Fundi i Bekim Fehmiut, gruaja: Trupi do digjet, sipas amanetit

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Aktori ashtu në moshë të thyer ishte në banesën e tij në katin e nëntë në lagjen "Zvezdara". Rreth orës 15.30 ai ishte futur në dhomën e tij dhe në një moment djali i tij Hedoni kishte dëgjuar një krismë.

Vrapi në dhomën e aktorit, ka gjetur atë të shtrirë në krevat të mbuluar me gjak. Aktori i madh kishte shtënë me pistoletën e tij personale në gojë. Fillimisht ai kishte dhënë shenja jete, mirëpo disa minuta para ardhjes së ndihmës së shpejtë, ai ka ndërruar jetë. Mirëpo, se çka ka shtyer aktorin e madh që të ngrejë dorën ndaj vetes, akoma nuk dihet.

Ai atë ditë nuk ishte i hidhëruar dhe se askush nga familjarët nuk besonin se do ti ndodhte një tragjedi e tillë. Në shtëpi atë orë ishte djali i tij Hedoni, ndërsa gruaja Branka Petriç, kishte dalë në treg dhe në shëtitje. Lajmi për vetëvrasjen ishte përhapur për disa minuta kudo. Aktori i madh disa vite kishte probleme shëndetësore, ndërsa para katër muajve kishte përjetuar një sulm në zemër të lehtë. Kohëve të fundit ai ishte totalisht i izoluar dhe kohën e kalonte në shtrat.

Shumë rrallë dilte nga banesa. Bashkëshortja e Fehmiut, Branka Petriq një aktore e njohur, deklaroi se Bekimi ka bërë vetëvrasje në banesë rreth orës 14 deri 15, deri sa ajo ishte në qytet dhe se sipas saj ai për një kohë ka qenë i vetë izoluar, ka pasur disa probleme shëndetësore dhe psikike. Ajo tha se kremimi i trupit të tij (djegia e trupit) do të bëhet në Beograd, por ende nuk është caktuar data. "Kjo ka qenë dëshira e fundit e Bekimit", tha ajo.

Rebeli që braktisi skenën për shkak të terrorit serb

Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi. Ai atëherë kishte shprehur pakënaqësi rreth tërheqjes, duke pohuar se e bën këtë akt për shkak të propagandës së egër antishqiptare e organizuar nga serbët.

Në vitin 2002 në Beograd u botua libri autobiografik i Bekim Fehmiut, "Shkëlqimi dhe trishtimi", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë e deri në regjistrimin në fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Mirëpo libri ende nuk është botuar në shqip. Këto ditë e ka përfunduar edhe pjesën e dytë të dorëshkrimit të librit në fjalë në serbisht, dhe kap periudhën prej vitit 1956 e deri më sot.

_________________


Gjendet i vdekur në banesë Bekim Fehmiu, dyshohet vetëvrasje

Aktori shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu, ka kryer vetëvrasje në banesën e tij në Zvezdara, në rrethinën e Beogradit.

Motivet për këtë akt, tani për tani, nuk janë të njohura, raportojnë mediat beogradase.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se besohet se Fehmiu kreu vetëvrasje, pasi të shtënat kanë ardhur nga revolja e regjistruar në emrin e tij.

Bekim Fehmiu ishte 74-vjeçar dhe njihet si një ndër aktorët më të popullarizuar në ish-Jugosllavi.

Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq.

Ndër të tjera, ai luajti në "Arsimi Special", "Skuadrila partizane", ndërsa famën më të madhe në Jugosllavinë e atëhershme e arriti kur luajti në filmin e huaj "Lufta e Bardhë" dhe "Mbledhësit e puplave" të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967.

Ai gjithashtu luajti në filmin shumë të njohur "Odisea". Karrierën e ka zhvilluar jashtë dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso.

Ka bashkëpunuar edhe me John Huston, Ava Gardner, Sharlon Azbavuro dhe të tjerë. Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare.

Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe Arenën e Artë në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin "Roj".

Ka qenë i martuar me Branka Petriqin, me të cilin ka pasur dy djem - Hedonin dhe Uliksin. Uliks Fehmiu është gjithashtu aktor, dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin "Nesër në mëngjes", të Oleg Novakoviqit.

Bekim Fehmiu, në prill 2001, e botoi autobiografinë "Shndritshëm dhe tmerrshëm", të cilën e kishte shkruar qysh më 1985.

FILMAT:
Opštinsko dete (1953), Saša (1962), Pod isto nebo (1964), Neprijatelj (1965), Ko puca otvoriće mu se (1965), Klakson (1965), Devojka (1965), Roj (1966), Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966), Vreme ljubavi (1966), Tople godine (1966), Protest (1967), Skupljači perja (1967), Uzrok smrti ne pominjati (1968), Prljave ruke (1968, TV ), L'Odissea (1968, international TV miniseries), The Adventurers (1970), Klopka za generala (1971), The Deserter (1971), Paljenje Rajhstaga (1972, TV ), Libera, amore mio... (1973), The Last Snows of Spring (1973), Il testimone deve tacere (1974), Cagliostro (1974), Il gioco della verità (1974), Deps (1974), Košava (1974), Pavle Pavlović (1975), Permission to Kill (1975), Salon Kitty (1976), Disposta a tutto (1977), Black Sunday (1977), Specijalno vaspitanje (1977), Stići pre svitanja (1978), Partizanska eskadrila (1979), I vecchi e i giovani (1979, mini-serial), Široko je lišće (1981), La Voce (1982), Sarâb (1982), Crveni i crni (1985), Poslednja priča (1987, TV ), Un bambino di nome Gesù (1987, TV mini-serial), Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial), Il cuore e la spada (1998, TV).

 

Burimi Informativ: Shekulli

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0