Ne Fier ajri, drita, dielll rruga, uii, nevoja do te perdoren me tollon. (Reportazh gri)

Font size: Decrease font Enlarge font

Kemba te shkelte ne dhe te bute, rruget e dhive ishin zevendesuar ne udhe te gjera, te drejta, te sheshta. Drizat e perrallet ketu ishin parqe dhe lulishte te mrekullueshme,aq sa Fieri mund te quhej pa drojtje qyteti i luleve. Fshati im, Matohasanaj - Tepelene e Gjirokastra e kishim token me “krrek”, me pakice dhe mbi catine e shtepise se pare ngriheshin themelet e tjetres

Ndaj kuptohet Cudia,kur pashe shtepine ndonese me furka mbi gur (shenje varferie) qe kishin rreth tyre mbi nje dylym toke te bute si buka e ngrohte e grurit. Ai qe kishte projektuar qytetin, planimetrine duhet ta kishte hedhur ne fletore matematike. Rruge te drejta veri -jug, lindje -perendim qe kryqezoheshin ne masa gati te barabarta, ndertesa dy kateshe, tregu dhe lagje banimi me planimetri si asnje qytet tjeter i Shqiperise. Perseri lule, lulishte, peme.

Viti 1964 shenoi fillimin e nje bumi industrial per qytetin dhe,brenda disa vitesh,vija e verdhe e tij do te riste disa here perimetrin. Nga fshatrat e rrethit, qytetet e fshatrat e vendit, madje nga Gjermania e Kina e larget do te mesynin per ndertimin industrial dhe nxiten e shkaktuan ndertimet ne nje shkalle me te larte. Rruga nga qendra ne drejtim te Lushnjes u projektua me pallate 5 kateshe ne vend te perdheseve, por mbajne vulen e uniformitetit gati ushtarak te frymes ruso - sovjetike ne ndertim. Po ne kete rruge ana e majte u projektua nga inxhinieri i talentuar Kosta Comora dhe deshmohet me vizion perendimor. Mistria e gollobordasve te mrekullushem, vecanerisht vellezerit Borova, me suvane e tyre me grand i dhane qytetit statusin e zonjes se bukur ne krahasim me qytetet e tjera te Shqiperise. Dhe perseri lule. Fieri kishte, por ka me pak hapesira per objekte shoqerore, kulturore, arsimore, mjeksore dhe nje koder te mbushur me pisha. Ndertimet e ketyre viteve ruajten hapesirat jetesore, midis pallateve u ruaj ne nje distanc gati 70m 80m e gjere. Nuk mendohesh perdorimi i makinave(si sot,por trotuaret dhe lulishtet prane tyre, urat lidhese midis pallateve dhe rrugicat krijonin lehtesi madje perdoren dhe sot nga makinat.

Nuk ka pallat te asaj kohe qe te mos e rrah rezja e diellit nga te tria anet. Midis vargjeve te pallateve qe qarkojne daljen per ne Vlore kishte hapesira te lira, ura lidhese, lulishte, stola, peme. Ky koncept u praktikua dhe ne bllokun e pallateve parafabrikate te betonit ne lagjen 28 Nentori. Mungonin dhe mungojne veprat e artit. Po shkollat, cerdhet, kinemaja, biblioteka merrnin fryme lirisht, lirisht.

Po trazicioni e shperfytyroi qytetin e Fierit. Dhe pamja e tij s’eshte e kthjellet,- po ben perpara apo mbrapa, veprimtaria private ne fushen e ndertimit eshte dobi apo dem prurese dhe cili eshte raporti midis ketyre dy aneve te monedhes ne dukje, askush nuk mund te flas me shifra matematike. Tashme epiteti i “qytetit te luleve” i kalon te se kaluares. Lulishtet si ajo para deges se brendeshme^tije ku sot eshte bashkija, ish Bar Rinia suduket as nami as nishani. Uria proverbiale e shqipetareve per tu bere kapitalist brenda nje hapesire te shkurter kohore i gllabero>sic kullufiti hapesirat ndermjet pallateve dhe ato midis pallateve dhe rruges. Ktheu keto siperfaqe ne betone banimi ose ambjente tregtare. Por per te qene realist duhet ta njofim lexuesin me disa fakte:

Te katert kryetaret e bashkise per 15 vitet e fundit, 3 qytetar fierak dhe i fundit nga fshati Vreshtas nuk e kane dashur qytetin. Prapanicen e kane vene ne kolltukun e kryebashkiakut por ne enderrat me sy hapur-apo sy mbyllur e shihnin veten ose ne Tirannose matan Atlantikut. Ne mandatin e Bacit - Baftiar Zeqos u shtrua sheshi kryesor i qytetit, u zgjerua ura dhe rruga ne drejtim te Patosit, u shtrua ne drejtim te Vlores dhe po zgjerohet dega drejt Semanit. U shtua dhe u bene trotuaret e rruges se Grecallise. Me keto mund te mburren pushtetaret por pyetja eshte e thjeshte; Investuan gje nga xhepi apo kane fituar politikish dhe materialisht nga taksat e popullit? Eshte mire te kujtojme qe ka permiresime te mrekullueshme ne rruget e lagjeve 16 Prill, Kastriot, 29 Nentori, 1 Maj deri tek parafabrikatet. Te gezojtie keto. por nuk mund te mos trishtohesh kur sheh rrugen “Harrilla Bozdo” nga stacioni i trenit deri tek ish fabrika e duhanit, e cila, ngaqe mungon asfalti, trotuari, ndricimi, pemet duket se nuk i takon qytetit te Fierit.

Kjo quhet themra e Akilit. Gezohemi kur transballkanikja e Vlores merr 7 milion $ nga shteti, kur Xhozefina i jep Shkodres mbi 20 milion $ per unazen dhe rruget e qytetit, por s’mund ti shpetosh terbimit, kur sheh qe 1 km e gjysem rruge nuk mund te krahasohet me ato te Cakranit, Semanit, Kallmit, pale me si motrae lagjeve te Fierit, ku ketu mungon ndricimi e pastrimi. Thone se per te treguar dicka qe zgjatet pa fund perdofiiguren e qilimit te Penelopes (nga shqipja - peri prej leshi te lopes, qe eshte teper veshtire per tu thurrur). Dhe kjo pjese e unazes qe e ka emrin Harrilla Bozdo do te ishte mire te quhej “Rruga e Penelopes”. ,

Ky qytet nuk i shpetoi semundjes se kjoskezimit qe pushtoj-gjithe Shqiperine ne fillim te viteve ‘90, por nese Tirana, Durresi, Korea, Vlora u kane thene kjoskave lamtumire ne Fier ato jane akoma monument teneqeje, ndryshku, nje cejtnot ekonomik i pakapercyer nga pronaret dhe ca burime te ardhurash per xhepat e pushtetareve. Neper trotuare sot duhet te kalosh jo sipas stilit te Laberisejte gjithe ne front, por sipas stilit kinez njeri pas tjetrit nese nuk do te pengohen kembet nga kariget e klienteve e ta gjesh veten barkas ne trotuar. Klientet.te qete(pine kafe e freskohen per shtate pale qejfe midis pluhurit te trotuarit, djerse dhe aromes qe leshojne kalimtaret dhe kjoskat jo vetem kane lejen e bashkise, te vjetrapor, disa, gati 20 cope, jane prone e bashkise dhe shtrihen ne 4 drejtimet e kryqit rugor. Ndonese jane me te bukura se ato te ndryshkurat te viteve ‘90, prape, jane penguese per kalimtaret e banoret, aq sa, keta te fundit, nuk nxjerrin dot nga hyrja e pallatit#kufomen e nje te vdekuritjsepse s’i le kjoska e bashkise.

Ne Fier vazhdojne ndertimet. Sido qofte kenaqesh kur sheh pallatet e lagjes Kastriot e 29 Nentorit ne simetri me rruget me hapesira te lira levizje. A jane me parametra e kushte te pranueshme teknike? Thone se ndertesat 12 - 13 kateshe s’jane shume te pershtatshme per tokat fjerake, po ky problem eshte shume teknik e ne c^ajiret e tjetrit s’mund te futemi.

Po ne Fier nuk mungojne cudirat te cilat do te habisin jo te huajt qe mund te vizitojne sot qytetin por dhe brezat tane te ardheshem. Nese doni te shtoni siperfaqe funksionale te nje ndertese ne projekt a ne realizim ejani te merrni pervojen ne Fier. Prane ndertesave te Tatim Taksave dhe Shikut te sotem firma “Sulejmani” ka ndertuar 2 pallate. Ne te parin 1 metro lart nga bordura e rruges eshte ngritur nje platform mbi bordure rreth 1 metro e gjysem mbi bordure qe sherben per ekspozim mallrash dhe qytetari duhet te eci ne rrugen e makinave. Ne pallatin e dyte me balle nga rruga e Semanit, ballkoni i katit te pare mbulon plotesisht trotuarin e pergjysmuar dhe njerezit duhet te kalojne nen kete ballkon,nese s’duan te hane ndonje parakolp makine ne prapanice po ta hedhin kemben ne rruge qe eshte prone e makinave. Cdo udhetar qe duhet te kaloje nen kete ballkon e keshilloj: Te mos vesh kostum ceremonial apo fustan nuserie nese s’do tia baltosin te larat e levereve qe do te varen ne ballkone; te mos jene me te gjate se 1,80m nese s’duan te shkojne ne shtepi a ne dasme me lunga ne balle qe mund ti krijohen nga perplasja me ballkonin. Ne lagjen “Kastriot” tek ish familjet Cela e Verria kane shpikur nje metod tjeter, shkallet si bejne brenda hyrjevejpor jashte ne trotuar edhe pse ato duhet te jene prone e bashkise^ndonese i qarkojne me tubo ngjyre floriri,e detyrojne kalimtarin te ece ne rrugen e makines.

Ne qytetin tone sikur do, jeton e mira dhe e keqja, te mirat meritojne pergezime. Por eshte aq e pranishme dhe paaftesia, mungesa e vizionit, e kendshikimit sa mund te kendohet kenga:

Cfare po ben moj Vase?

Ja, moj po shqep thase,

Cfare po ben moj Vase?

Ja, moj po qep thase.

Qep, shqep, qep, shqep, nje simoter e legjendes se Rozafes. Historia e shtrimit dhe e prishje e prap shtrim e prishjesj trotuaresh vecanerisht rreth e rotull bashkise e qendres se qytetit eshte e denje per nje studim ekonomik dhe disa figura mund ti cosh te shtate penxheret (burgu i Gjirokastres).

Ne qender te qytetit, rreth 300m ne veri te zyres se Bacit te bashkise ndodhet nje nevojtore e madhe disa hektareshe ne qiell te hapur. Ishte dikur krenaria e qytetit, ndertesa me e larte, ish fabrika e miellit dhe prane saj shesh shitja e sotme e rrobave dhe kepuceve te perdorura. Ketu kendohet kenga: :Hedh nje budalla nje gur ne lum, njeqind te mencur (po le kele te tille) s’e nxjerrin dot”‘. Si prone eshte e Selfove dhe Gurgajeve nga Gjirokastra, po ka dale bishti me i rende se sqepari. Nje pasardhes i njerit prej punetoreve qe kane ndertuar fabriken eshte shpallur nga organet (jorganet) e drejtesise si pronari i fabrikes qe s’ekziston me dhe tokes rreth saj. Pradokse te tilla vetem neShqiperi mund ti degjosh. Ish fornizusja me buke e qytetit eshte kthyer ne kuterbim vjetersirash, felliqsirash, kalbje, ndryshku, nevoje e shure dhe te gjitha perbejne Show (shoh u-n). Bashkia, agjencia e kthimit te prones, rajoni, drejtesia (nese ka) e shofin, i vine rrotull dhe hedhin vallen: “Mos e prek se vdes”. Per ta ndryshuar kete tablo te felliqur ne mes te qytetit duhet iliro - maqedonasi, Aleksandri i Madhe qe s’e zgjidhi por me nje te rene te shpates.e preu nyjen gordiane te littarit. Por Baftiari as emrin s’ia njeh Aleksandrit e jo te prese kete litar qe ka zene prej fyti hapesiren, estetike, drejtesin e qytetetit. Kryeinxhinier,xadhe ndertues! Nese doni te gjeni shembullin me te keq te ndertimit, per te mos e realizuar kurre, kund, ejani ne lagjen “Konfereca e Pezes’Tier. Kendi qe formohet nga rruga ne drejtim te Lushnjes dhe rruga e pedagogjikes kane pesuar shthurjen e transformimin me te paimagjinushem qe s’mund e s’duhet te perseritet as ne kohe e as ne hapesire. Midis ketyre dy rrugeve filloi nje gare e cmendur ndertimesh. Epidemia zuri ato familje qe kishin siperfaqe, oborre e kopshti, por jo para per te ndertuar pallate e vila komode. Dhe kompromisi u be. Parate e boseve te ndertimit plus siperfaqen e hallexhinjve dhe lindi konfiguracioni me i papershtatshem dhe me i papranueshem per jetese qe mund te te zeze syri ne Shqiperi e ne Europe. Jane ndertuar rreth 12 pallate, rreth 12-katesh secili. Hapesira midis tyre nuk respekton asnje norme teknike e ligjore, yjen e ngushtohet deri ne 5m largesi faqja e njerit pallat nga tjetri, nuk ka midis tyre trotuar, po kaloj nje makine s’mund te kembehet me nje tjeter, kembesori duhet te ngjitet tek shkallet e jashtme te pallateve per ti liruar rrugen vetures.

Nese del nje kufome i te vdekurit mbi krahet e te gjalleve dhe duhet te hyje nje nuse ne shtepine e re, kush do te ndalet ti hape rruge tjetrit? Ne pjesen jugore te pallateve dielli bie 2 - 3 minuta edhe me 22 qeshor, pjesa tjeter e dites, e javes, e muajt apo e vitit lamtumire diell. Nese dikujt i eshte mbushur barku me gazera, ne banjen e tij duhet liruar ngadale, te mos zgjoje fqinjet e pallatit tjeter e te mos i prishe atmosferen me gazera komshiut. Po te hapesh dritaren, per pak ajer, me pare shiko mos e ka hapur dhe fqinji se ai ka rradhen dhe tollonen i pari. Per te dy njekohesisht s’mjafton dhe ajri. Nese nje kokoroci i mbushet te beje nje teke apo nje cifte me gruan e fqinjit i lypset nje derrase 4 metroshe nga njeri ballkdn tek tjetri e, kur ti mbushet mendja te kthehet ne dhome ku ka lene gruan vjen pa shkelur asnje hape ne toke. Kanalet e ujerave te zeza jane bere me tubo betoni per 20 - 30 familje, por tashme familjet jane 15 fishuar prandaj para se te shkoni ne nevojtoren tuaj lajmeroni fqinjet te presin sa te dalesh timdryshe nevoja do te mbushe sheshet e pllakat e bukura te banjove tuaja. Te njejtin fakt, ate te tollones do te kete dhe uje, domosdoshmeria”biologjike e jetes se qytetit. 3) Tri - kater mikro ngjarje. Po ktheheshin nga puna, para viteve ‘80 me autobuzin e linjes Fier - Roskovec. Shoferi i nderuar M. Shyti, ne bisedee siper tha: Te ndertoja nje shtepi tek fabrika e tullave, (2 -3 km jashte qytetit), do te isha i lumtur. Shumica e udhetareve edhe pse me diplome universiteti u befasuan. S’kishin faj, i mbante robe psikologjia e fshatit per te jetuar ne qytet.

Nje cift merr shtepi nga shteti. Gjyshja e nuses pyet te birin: Hemo, morren shtepi femijet? I biri: Moren, moj nene, moren. Balle per balle me sekretarin e pare, afersisht tek turizmi Fier.

U popullua nje siperfaqe ne lagjen “16 Prill” dhe per dy vjet banoret e vjeter nuk hapnin dot dritaret se ne cdo ore te dites e te nates ishin te detyruar te degjonin magnetofonin e te posaardheve edhe kur mund te ishin ne agorni. Dhe u duhej te mesonin kengen “Kena dollap me pasqyre, kenaqet shpirti me u kqyr”.

Ne periferine perendimore te qytetit nje ndertues binte ne marreveshje me nje pronar toke. Vellai i pronarit ndertues doli kunder me kete arsyetim: Ne, o vella, do ta ndertojme, por nuk dihet kur do ta shesim, sepse” qe duan te blejne, jane ata qe vine nga fshati dhe.te merzitur me jeten e deritanishme, ata qytet quajne pallatet qe ndertohen rreth turizmit dhe sheshit kryesor.

Ky koncept fshatarak ka piketuar ate katrahur qe u ndertua per turp te ndertuesve dhe atyre qe dhane lejen e ndertimit dhe s’mund te zhbehet per shume dhjetra vjecare. Firmen e fundit e ka leshuar po fshatari Baftiar Zeqo kryetari i sotem i bashkise. Le tia leme shpreses e te ardhmes qe ky kryetar dhe matrapazet qe e rrethojne ne kete fushe aty nga pleqeria tiu vije turp nga vetja per ate kryeveper perjfrcudnimi ne fushen e ndertimit te qytetit.

Nevojat e nje qyteti qe po rritet ne kerkesa e ne numer banoresh te ardhur kryesisht nga fshatrat malore jane te shumta e disa urgjente. Por kryetaret shpesh s’kane nje strategji te zhvillimit te qytetit. Shumica e tyre ne kohen e mandatit udhehiqen nga ekletizmi (perpiqu te realizosh cfare te del nga para). Duhet te jene vizionar ata qe duhet te zgjidhin per nje kohe pambarimisht te gjate nje nga problemet sic mund te ishin kolektoret e medhenj, kablli nenetokesor i elektrikut, shtrimi perfundimtar i rrugeve, furnizimi i popullates me uje per disa breza. Ne Vlore mbahet mend qe zgjerimi i rruges per ne Skele u be kur ishte drejtues partie i ndjeri Faik Cinaj dhe me gjithe ndryshimet e menyres se jeteses nga bicikleta tek vetura, ajo rruge ploteson nevojat e banoreve e te miqve te VIores sot. Ndersa kryetari Baftiar Zeqo do te mbahet mend per konceptin fshatarak per popullimin e lagjes “Konferenca e Pezes”.

Cdo kohe le vulen e vet ne ndertimin e qytetit. Ky ligj i parashikuar eshte zot absolut ne shume qytete te botes. Ne Fier eshte hedhur ideja te prishen pallatet e projektuara nga Kosta Comora, pallate 5 katesh qe te dalin ne plane te pare fasadat e pallateve te rinj. Duke prishur cdo brez ate qe le paraardhesi, cila do te jete fytyra e qytetit? Mendoni po te vepronte ky ligj ne Paris, Rome, Athin, Mosk^Ne Fier u projektua si mundesi zhvillimi e shtrirje pjesa ne perendim te tij, por deri tani s’ka njohur asnje realizim, sepse ndertuesit nuk mund te shesin nga koncepti fshatar i jeteses. E kjo do te vazhdoje edhe per shkak te konceptit te drejtimit te partise e bashkise nga fshataret (jo nga origjina thjesht por nga mentaliteti).

Nje dhurate e fundit per banoret e Fierit eshte zeri i hoxhes ne xhamine ne mes te qytetit. 5 here ne 24 ore ben faljen nepermjet artopolantit, ne cdo dite nga 365 ditet e vitit ose sic thone ortodokset, jo per kete rast, i bie kembanes pa tre kremte. Edhe pse ne heshtje ka nje marreveshje, qe komunitetet fetare te mos shqetesojne njeri - tjetrin, hoxha i Fierit therret per tu falur myslimanet, katoliket, ortodokset, protestantet, budistet, femijet ne barkun e nenes, te vdekurit, nxenesit te lene shkollen, njerezit te Iene Runen, te lodhurit te lene gjumin qe ne 5 te mengjesit dhe ti falen hoxhes, se do hoxha. Nje besimtar i mire mysliman mund te falet ne nje kohe, ne nje vend dhe me mjete vetjake dhe lidhjet e individit me zotin e Muhametin s’jane kolektive>por shpirterore. Por xhamia “i bie kembanes pa te kremte”, e eshte detyre e te zgjedhurit te bashkise tiu siguroje qytetareve paqen e veshit.

 

Shkruar nga Eda Duka

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
Pilo Shpiragu 21 February, 2009 10:35:55
Qe ka probleme qyteti i Fierit, nga ato qe shkruan Eda Duka, kjo dihet. Qe kane drejtuar keq, ish kryetaret e Bashkise Fier Sotiraq Aleksi, Agron Milaj dhe Nikollaq Koshovari, dhe qe nuk kane lene emer te mire dhe asnje "veper" qe te mund te kujtoheshin pas disa vitesh, dhe kjo nuk ka nevoje per vertetim. Qe jane bere gafa te pariparueshme gjate periudhes qe ata kane drejtuar, edhe kjo nuk ka nevoje per vertetim. Qe ka te meta ne drejtim dhe keto te meta vijne se pari nga aftesite drejtuese, nga te konceptuarit nga ana e tij te perspektives se zhvillimit te nje qyteti te ri, sic eshte Fieri, te kryetarit te sotem Baftiar Zeqaj, eshte e vertete. Nuk e di se c'arsim ka artikullshruesja, c'pune ben? Nga leximi i shkrimit te le pershtypjen se jo vetem qe nuk di te shkruaj shqip, por ka nje corbe ne mendje ne lidhje me problemet qe ka dashur te trajtoje. Me mire, moj zonje e nderuar (ne se je zonje, se nga fjalori i perdorur tregon se nuk je e tille, madje, as zoteri me edukate por nje njeri i paedukuar, me mllef dhe keqdashese), bej punen tende qe mendoj se e ben mire. Mos u merr me gjerat qe nuk i njeh, nuk je kompetente dhe nuk je aspak e afte per te dhene mendime per zgjidhjen e problemeve urbanistike, arkitekturore, mjedisore dhe qe te gjitha lidhen me ligjet ne fuqi. Ato jane vite drite larg aftesive Tuaja.
avatar
Shpetim Agalliu 16 January, 2012 12:10:54
Bravo Eda te pergezoj per shkrimin,dhe c'ka ke shkruar eshte mese e vertet packa se disave nuk u pelqen
Eda mos harro ne shqiperi nuk vlersohet aftesia e dikujt apo stati qe ka ne shoqeri ,,,por vetem se kujt partie i perket sa i korruptuar je, dhe patieter duhe te jesh i pa arsimuar ,,,se per kete te fundit nuk ka nevoj,,,, perderisa ke lek mund te blesh gjithcka,dhe pa diskutim mund te behesh kryetar bashkie,prefekt,deputet,minister
Nga un respekte Eda
avatar
ermal xhelilaj 11 April, 2010 05:47:28
cesht e verteta fieri nuk eshte ne nivelin urbanistik qe duhet te ishte, por me keto pak fonde qe ka ne dispozicion bashkia e fierit, duke menduar se qeveria i ka nderprer fondet per kete qyte ashtu si dhe per te gjith qytetet e tier pe prirje politike te majta, mendoj se jan ber shume rregullime, ne krahasim me vitet e kaluara.

nuk e mohoj duhen te behet edhe me shume per kete qytet. mund te gjykojm edhe vet se perse autostrada Lushnje- Fier nuk u perfundua sic duhet. mos ndoshta qytetarve te fierit nuk u interesonte kjo autostrad? apo nuk donte kryetar i bashkis se fierit Z. Baftiar Zeqaj? jo mor jo por nuk i interesonte qeveris te investonte per qytetin e fierit, sepse i duheshin per ti cuar fondet ne zonat qe dominon popullsia me prirje politike te diathta.

Eh! kjo qeveri. mos mendoni se une qe po e shkruaj kete shkrim jam socialist. une jam i pavarur. por disa gjera duhen then ashtu sic jane ne te vertet e jo ti deformojm per nje arsye a nje tieter.
me respekt ERMAL XHELILAJ.
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
4.50