Asgje te re nga fronti i perendimit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Pellum Kulla

“Milionieri “ i Pellumb Kulles ardhur posacerisht nga perendimi

(Titulli eshte i nje romani te Remarkut per luften boterore  ne frontin e perendimit , te asaj ane qe perfaqesonte qyteterimin . Nentitulli permbane titullin e vepres dhe vendndodhjen e Autorit  te saj)

Me sa duket , termi “ perendim” vazhdon te mbetet edhe ne kohet e sotme simbol  i qyteterimit  e i  emancipimit njerezor edhe  per ne te anes tjeter te botes...

Ja  vodha titullin ketij shkrimtari te spikatur te “Brezit te humbur”  pa frike se do te me zbulojne, brezi i ri nuk para lexon, ne, te “brezit a te kohes se humbur”,  nuk kemi kohe per gjyqe plagjiaturash artistike kur nuk po mundemi dot te dalim nga vjedhja e prones! E vura kete titull  ne krye te ketyre radheve te shkruara nje pasmesnate te trazuar nga perjetimi  i asaj  c’ka pashe  ate mbremje te 18 nentorit  te vitit tone 2010 ne sallen  dhe  skenen  e teatrit “Bylis”,  ulur ne radhen e “vipave” sic u thone sot ata qe, ose vuajne nga kompleksi i inferioritetit ose, me dinakeri, i vendosin atje per t’u bere qejfin  qe, “ishallah”,  te perfitojne dicka prej fuqise qe u ka dhene revanshi  ne keto ritme te percudnuara  qe ka marre sot jeta jone...Keshtu ka qene qysh ne ato vite te brezit tim te “humbur”,  keshtu vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite, asgje te re te mesuar ne “frontin e perendimit”  nga ne per  etiken  e sjelljes  njerezore  te barazise se komunikimit  e te se drejtes per te qene dinjitoz edhe  pas njezete vitesh miqesie me Perendimin e enderruar!...

 Ne te vertete, edhe ne perendim  i  respektojne “vipat”  por me ndryshimin qe, bashke me ftesen , u japin edhe bileten me cmimin perkates!..(Ne te vertete, naten e pare te shfaqjes, gati te tere jane “vipa” dhe nuk paguajne, se paku siguruam nje cfaqje me sallen plote!)

Ju duket vockelsi?!  Ketu paradoksi  nuk qendron te  cmimi i biletes  por tek  etika e veprimit:  “Ti nuk do te paguash,  jo se nuk ke para por se ke shume  me teper se keta qe mbushim sallen”!..Kuptohet, “vipi”  ka para shume me shume se akomoduesi   edhe se “turmat”, sepse nuk mund te jete  “vip” po nuk pati para te teperta ose pushtet  qe i  jep keto para e, tek e fundit, ka per t’ja dhene se ndryshe, ai nuk e leshon! ...Kjo eshte real-socialistja, kjo eshte filozofia neveritese e te qenit “dikushi” ne mes te “askusheve”, idiotesia  e kultures  se masave te kohes qe iku!  Perendimi  ne kete aspekt nuk ka sjelle asgje te re te ne!  Ne ketu, ne realitetin  e ri ne kohe,  vazhdonjme t’i bjeme fyellit me avazin  e vjeter.  Ne nuk rrokemi dot pa “Njeshat”  sidoqe hipokrizia e filozofise se vjeteruar  e nenvleftesonte individin duke trumbetuar fuqine e “masave”!

Sa per vete, e bleva  bileten me numer  3 ne radhen  e 12-te, 5 radhe mbi “vipat”  e, teksa  shkoja per t’u ulur, vura re se ma kishin zene vendin. Me moren dhe me cuan ne radhen bosh, fare bosh  te “VIPAVE”, aty ku nuk paskesh  asnje vlere me heshtjen e harreses se trishtuar, me ndotjen akustike te “cerreve “ te celulareve te pafikur  dhe te te sharave  vendshe te “garipave-spektatore”  mbjelle , sidoqe rralle, ne te dy parcelat  lart-e-poshte te salles!...

 

                                                                                    2

 Deri  sa filloi cfaqja mendova per kete dukuri qesharake ku vockelsia e “akomoduesve” te saj, pa nje pa dy, manifestohet ne nje harbuteri  te neveritshme,  pa  e vrare mendjen se sa fyes eshte veprimi  kur e ngre tjetrin nga vendi  qe eshte  i ruajtur e i blinduar per dike qe qenka “dikushi”!...Me qe kujtuar nje ndodhi e paradokohshme ne kete salle,  ne njeren nga shfaqjet nga autore fare-fare te rralle shqiptare,  se pari sipas preferencave te “Kryevipit”  i cili aprovon  vepren dhe “teatroret”  e pranojne ate  “apriori”! Ishte nje mbremje me shi  e me qiell me shkrepetima, behar i nervozuar, kur e sikterisen nga vendi  nje zonjez  elegante veshur me te bardha, e urte gjer ne cudi qe, pas daljes, shpertheu ne denesa  si nje femije i padjallezuar qe kupton me ne fund i tmerruar se bota nuk qenka edhe aq e bukur e ajo nuk mundej te lodronte si nje pulebardhe ne liri kur edhe qielli i beharit u terboka! E perfytyrova per disa caste ne ikjen e saj neper nate,  u inatosa me ata qe e kishin lene vetem ne kete nderrmarrjeje artistike se sa me radhen 7, te ftohte e te pashpirte  me tangerllikun, qofte edhe ne kontekstin e “boshllikut” ,  te asaj mbremjeje!...Ishte nata e dyte e shfaqjes dhe “vipat” e kishin pare me ftesat e nates se pare...Ah, po, m’u kujtua  se naten e pare kishte tre vende bosh ne kete radhe, mungonin tre “te rene nga vakti”, tre vipa qe e humben statusin e vipit sepse , njerin e kishte pushuar nga puna Kryetari i Bashkise dhe,  dy te tjeret, nuk i kishin zgjedhur ne forumet drejtuese te dy  partive nder shume parti  ku perftohet statusi i “Vipit”!...O zot,  si e kishin marr  vesh kaq shpejt “teatroret” qe nuk ua cuan ftesat?! Ka shume mundesi nga zhbirimi i ndonjeri t prej kalemxhinjve qe u vijne anes “ vipave” e ta bejne me sy  ty qe, pas cdo te qeshure me keto “ndere provinciale”,  te paralajmerojne per  “papunesi  te perjetshme”!...Eshte nje situate paradoksale qe, sado i tejngopur me perpjekjet per mbijetese,  te bene  te qeshesh! ..Mjere ata qe i gezohen te qenit “vip”, statusi i te cilit te jepet e te merret sipas situates politike dhe preferences se Kryevipit!

Por, mjaft per kete “vockelsi”, kolona  zanore, e denje per te na perlotur, na parapergatite per nje drame te dhimbshme dhe, vertete, e tille do te ishte  po te mos qe  gallavitur ne kompozicion e ne kakofonine e batutave te vjetra sado te goditura per dje por, gjithnje sipas mendimit tim, te zakonshme, te njohura, te perseritura ne tekste e ne vecansine e lojes se ketyre  aktoreve te atyre viteve...Asgje te re nga fronti i perendimit!

Aty nga mezi i shfaqjes , nuk isha ne gjendje te kuptoja: Ishte drame a komedi? Drame-satire apo skec  i gjate? Ajo i kishte te tera brenda dhe une perjetoja situata te mundimshme te dhimbjes, humorit por edhe  te gallates...Perpara meje qeshte duke perplasur kembet  nje grua e ulur mes kater femijeve qe e pasonin me “ua-ca-tha” (“Milionieri” bubullinte me “te t’eme” e te “sat’eme”)  e, mbi mua, ne radhen 8, nje zetrashe qeshte me hickelima...Nderkaq, ne skene, strukturat e narracionit  me fjale dhe levizje, (Ku nuk mungonte as divani , as kolltuku  e as krevatet qe hynin e dilnin me te kater rrotat duke u zene pamjen aktoreve qe hiqnin keq te kerkonin me sy spektatoret si t’u thoshnin: Jam ketu, ketu!) pervijoheshin lehte per t’u thyer pastaj me kukurizma te qeshurash  ne gallatat e batutave jo rralle te tipit te “portokallates” (Per te cilen uroj qe ky autor serioz ne profesionin e vet, te mos e kete zili) qe plaste “hi-hi-hi-te” e te vegjelve dhe te te rriturve te fiksuar pas idese se po shihnin “nje mrekulli” kaq shume te munguar e aq shume te reklamuar neper televizione, ne bisedat e dashamiresve:  “Vipa” me pushtet por pa  gusto dhe spektatore te thjeshte por edhe me gusto e kulture,  gjithnje te pafaje sepse, “t’i  kemi  inatin dhe t’i japim hakun,  autori dhe regjisori i kesaj shfaqjeje, Pellumb Kulla ,  ka qene goxha i suksesshem dje...

                                                                                      3

Sot po shohim  “Milionieri” apo “Koha per te pire helm”,  te begate me problematiken bashkekohore dhe teprine e personazheve dhe, ne pritje te zgjidhjeve  artistike te konflikteve, shkeputemi  per te rendur te kapim   “magjine” e zgjidhjes per  dramen tjeter, tjetren, tjetren ,  tjetren te trete, te katerten, te...E  te tjera!

E para, se ciles i perkiste edhe mesazhi kryesor,  ishte korrupsioni. E gjetur per kohen por e patrajtuar ne thellesine e domosdoshme artistike. Te flasesh per korrupsionin ne skene nuk eshte e mjaftueshme te ndertosh nje fabule  qe ka si fillese  nje “artifice”, sic eshte  “bingoja”. Madje kjo menyre te fituari parash eshte e tille qe nuk te ngjalle simpati  per vete faktin se nuk perben zotesi por  thjeshte, nje rastesi  qe  fati  t’a  ofrone e, si e tille, nuk te ngjalle keqardhje  kur t’i zhvatin ato para  te korruptuarit!  Sidoqofte, po ndalemi tek korrupsioni  si  teme mbizoteruese  per dramen ne fjale...

Korrupsioni  sot, ketu tek ne, jo ne perendim, nuk qendron thjeshte te parate por shkon teper thelle, deri  te shpirti i figurave politike dhe publike qe shiten dhe blehen;  te ligjet qe ndertohen dhe aprovohen ne parlament nen dirigjimin e “Vipit” apo “vipave;  te menyra e te folurit e te permbajtjes se mendimit;  tek stili i te dashuruarit  apo te te konceptuarit te dashurise nga te rinjte. Deri  ketu duhet te godiste vepra per te arritur thellesite e mesazhit te fuqishem e jo te rreshqiste tek ankesat e nje plaku inatcor a shakackat e nje trumbe personazhesh qe nuk ndryshojne  ne pjesen me te madhe perpara parase por luajne humorin e te pamoralshmeve!  Me perjashtim te nuses se djalit dhe te mikut te ngushte te “milionierit”,  gjithe te tjeret mbeten ata qe jane ne karakter e ne shpirt dhe, pa frike, mund te vendosen ne cdo situate e perpara parase, te mbeten  perseri  po  ata qe jane ne fillim te kesaj vepre!  Si te tille, ata operojne anemike, figura  “marionete” qe levizin e kercejne vallen  ritmit te  daulles se vepres qe eshte kapur qysh ne “goditjet,(fjalet) e para ! ...

“Nuk ekzistojne fenomene morale por vetem interpretime morale te fenomeneve” nenvizon filozofi Nice...

Kujtoni  personazhin aq te njohur,  Lipe Shtogu. Ai humor  i atyre koheve ishte brilant sidoqe te gjithe e kuptonin se ishte i paplote, i manget, i pathene ne ate c’ka do te perbente  thelbesoren. Por,  perballe rrezikut rrenqethes te te thenit  te gjerave  troc, (Varferia nuk do te vinte kurre ne permasa te atilla te perbindeshme  edhe  nese, jo nje,  por te gjithe te ishin “Lipe Shtogje” ) varferia e tmerrshme e kishte burimin te politika kriminale ekonomike e kohes e jo te drekat apo darkat mjerane t e ngrena!  Qe te bindeni, provoni  te vini  sot nje “Lipe shtog” ne skene, ose  tregojeni  diku dhe do te mbeteni  te zgenjyer:  Askush  nuk do te qeshte por do shihnin njeri-tjetrin ne sy: “Po ky, c’e pati kete?!” Forca dhe bukuria e nje vepre artistike duket te jetegjatesia e jehones ne publik c’ka percaktohet  se pari nga  universaliteti i mesazhit qe percjelle ne kohe dhe hapesire dhe, ne kete kontekst, ajo  c’ka thame me siper,  sot nuk funksionon me.  Asnje regji  e mire dhe asnje ansambel aktoresh “gjigand”  nuk e shpetojne ate nga  harresa e shpejte! Natyrisht, ne respektojme penat e asaj tematike te kufizuar nga gjynahet e kontekstit  “kohe ne veprim” ose, sic thuhet ndryshe “soc-realizem”  vec , sot,  mendimi i lire shkon pertej “vockelsirave”  si problemi i  listave te te ftuareve per dreke apo dhenia  gratis e biletes se cfaqjes artistike...Ama,  kurrsesi  duke lene menjane etiken qe con ne fyerje te dinjitetit te spektatorit duke i klasifikuar ata ne “vipa” dhe “turme” apo duke e hedhur hendekun  e denoncimit te korrupsionit  te frikshem me nje shprehje si kjo e “milionierit” ate mbremje te dates 18 te vitit 2010: “Do t’i zhdepja te tere...Te parin ministrin, te dytin...” Apo

                                                                                       4                       

me duket se permendi edhe kryeministrin?  Por kjo nuk ka rendesi, kujen te vesh, me  bubullima  e uturima poteremedha te shperthesh, nuk ka vlere kur nuk shohim  thelbin e problemit!...Ke treguar zjarrin por nuk na rrefeve shkarpat e thata qe po e ndiznin;  I  thua qorrit se po hardallosen shkreptimat, por nuk i the te degjonte  gjemimet e bubullimave!  Ne qe shohin vepren,  e duartrokasim  mesazhin kur na ke zbuluar  shkakun, pasojat i  marrim me mende  edhe vete!....... Sic shihet, jemi  nga ata qe parapelqejme “Artin e angazhuar”...(Kjo perbene teme me vete)

Por,  ne jemi akoma te drama...Pas te pares, vjen e dyta: Drama e babait te vetmuar me femijte ne emigrim. Thomeni  po deshet  se nuk ka drame prindi i moshuar  e  i semure, qe i kalon ditet dhe netet me halucinacionet e vegimeve te permallimit;  me ankthin e merakut per ate bote te larget e fare te panjohur per te atje  ku kane degdisur femijte e tij; me perpjekjet e stermundimshme per te mposhtur ndjenjen e pakenaqesise e te inatit per “harresen” qe vuan; me...Edhe kaq eshte shume... Me tej, vjen drama e trete:  Sado  paksa  e pervijuar, ajo ka premisat te zhvillohet me tej:  Qendrimi karshi parase e dhemshurise prinderore  te bashkeshorteve, djalit dhe nuses se “Milionierit”,  do te conte deri ne ndarjen  perfundimtare te tyre ne rast te, ta zeme, vdekjes se plakut...Por kjo eshte e drejte e autorit se si mund ta ndertoje.  Ne pozicionin e spektatorit,  duket  fare i tepert, e sajuar,  e kerkuar,  marrdhenia  femer-mashkull  mes  dy mjekeve, Xheni dhe Kaso.  A thua autori ka patur si qellim te na i bente  te neveritshem keta qejflinj te semure per para?  Nese kjo do te kishte efekt, korrupsioni do te mbetej ne hije e, ne kete rast, do te kujtoja hilete mjaft efektive te politikaneve qe ne vend  te deshtimeve ne ekonomi, trajtojne problemin e vleresimit moral me dhenie te “thaseve” me tituj  e grada  shkencore ! Po, cili prej  “teatroreve” do te preferonte sot titullin, ta zeme “qytetar nderi” perpara rritjes se rroges?!...Pastaj, dashurite dhe dashurickat sot jane nje problematike  qe nuk perbejne probleme madhore! (Mbase eshte e vetmja gje te re qe paskemi marre nga perendimi)...

Me tej, ne vend qe te vazhdoj me enumeracionin e dramave te pervijuara  brenda drame-komedi-skec it  te “Milionierit, po ju tregoj nje ndodhi  nga jeta e perditshme , nje te vertete konkrete jo artistike: Nje miku im, pas shume dilemash, guxoi  t’i kerkonte shokut nje sasi te vogel paraje  borxh. Gatishmeria e shokut e ngrohu, e cliroi nga drojtja dhe ai e dyfishoi shifren e borxhit te kerkuar. Teksa shoku, pa folur, zuri te numeronte parate, miku im shtoi edhe  nje cikez...ju betohem se shoku “paralli” reagoi i inatosur: “Ohu, tek une e paske gjetur te shkarkohesh ti  me njeqint hallet e tua?! Bir Selman i nenes ke te qaj me pare!” Dhe perplasi deren  e  u largua duke na hedhur persiper  tallazet e ujit qe ngriti lart makina qe uturinte nga gazi i tepert...Keshtu edhe shfaqja ne fjale:  Montazh i  i stergjatur problematikash konkrete ne pasqyrimin e gallavitur  artistik me imazhe te pervijuara ne linja te kaperthyera dramash, komedish, skecesh...

Kolona  zanore pas  pjeses se pare, sidoqe e vendosur ne vendin e duhur, kur shfaqja hyn ne linjat e humorit, do te ishte shume e gjetur per  “Fanfarat”, grupin e vogel “Dy dele treqind pare” , pjese mjaft e suksesshme e shume viteve me pare ne kete teater...”Po afrohen 90 veta, ja nis aktori Vasil Vaso i aso koheje...C’jane femra do strehohen ketu, djali i drejtorit me te fejuaren, po ashtu...Tasi, Nasi dhe kontrabasi ne hotelet e Beratit, te tjeret ne Lushnje!...C’thua keshtu, Po ne jemi grupi i vogel  “2 dele, 300 pare, ja pret Fuat Boci dhe ngul kembe qe te gjithe te futen si aktore e artiste te medhenje ne...A thua dashamiresia, malli, respekti, besimi dhe nostalgjia e detyroi regjisorin e degjuar te vendose ne kaq role kaq shume aktore me te cilet ka punuar dhjetevjecare te tere?

                                                                                    5

Mbase, por kjo i ka bere dem jo te vogel shfaqjes...Po, do thoni ju, si te vepronte ndryshe?! ... Kollaj fare. Regjisori Pellumb Kulla te ulej me autorin Pellumb Kulla e t’i kerkonte  ketij te fundit, natyrisht, me shume edukate, qe ta ripunonte vepren duke theksuar, duke e vene ne fokus te fuqishem problemin qendror, te tmerrshim “KORRUPSION” e, atehere, grupi i madh me koncert te vogel do te behej  GRUPI I VOGEL  ME KONCERT  Ca me  TE MADH”  dhe avazi i fanafarave aq te njohura tek “2 dele, 300 pare”,  do te tingellonte shume me me dinjitet tek spektatori me kulture. Le te zemeroheshin ata qe prisnin te qeshnin atje ku nuk duhet qeshur,  se nuk eshte e qeshur e bukur ajo qe shkaktohet nga  te sharat vence si “temen e semes”, as ajo qe shkaktohet nga  grimasat patologjike, nga  plagjatura  e defekteve fizike te lindura. Nje kembe qe hidhet caloke e deformuar, nje rrokje  e perseritur si krisma “ko”-“ko”-“ko” e kallacnikovit,  apo nje zgurdullime sysh  a pantomime kllouni qe te kujton Ben Shaken  e viteve 60-te  qe shkaktojne vecse gallate, nuk i bene ...dhe nuk i bene aspak  mire kesaj shfaqjeje...

Eshte fare e dukshme tepria ne personazhe e ne situata. Perse duhet te ishte me kater a me shume personazhe komisioni  i  dhenies se cmimit te fituesit te Bingos? Perse duhet te ishin pese a gjashte  perfaqesues te ekipi t mjekesor e,  pothuajse aq,  edhe ai  sanitar?!  Apo duhej mbaruar ne ryshfet shifra kolosale prej 250 milionesh e bingos se keshtu ia mbushim mendjen spektatorit sa gjigand eshte korrupsioni!  Jo, parate e fituar ne bingo mund te mbarohen edhe me korrupsionin e pak te korruptuareve: “Milionieri” ka  fituar vetem  72 milione!... ( I duhej thene autorit ta ulte ca shifren fituese te bingos)  Sepse, pas gjithe asaj kakofonie “ grerezash”  te korruptuara, u dashka te vije “pas qendie”  edhe nje farmaciste, madje na hyn per se treti edhe mjeku Kaso...(Aktori Vasil Vaso) e, kur  shpreson te kene mbaruar pjesetaret e grupit  “2 dele, 300 pare”,  bene balle  edhe kryeinfermjerja, (Keshtu me duket) i degjuari i madh per  role te vogla,  kete here i shnderruar ne goxha femer me skufe, Sotir  Stefa!  Dhe, duhet theksuar, Sotiri e luajti shkelqyeshem kete rol por deshtoi  tek   roli i kameramanit , sidoqe nuk  ishte faji i tij: Ishte uji i tepert ne veper  a dashamiresi e tepruar e regjisorit kaq te tkurrur nga autoriteti i autorit?...Po, a nuk ishte i tepert edhe roli i policit? Gjithe ky “kallaballek” ishte e veshtire te administrohej edhe nga “lukunia”  e krevateve qe pershkonin dendur tejepertej  skenen ne dukje me dekor funksional  e “te kursyer”...Bukur te kursyer, aktoret mbanin radhen per te folur e,  kur vinte casti i dashur,  fatlumeve u duhej te gjenin pozicionin e duhur qe te mos interpretonin  te padukur nga  prapa bajeve te krevateve apo shpinave te kolegeve  tashme ne castet e shlodhjes.!...

Po aktoret?  Spektatori kishte perpara aktore te vjeter per  qytetin e Fierit, te vjeter jo thjeshte ne moshe por edhe ne menyren e tyre te luajturit, ne stilin komunikues gje qe, mbas shfaqjes, spektatoret  me teper kujtonin me buze ne gaz copeza humori te viteve te largeta ne repertorin e ketij teatri, me kete autor!...Pyetini ata dhe do t’ju flasin mire per shfaqjen, ama veshtire se do te arrijne t’ju mbushin mendjen edhe juve per c’ka u shprehen...Vertet...ishte e bukur por...( Ata buzeqeshin dhe ty te shkon neper mend se ata duan te te thone se “E kemi pare, bukur, ata jane...si atehere,  kur kritikonin  te metat” (!! )...

 Po kujtoj per se dyti Nicen: Nuk ekzistojne fenomene  morale por vetem interpretime morale te fenomeneve. (!)

Perfundimi: Korrupsioni ka ekzistuar gjithnje dhe ne  do te emocionohemi  (lexo: revoltohemi) nga “denonocimi  artistik” i tij  vetem nese kuptohet ne kontekstin e sentences se filozofit te

                                                                                         6

permendur...Atehere, ku eshte e reja ne kete veper?! Kujtoni shembullin qe permendem me siper dhe mendohuni :  Perse dje qeshnim me Lipe shtogun dhe  sot jo?!

Ne mos qofsha i gabuar, aktoret bene gjithcka te nderonin edhe Pellumbin e tyre te vleresuar aq shume, por  edhe vete per  veten e tyre. Hasan Bregu ishte ne lartesine e nje aktori  (dikur amator) profesionist. Ai nuk qeshte te na kujtonte se duhej te qeshnim ne. Vete portreti i tij, shpesh e me shpesh i vene ne sikletin artistik, ishte vertet origjinal. Grimasa e tij e kursyer  arriti te zoteronte bukur te gjitha perthyerjet e ngjyrimeve te tekstit e te situatave qe nisnin me dramen per te kapercyer  tek komedia e deri  tek  batutat e humorit te skecit.

Ne ndryshim me elokuencen e lojes se Hasanit, mikut te ngushte te “Milionierit”, Astrit Hasani ne rolin e djalit te “Milionierit, e pati te veshtire te kalonte nga njera situate ne tjetren. I njohur si aktor i mire i drames, ai mund te arrinte deri tek situata komike por jo edhe tek batuta qe dukej sikur i largohej  per t’i thene me keqardhje  “S’jam per ty” ! Sikleti i aktorit ne skene eshte lehtesisht i evidentueshem nga salla, tjeter gje nese eshte paaftesi e tij apo cektesi e regjise qe nuk ka bluar sa duhet vepren ose nuk i ka kushtuar vemendjen e duhur  skenografise. Todi Llupi  ne rolin e policit dhe Sotir Stefa, (ky i fundit, i shkelqyer ne lojen per kryeinfermieren qe vazhdon te llomotite e pakenaqur deri edhe kercenuese pasi ka dale nga skena)  ne rolin pa rol te kameramanit,  nuk kishin c’te luanin, vecse te prisnin radhen kur interpretonin te tjeret!  Sa per Vasil Vason, ai beri lojen e tij te vecante, origjinalitetin qe tashme ka fituar “qytetarine” jo vetem si aktor i treves, por edhe me gjere, vecse, ose i pagjetur ose nga pavemendshmeria e regjisorit,  dukej sikur parodizonte...

Te tjeret, anetare te komisionit te Bingos, apo te personelit  sanitar, sic dukeshin te teperte ne role ose,  “te fryre ne organike” nuk terhiqnin dot vemendjen e spektatorit. Vete regjisori ka qene i ndergjegjshem per kete te vertete ndaj edhe eshte munduar  t’i kompesoje  me “cenet” fizike qe, sidoqe te arrira per bukuri prej tyre, nuk shkriheshin dot me lojen ansambel...

Per te perfunduar, kerkoj sinqerisht  ndjese per pasaktesine e konsideruar nga lexuesi  ne mendimet e mija te hedhura ne kete shkrim.

                                              Fier, 20 nentor, 2010                                    ANDREA K. PRIFTI

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
Elona Hyseni 29 November, 2010 03:57:21
I nderuar z.Andrea...E lexova me vemendje artikullin tuaj,dhe pash se ishit impenjuar shume per t'u shprehur"HAPUR" per masen e gjere te "TURMES"..

Gati-gati duket se keni filluar pregatitjet e ketij artikulli 3-muaj perpara se te na "Pushtonte Perendimi" me "Milionerin"...Mu desh nje kohe e gjate te deshifroja figurat artistike dhe pershkrimet tuaja. (dhe ju qe donit t'u hapnit syte popullit te thjeshte)

Me fal por une humba aty! Pash qe nuk isha vetem...Edhe ju kishit humbur ne kerkim te egos profesionale qe ju bente me poet se kurre ne kete artikull" mbres lenes"...Pasi lexova artikullin tuaj, kuptova se filozofet e kafes, nuk harrojne kurre pa marre me vete nje bllok "te zi" shenimesh, kur i respektojne te nderojne me prezencen e tyre nje shfaqje.

Eksitohen pa mas ne masturbimesh dhe vet-perkedheljeje sedre,nen over dozen e intelektualit..Sidomos kur kane me shume se 2 vjet pa pare ne nje shfaqje ne teatrin e Fierit. Nga ato shfaqjet"e verteta "ku publiku(me fal se u shpreha gabim) "TURMA" vjen me shume se 3 here per te pare te njejten shfaqje. (ju vete keni ardhur 2here per ta pare. Duhen plotesuar te gjitha faqet e bllokut)..

Te ftojne si mik ne restorantin e miqve te tu...kurse ti sjell guzhenierin tend me vete sa per te fyer restorantin me mirsjellje artistike.(edhe ti vet do te besosh se ushjehesh shendetshem mes "Midhjeve te Gjanices").. Si mundeni ju i nderuar z.Andrea,te pretendoni se perfaqsoni "Turmen", ku c'do nate ne teatrin e Fierit ka qene nje fest...

Mendoj se lageshtira dhe shiu brenda kepuces tuaj, nuk ju la rehat ta shijonit shfaqjen...Jam nje artiste e re.. ku nuk ma merrte mendja qe te beja nje master kaq "BIO" dhe plot vlera ne Fier me legjenden e te gjitha kohrave "PELLUMB KULLA".. Nuk ju njihja dhe klikova ne google per ju, te dija me shume per kete artist te madh te letrave, regjise, piktures, gjeofizikes, letersise, politikes dhe se fundmi njohes dhe fans i NICES...

Perseri vazhdova te mos ju njihja. Pash vetem qe sukseset tuaja i perkasin viteve 1982,1988,1989...uauu..ju qenkeni shume i lashte z.Andrea!!..dhe te mendosh qe flisni per risite konteporane te skenes, si nje "njohes tipik Vererash"..kur nderkoh ndihet thartira e sakaterise krijuese te disa pseudo skeceve amatoreske ku i shisni neper intervista si "Art"..

Kush jeni ju??

Si mund te guxoni te fyeni ata artist qe ben epoken dhe ndertuan historin e vertet te vlerave artistike... Ju jam mirnjohese qe me mesuat antivlerat dhe me bete te kuptoj se c'do te thote te jesh nje njeri i vogel. Faleminderit i nderuar z.Andrea! Te qenurit perfekt eshte difekt. Mund te ket plot te meta kjo shfaqje, por nuk mund te fyhesh humorin e paster, ta quash te vjeteruar e demode.

Nuk te pelqen "portokallata",Per etjen tende tu ofrua"uje i fresket",i vetmi element jetsor qe bota dhe gjallesat qe ne krijimin e tokes nuk mund te rrojne dot pa te.Ju e quani ujin te dale nga moda,pa risi,te vjeteruar. Harrova qe ju z.Andrea te moderuarit ujit i thoni"coca-cola",ju moderrnet qe e ushqeni "turmen" me te rejat e fundit nga Arti. Ai qe ka zgrebullen ne koke, sigurisht qe ka per ta krruajtur koken. Nuk dyshoj per kete.. Une jam nje artiste e re i nderuar z.Andrea. Si mund te mesoj une te eci nga dikush qe ecen me paterica si ju?? Veme nje bast bashke?

Le te bejme nje anket dhe te ftojme pjestaret e turmes. Si e kane kuptuar ata shfaqjen, c'fare nuk u ka pelqyer, c'fare do te donin..vendosni edhe ju pyetsorin tuaj. Shumica do t'ju rrefejne te qeshurat e tyre dhe pse? Te gjithe e kane gjetur veten aty...Pjesa e turmes Vip, qe do te mbeshtesin mllefin tend artistik,eshte ajo pjes qe ka zgrebullen ne koke dhe e kruan koken edhe gjat kohes qe voton kundra.Kam nje pyetje per juve. C'fare ushqimi shpirteror, apo kartarsi artistik i keni dhuruar Turmes se fundmi?

Qoftene skene,film dhe ne c'do zhaner tjeter verbal dhe jo verbal qe ju aderoni100%??? (nusja e djalit te milionerit) Une jam ELONA HYSENI.. Kliko ne google per mua..Do habitesh se sa risi kam ne jeten time artistike.. M.q.se ju jeni gjuetari i risive.. Jam e nderuar qe kam punuar me nje artist te madh, human, si Pellumb Kulla dhe me keta artist te medhenj qe bene epoken e arte te Fierit Luftar Paja, Hasan Bregu, Vasil Vaso, Zana Prifti, Xhuli Kulla, Sotir Stefa, dhe te gjithe ne qe besuam tek Pellumb Kulla..

Edhe une jam nje fanse problematike e Nices (sa ngjajme ketu). Libri im i preferuar i tij eshte"SI TE TE ZERI SIFILIZI PA BERE GJE"..Lexoje , se ndoshta do te gjesh fraza me interesante per artikullin tuaj te ardhshem..Fraza ime e preferuar:" - Gjuha eshte i vetmi organ seksual, ku disa pervers e perdorin edhe per te folur"...
Me respekt
ELONA HYSENI
avatar
Elmir Dashi 30 November, 2010 01:18:12
Nuk pata mundesi ta lexoja te gjith cka kish shkruajtur Z.Andrea pasi ishte nje sfid e madhe nervash per mua. Elona Hyseni pasi ju lexova dhe kuptova kush jeni ju.. germova dhe gjeta gjithcka rreth jush, u bera nje fans i forte i juaji.

Me ka dhen humor ironia e lete qe keni perdorur me te drejt karshi parafolsit me bllokun e zi ne dore. Un jam totalisht me mendimin apo kunderpergjigjen tuaj pasi mu duk shum e drejt nga ana juaj. Mu duk shum e drejt mundimi dhe puna e Pellumb Kulles per qytetin tim ku un jam brezi i tret qe rritem ketu, te gjith e njohin fisin tim te hershem ne kete qytet.

Si nje spektator ne shfaqie dhe si nje spektator ne keto komente une ju pergezoj dhe ju uroj suksese te me tejshme ty Znj.Elona Hyseni dhe Z.Pellumb Kulles qe na nderoi, na kenaqi me punen e tij/tuaj. Ju falenderojm qe na ndryshuat pak ujrat e monotonis e perditshme te jeteses ne Fier.
avatar
elvis hyseni 01 December, 2010 03:39:33
populli yne i mencur ka nje shprehje qe ne nje rast te tille mua me duket shume e goditur per tu perdorur.
"pema me kokrra goditet me gur!
total: 3 | displaying: 1 - 3

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00