimtarinë krijuese të Xoxës.

Prof.dr. Nasho Jorgaqi u shpreh se Jakov Xoxa është një figurë që kërkon vëmendje në cdo kohë, nga cdo brez.

“Gjuha e Jakov Xoxës kërkon vëmendje të vecantë dhe studim të vecantë, sepse ai ka larmitet shprehjesh dhe pasuri të pafundme. Do t’i sugjeroja autores ta vazhdonte lëvrimin në fushën e studimeve për këtë figurë të shquar të letërsisë sonë, tek i cili gjithmonë do të gjesh pasuri te reja”,-ka vijuar ndër të tjera Nasho Jorgaqi.

"Karakteri shkencor i kësaj vepre dominohet nga një rrezatim i gjerë hulumtues. Studiuesja Damini na prezanton një kontribut të ri në fushën e studimeve letrare kushtuar Jakov Xoxës, i cili i bën nder jo vetëm asaj, por edhe vet emrit dhe figurës së shkrimtarit tonë të madh",.Tashme mund te themi se kemi nje studim te bere nga Shefkije Islamaj, nga Kristaq Shtembari dhe se fundmi nga Aurora Damini, e cila ka ditur te depertoje magjishem ne universin xoxian- tha Nuri Plaku. 

"Është një nga analizat më të thella dhe më të plota që i është bërë këtij shkrimtari të madh të letërsisë shqipe. Autorja ka bërë një punë mbresëlënëse dhe një studim të thellë për letërsinë e madhe të Xoxës", - u shpreh ndër të tjera Petrit Ruka. 

Ndërkohë shkrimtari, Myrteza Mara u shpreh se ky është një libër me vlera të mirëfillta studiuese, ndërsa përgëzoi autoren për këtë insiativ.


Ndërkohë, një falenderim të vecantë bëri Agron Xoxa, i cili u shpreh se këtë libër e ka përjetuar me emocione.ndërsa ka falenderuar të pranishmit për nderin që i bëjnë figurës së babait të tij.
Autorja Damini u shpreh se ky libër është produkt i i një obligimi që ndjente ajo për figurën e Xoxës, temë më të cilën ka mbrojtur magjistraturën. 
"Me të vërtetë ndihem e çliruar nga një detyrim i madh që ndieja brenda vetes. Xoxa ishte një nga shkrimtarët e mi më të adhuruar. Personazhet e romanit "Lumi i Vdekur", mesazhet që përcjell krijimtaria e tij, mbeten të gjalla dhe koherente",- tha autorja. 

Aurora Damini ka lindur në qytetin e Fierit. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në degën gjuhë-letërsi e më pas studimet pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Është autore e librave : "Po nesër", "Kali i bardhë i ëndrrave" dhe “Rrugëtim mes realizmit dhe modernizmit në prozën e Jakov Xoxës”
 eshte nje tjeter botim i saj.

Fieri.com / Majlinda Rama

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (6 postuar)

avatar
Pilo 25 June, 2012 12:22:59
Aurora, Bravo dhe Urime.
Pac vec suksese.
avatar
Andrea 26 June, 2012 03:16:18
I uroj suksese autores! Edhe me shume libra te tjere me vlere.
avatar
alma 25 June, 2012 08:57:28
Te lumte poete dhe prozatore, gazetare tashme edhe studiuese serioze.Je femer inteligjente dhe punetore.E meriton....
avatar
Andrea 26 June, 2012 03:17:21
i uroj suksese autores! Edhe me libra te tjere me vlere....
avatar
vali 26 June, 2012 03:22:22
I uroj Aurores shume suksese dhe ne krijimtari letrare.
avatar
vali 26 June, 2012 03:23:26
I uroj shume suksese autores
total: 5 | displaying: 1 - 5

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00