Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare aktori Fadil Kujovska.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare aktori i njohur Fadil Kujovska, i njohur më së shumti për rolin e Cukut në filmin “Dy herë mat”. Aktori prej 2 vitesh vuante nga një sëmundje e pashërueshme, ndërsa ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në kryeqytet. Fadil Kujovska do të përcillet në banesën e fundit ditën e sotme në orën 14:30, por pa një ceremoni shtetërore, pasi ky ka qenë edhe amaneti i tij.

 

 Jeta dhe rolet e aktorit Fadil Kujovska

Fadil Kujovska ka lindur më (14 shkurt 1951) në Tiranë, aktor i mirënjohur shqiptar. Kreu studimet e larta për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve dhe më 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar. Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave që vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative. Më 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjikë Kurtiqit "Miq të paftuar", nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut "Ushtari i mirë Shvejk". Plastika, gjestet dhe mimika, të përpunuara me shije, krijuan gjasa që ky rol të vetëshprehej si duhej në epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore të aktorit.Po në 1978 interpretoi rolin e Hoxhë Qitapit në dramën "Besa e Madhe" të M. Markajt. Një vit më pas luajti me vërtetësi rolin e kinezit Shun në dramën "Furrnalta" të R. Pulahës, me të cilin spikati për shfrytëzimin me mprehtësi të dyplanësive, për plastikën shprehëse, qëndrimin tallës dhe sensin humoristik. Më 1982 i dha jetë njërit prej roleve të tij më të goditur, atij të Ser Tobit në komedinë "Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit, duke mishëruar tipin e fisnikut pijanec, ithtar epikurian, rrëmujaxhi, që i gëzohet jetës dhe qejfit me tepri, sikundër qesh e shpotit hidhtas “viktimat” e rangjeve të tij.Me interpretimin e doktor Adhamudhit në komedinë "Pas Vdekjes" të A. Z. Cajupit (1984) ai arriti të krijojë plot bukuri skenike tipin e pseudointelektualit dhe pseudopatriotit shqiptar, duke shfrytëzuar me zgjuarsi elementet tjetëruese dhe kundërshtitë komike, plastikën shprehëse, një të folur prej megalomania që e diskreditonte paq krenarinë e tij “pseudo”-je. Origjinal dhe i veçantë ka qenë edhe në interpretimin e rolit të Poçarit në dramën "Monsetrati" të Roblesë (1985), atë të prefektit Vehip në komedinë "Karnavalet e Korçës" të S. Comores nga Teatri Kombetar (2003).Fadil Kujovska luajti role me trill e fantazi; ishte intuitiv, spontan dhe kishte nur komik. Ka interpretuar edhe në filma artistikë si dhe në disa filma televizivë.

Filumena Marturano - (2009) teatër
Trapi i vjeter - (2005)
Parullat - (2001).......Pashku
Borxhliu - (1998)
Kolonel Bunker -(1998)
Pak freskët sonte - (1994)...kinezi
Nata e dymbëdhjetë - teatër-komedi
Historiani dhe kameleonët - (1989)
Shkëlqimi i përkohëshëm - (1988)
Tela për violinë - (1987)
Dy herë mat - (1986).....Cuku
Kush vdes në këmbë-(1984)
Duaje emrin tënd-(1984)..............llogaritari
Dasma e shtyrë - (1984)
Dita e parë e emrimit - (1981)........Shoferi
Agimet e stinës së madhe - (1981).....Mehill Bani, tekniku i ures.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0