Njerezit e suksesshem e “smira jone sociale”

Font size: Decrease font Enlarge font

Megjithese ka kaluar nje dekade e gjysem, duket i veshtire kapercimi i mentalitetit kolektivist, qe anonimizon frymen individualiste te realizimeve personale. Ne cdo sektor te jetes sone, ndihet mentaliteti frenues ndaj njeriut te suksesit, te guximshem, ambicioz, qe ka vullnet te ngrihet mbi mentalitetin frenues barazitarist. Shoqeria shqiptare eshte ende peng i mentalitetit te vjeter pengues, frenues ndaj cdo synimi per progres personal, qe shfaqet edhe si sfide ndaj kolektivit, grupit, komunitetit.

Ne politike, shkence e kulture ndihet presioni mental i ndjenjes, qe vishet me aureole morale kolektiviste, paragjykuese ndaj individit te sukseshem, ambicioz,pragmatist. Shoqeria jone ka koncept minimalist, qe nuk te nget po qe se qendron ne turme dhe i pa evidentuar personalisht. E keqja fillon,kur njeriu me ambicjen e tij evidentohet, behet i shquar, i njohur publikisht. Asnjehere dembelit dhe parazitit shoqeria jone nuk i bie ne qafe sa njeriut te afte dhe publik. Perkundrazi e mbeshtet, e meshiron qe te mbijetoje. Vetem njeriu i afte ka probleme me kolektivin, grupin, komunitetin ngjyre gri dhe pa identitet, qe nuk mund te konceptoje ritmin e suksesit.

Nuk ka diskutim, qe ne jetojme ne nje shoqeri, qe ka si pikenisje garen, konkurencen, dallimin, sfiden, ambicien per suksesin personal. Ne kete gare te perditshme, te gjate, te lodhshme, rraskapitese do te kete njerez te deshtuar, te pakenaqur, te zhgenjyer. Kjo kategori sociale shpesh shfaq ndjenjen e SMIRES.

Shoqeria jone nuk mund t’i nenshtrohet dhe as nuk mund te deformohet nga presioni i smires se njerezve, apo qofte dhe grupit social, qe kerkojne te maskojne “takatin e kufizuar individual” me presionin e “opinionit barazitarist”, me ankesa te padrejta, per te krijuar me shume shanse te barabarta per te gjithe. Shanset e barabarta nuk mund te sjellin rezultat te barabarte. Shansi eshte mundesi, qe ne cdo rast e kushtezuar me energjite, vullnetin dhe aftesite personale, qe jane te pabarabarta. Eshte e pamundur qe te gjithe te kene te njejtin rezultat. Njeriu mund te behet njeri, se ai mund te largohet nga e kaluara biologjike vetem permes arsyes, kur cdo njeri te behet i arsyeshem, atehere shoqeria do te behet normale, nese secili njeri behet qytetar, shoqeria behet funksionale. Jane keto pak fjale nga nje filozof i madh, por ajo qe me kujtoi kete filozof te madh eshte merita dhe besimi i tij ne shoqerine moderne.

 

SHENIM: Ky material eshte nga Shekulli BLOG. (Autore: Ana Kodima) Me pelqeu shume dhe mendova qe dicka e tille vlen te diskutohet edhe midis fierakeve.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00