Arkivi i TVSH-së, një pasuri në hall...

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Mbi 7 mln metër film ruajnë gjithë materialet që TVSH-ja ka transmetuar për gjysmë shekulli. Arkivi sot përballet me dy armiq: kohën dhe teknologjinë. E para ka dëmtuar filmin, e dyta nuk lejon transmetimin.

Për rreth dyzetë vjet me radhë, TVSH-ja ka qenë i vetmi televizion në Shqipëri dhe kjo nuk është diçka e panjohur. E vetmja dritare, me hir a pa hir, përtej së cilës shqiptarët shihnin çfarë ndodhte përreth dhe jashtë vendit të tyre.

Qysh kur filloi transmetimet, në maj 1960, në TVSH, paralelisht me këtë proces është zhvilluar edhe një tjetër: ai i arkivimit të çdo materiali të transmetuar, në të vetmin televizion që kishte Shqipëria. Çdo edicion informativ, program edukues apo argëtues, telefilm apo film artistik, është ruajtur aty. Sipas drejtoreshës së arkivit të TVSH-së, Enkelejda Pazari, janë rreth 7 milionë metër film programacion, që TVSH-ja ka akumuluar gjatë këtyre viteve.

Mes tyre janë të gjitha kronikat e lajmeve, programet për fëmijë, dokumentarët e realizuar nga vetë TVSH-ja, filmat artistikë, varietetë komike, filmime të ngjarjeve të ndryshme historike e sociale, regjistrimet e pjesëve që luheshin në teatër (falë kësaj sot mund të shohim pjesë si "Arturo UI", "Epoka para Gjyqit", "Cuca e maleve", "Tokë e përgjakur"), si dhe filma televizivë të prodhuar nga vetë televizioni.

"Ka qenë një periudhë kur TVSH-ja arriti të konkurronte Kinostudion, për sa i përket prodhimit të filmave", - tregon ish-drejtori i këtij arkivi, Besnik Kaltanji, duke përmendur realizmin me dy seri të titulluar "Dy korrierë".

Më tej, listës i shtohet "Plumba perandorit" apo edhe realizime të një versioni për televizion, krahas atij për kinema të veprës së Ismail Kadaresë, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Akoma edhe më e gjatë është lista e filmave të huaj që gjenden në këtë arkiv. "Zotëria 420" është i pari film i transmetuar në valët e TVSH-së, i cili do të pasohet nga një listë e gjatë telefilmash dhe filmash artistikë.

Në raftet ku ruhen këto filma, janë vendosur etiketa të vogla që tregojnë titullin në shqip. Për shkak të errësirës dhe lagështisë së ambientit, mund të lexohen me vështirësi tituj si "Skllavja Izaura", 7 seri (kaq është numri i serive të ruajtura në këtë kuti, shpjegojnë punonjëset e arkivit), "Konti i Montekristos", "David Koperfild", "Shulmajster", "Aventurat e Tom Sojerit", 13 seri të prodhimit francez "Spiuni i Perandorit" etj. Një listë e gjatë filmash që mbrëmje të tëra kanë mbajtur të mbërthyer publikun para ekranit të vogël të televizorit.

Duke shfletuar fletoret e mëdha, në të cilat janë shënuar me përpikëri titujt e filmave që gjenden në këtë arkiv - drejtoresha Pazari thotë se sapo ka nisur procesi i digjitalizimit - titujt e telefilmave, rreth fundit të viteve '80-të fillojnë të rrallohen dhe të zëvendësohen me tituj filmash artistikë. Aty gjen tituj që kinemasë botërore i thonë shumë, "Kumbari" i Martin Scorceses, "Lista e Shlinderit" i Steven Spilberg, "A nuk i vrasin edhe kuajt kështu?" i Sydney Pollack, "Full Metal Jacket" i Stanley Kubrick-ut e shumë të tjerë. Këto janë disa nga titujt që kanë mbetur në mendjen e punonjësve të arkivit apo edhe të atyre që i kanë përkthyer, pasi të gjesh një film me titullin e tij origjinal në arkiv, është mision i pamundur. Të gjithë janë ruajtur me titullin shqip dhe emri i regjisorit apo ndonjë detaj tjetër, nuk është vendosur kurrkund.

P.sh., filmi i regjisorit Brian De Palma, "Scarface", është përkthyer në "Njeriu me shenjë" dhe vetëm me këtë titull mund ta gjesh në arkiv. Por për filma edhe më të vjetër se "Scarface" është e pamundur t'i gjesh. Kështu, "The wilde one", një nga filmat më të njohur të Marlon Brandos, është "Shpejtësi skëterre".

Këto janë filma që, TVSH-ja, deri në fillim të viteve '90-të i ka blerë kryesisht në dy festivale të filmit, në Milano dhe në Venecia. Për këtë, shteti shqiptar i kishte çelur një fond prej 150 mijë dollarësh.

Pas '90-ës filmat do të merreshin nga RAI, ku redaktorja e asaj periudhe, Dhurata Lila, kujton se kryesisht ato merreshin nga rubrika e së hënës, që transmetonte vetëm filma "Oscar". Të gjithë këto gjenden në arkivin e TVSH-së, e cila i ka mbyllur tashmë në kuti metalike, u ka vendosur përsipër nga një numër dhe i ka renditur në rafte, aty ku do të qëndrojnë për një kohë të papërcaktuar.

Ndonjëherë ka ndodhur që drejtorë të programacioneve të kujtohen për këtë pasuri dhe të nxjerrin prej rafteve ndonjë film a dokumentar për ndonjë cikël nostalgjik apo ndonjë speciale.

Por, shumë shpejt edhe kjo nuk ka për të ndodhur më, dhe kushdo që do të ketë nevojë të përdorë këto materiale filmike - që për hir të së vërtetës, një pjesë e mirë e tyre janë të vetmet dokumente historike të filmuara - nuk do të ketë mundësi, për dy arsye të thjeshta: dëmtimi i filmit dhe avancimi i teknologjisë.

"Kushtet në të cilat ruhet ky film, lënë për të dëshiruar. Nëse para '90-ës ruhej në parametrat e duhur, në temperaturë -2 gradë, me përqindje lagështie 30-40%, sot nuk ndodh kështu. Një pjesë e filmit madje është vetëshkatërruar, pasi është ngjitur me shiritat. Tani ruhen me kondicioner shtëpie", - shpjegon Besnik Kaltanji, punonjës i arkivit të TVSH-së. "Përveçse duhen ruajtur në kushte të mira, herë pas here ky film duhet hapur për t'u parë dhe për ta ajrosur në njëfarë mënyre.

Sipas rregullit, të gjitha bobinat e filmit duhet që të paktën një herë në gjashtë muaj të kalojnë në aparaturë vetëm që të ajrosen", - shpjegon ai, duke justifikuar këtë neglizhencë me faktin se aparaturat që duhet të kryejnë këtë proces janë të amortizuara dhe porositja e të tjerave do të kishte një kosto shumë të lartë.

Një tjetër problem, sipas Kaltanjit, është edhe fakti që këto materiale nuk mund të përdoren më për shkak të evoluimit të teknologjisë televizive. Aktualisht, aparaturat me të cilat operon Televizioni Publik nuk janë në gjendje të lexojnë filmin në të cilin janë ruajtur këto materiale. Dy vite më parë, TVSH-ja ka bërë një preventiv për digjitalizimin e 7 milionë metra film që ka në arkiv, një shumë që rezultoi rreth 3 milionë euro.

"Ndërkohë që 3 milionë euro është një tjetër preventiv, më imediat, për ta kthyer televizionin në një televizion digjital", - shpjegon Kaltanji. Kështu që TVSH-ja gjendet përballë një dileme të ruajë të kaluarën apo të investojë për të ardhmen?

 

Burimi Informativ: SHEKULLI

 


Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (6 postuar)

avatar
Elona 25 September, 2011 12:10:43
Po kerkoj nje titull te nje filmi te huaj te shfaqur ne fund 80 fillim 90. Nje grua e pasur hidhet ne mes te krokodilave nga i shoqi, ajo mbijeton, behet nje aktore e famshme dhe don te hakmerret me burrin e saj
avatar
Arben Dedja 08 October, 2011 02:35:09
Ne shqip titulli eshte "Kthim ne Eden" me personazhe si Greg, Tara Uells (Stefani)...
Une po kerkoj titullin e nje filmi me kompiutera te kohes se filmit te mesiper me nje djale qe duhet te gjente nje kod i cili ishte bastard dhe kete e kuptoi kur nje personazh tjeter i thirri keshtu qenit te tij. Me ndihmoni dot?
avatar
Fitim Ramaj 30 December, 2012 09:46:54
Miredita. A mund te ma shkruani ju lutem titullin e filmit "enigma e reres" i transmetuar nga tvsh nga fundi i viteve 80 fillimi i viteve 90 ne gjuhe origjinale te filmit. Faleminderit.
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-1
Raporto nje shkelje rregullash
avatar
Rigels Kurushi 23 April, 2013 10:50:46
Ju lutem ku mund ta gjej filmin "Njeriu qe qesh"
avatar
brizidia bardhi 10 December, 2013 02:37:21
Kerkoj te gjej tillun e nje filmi visatimor per femije trasmetuar ne vitet 80/90 qe kishte si personazh nje delfin dhe nje djale dhe nje papagall.Kujtoj emrat roul dhe sebastian.
avatar
artan meta 29 December, 2013 07:01:10
si mund ta gjej filmin artistik enigma e reres transmetuar nga tvsh ne vitet 1980 1990 faleminderit
total: 5 | displaying: 1 - 5

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00