Hollywood “Made in China”

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Në Hengdian, rreth gjashtë orë larg Shangait, një sipërmarrës ambicioz ka ndërtuar studio gjigante të destinuara për të konkurruar ato amerikane

Mes fshatrave tropikale të Jugut, një fshatar i ri me dëshirën e madhe për biznesin dhe fitimet, hapi një fabrikë të vogël mëndafshi. Brenda pak viteve kjo ndërmarrje u shndërrua në një rrjet me ndërmarrje prodhimesh elektrike dhe kimike që e bënë miliarder. Pikërisht atëherë, në vitin 1996, një miku i tij, një regjisor jo shumë i famshëm, i tregoi se ishte në kërkim të një hapësire të madhe ku mund të xhironte një film të kërkuar nga sovrani i fuqishëm Jiang Zemin. Xu Wenrong, i aftë për të shndërruar tokat me vende pune në fabrikë për ish-fshatarët dhe ndere për bosët lokalë, nuk u mendua dy herë. I premtoi Xie Jin se do të ndërtonte për të setin e “Lufta e opiumit”.

Ky ishte fillimi i asaj që do të bëhej Hollivudi kinez. Me thënë të vërtetën, Xu nuk kuptonte asgjë nga kinemaja, madje tregon që nuk shihte as televizion. Por, prej vitesh kishte idenë për të krijuar në Hengdian një fshat të infiltruar mes kodrave të provincës së Zhejiangut, rreth 6 orë larg Shangait, një qendër që do t’i bënte për vete të gjithë. Kjo do ta bënte fshatin e tij të njohur, ndryshe nga ato mijëra fshatra të ndërtuara në vitet ‘90. Ndërtimi i një seti kinematografik nuk ishte në plan, por ishte një ide grandioze. Dhe kështu, Xu vendosi të ndërmarrë një rrezik të tillë, sepse e dinte që nuk kishte shumë për të humbur: toka ishte e lirë, sipërfaqja e madhe, forca e punës kushtonte pak dhe kodrat e gjelbra në horizont ishin perfekte për studio xhirimi. Për më tepër, asnjë metropol nuk ishte bërë akoma metropol simbol i kinemasë “Made in China”, një vend që vitin tjetër do të jetë konsumatori më i madh botëror i filmit pas SHBA-së.

Që nga fillimi, Xu nuk ka kërkuar një qira për studiot që ndërtonte. Paratë i nxirrte me mënyra të tjera, sidomos nga hoteli ku VIP-at që vinin për të xhiruar, qëndronin. Aty aktorët e gjithë Kinës ndalonin me shoferët, fëmijët dhe gjithë trupën për një çmim rreth 50 euro për dhomë në ditë, një shifër jo shumë e madhe krahasuar me hotelet e Pekinit dhe Shangait, por shumë e lartë për vendin dhe shërbimin e ofruar. “Në fund të viteve ‘90 kishte kërkesë të madhe për seriale televizive të epokës së perandorit Qing”, - tregon Zeng Yulin, një prej zëdhënësve të grupit Hengdian, ku bëjnë pjesë edhe studiot televizive. Kina po ecte me shpejtësi drejt të ardhmes, por kishte humbur të kaluarën. Telenovela, seriale televizive dhe filma që dizajnonin mitin e Kinës së madhe dhe mbushnin me krenari zemrën e brezave të rinj. Me kalimin e viteve, fshati i vogël i panjohur po tërhiqte me dhjetëra kineastë nga Tajvani dhe Hong-Kongu.

Sot aty xhirohen rreth 900 filma në vit, madje dhe Hollivudi ka vendosur të shfrytëzojë potencialin e këtij vendi. Për shembull, “Mumia 3” ishte një bashkëpunim me Hollivudin. Ai që e shenjtëroi si vend kulti të prodhimit kinematografik ishte Zhang Yimou me filmin e  tij “Heroi”, të xhiruar në pallatin e perandorit Qing. Falë edhe ndërhyrjes së Quentin Tarantinos, që e bindi “Miramax” që ta shpërndante në SHBA disa vjet më vonë pas daljes në Kinë (2002) u bë edhe një sukses botëror. Akoma miliona kinezët që e kanë zbuluar Hengdianin si destinacion turistik, qëndrojnë në radhë për të zbuluar madhështinë e tij. Lagjja e kinemasë shtrihet në një sipërfaqe prej 33 mijë kilometrash katrorë.

Të gjithë e shohin si një projekt të mrekullueshëm. Brenda pak viteve mijëra fshatarë kanë braktisur punën e rëndë nëpër fusha për të bërë punë të llojeve të ndryshme nëpër studio. Të gjithë janë më të kënaqur jo vetëm se lodhen më pak, por edhe sepse paguhen më mirë. Nga restorantet, kafenetë e deri tek pastrimi i studiove, fshatarët e kësaj zone i gjen pothuajse kudo. “Në familjen time të gjithë janë të punësuar këtu. Këtu fitoj më shumë dhe jeta ime ka ndryshuar. Është bërë më e gjallë”, - tregon Du, një burrë 69- vjeçar. Bai Si Jiu, 21 vjeç, vjen nga provincat e largëta të Sichuan. “Kam kaluar fillimisht nga Shangai, pastaj nga Pekini dhe në fund ndala këtu. Doja të bëja kinema. Dhe, këtu m’u dha mundësia. Kam mundur të kem një rol edhe në një serial televiziv”. Shumë të rinj tregojnë se si këtu kanë kthyer përmbys jetët e tyre: nga ëndrra të bëra realitet, tek jetë të jetuara më mirë.

 

Burimi Informativ: Shqip

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0