Mafiozi Fazllic, mik i Bashes dhe i kryeministrit tone!

Font size: Decrease font Enlarge font

Damir Fazllic eshte mjaft i njohur per stafin e ngushtë te Sali Berishes, i cili u bë aktiv ne 2005 në Shqipëri, ndërsa u njoh me kreu e PD, Berisha në Uashington. Pas fitores së PD filloi të negociojë në emër të pushtetit të ri disa kontrata, ku përfshihen infrastruktura, energjia dhe Telekomi. Fazlliç lidhet ngushtë me Lulëzim Bashën. Ai ishte njeriu që e përkrahu në emër të qeverisë shqiptare, hapi bashkë me kunatin e tij një zyrë konsulence të aregjistruar në Tiranë dhe u bë sekseri kryesor i kontratave të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit.


Të dhënat tregojnë se Fazlliç ruan ende miqësinë me kryeministrin Berisha, si dhe me dy fëmijët e kryeministrit. Në tetor 2005 Argita Malltezi krijoi një studio së bashku me avokaten Flutura Kola. Emri i saj ishte “Malltezi&Kola. Por studioja u shit më pas tek një firmë qiopriote. Zonja Kola nuk u kujtua ndonjëherë të regjistronte firmën sipas prokurës qipriote dhe vendimit gjyqësor shqiptar, por shitësi i shkathët Damir Fazlliç shkoi me kontratën e firmosur nga zonja Kola në bankë dhe tërhoqi plot 1 milion e 700 mijë euro. Kjo sasi parash u mor për një shitje që nuk ishte kryer kurrë, ndërsa eurot u transferuan në Shqipëri nga një firmë e cila vetëm sa rezulton e regjistruar në Qipro, pasi pronarët janë pjesë e një grupi të fuqishëm serb në fushën e investimeve.

 

Fazlliç ka qenë shumë aktiv në rinegociimin e kontrates me turqit per Albetelekom, ndërsa vetë kryeministri Berisha emëroi djalin e tij, Shkëlzenin, në Drejtorinë Juridike të “Albtelekom”-it, gjatë kohës së tratativave. Por një tjetër ndërhyrje po kaq e fuqishme e Damir Fazlliç ka qenë dhe bashkëpunimi i tij me ministrin Basha gjatë tenderimit dhe prokurimit për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

 

Po cili eshte Damir Fazllic?
Damir Fazlic, i njohur në publik si një kriminel i zgjuar, një njeri që ndodhet në çdo vend ku ka marrëveshje. Prezenca e tij mendohet të ketë pasur ndikim në shumë kontrata të lidhura me një rëndësi të madhe, siç janë privatizimi i Noglia nga Magai, të Industrisë së Duhanit Mostar dhe të Industrisë së Duhanit në Sarajevë. Ai mendohet të jetë përfshirë edhe në ndërtimin e autostradës Sarajevë – Zenica. Ai qarkullonte gjithashtu i lirë në Sarajevë, edhe me makina të shtrenjta. Ai eshte mik i ngushte i Kryetarit te mafies serbe Milorad Lukovic ose i quajtur ndryshe Legija si dhe gjenerali kroat Ante Gotovina.

 

I konsideruar si një ndër mashtruesit dhe trafikantët më të mëdhenj të Ballkanit, Damir Fazlliç, ka rifituar dje lirinë me kusht. Tashmë ai do të hetohet jo vetëm për mashtrim financiar, por dhe trafik armësh. Çështja e trafikut të armëve ka një lidhje direkte edhe me Shqipërinë dhe Gërdecin, pasi boshnjaku mendohet se ka kryer veprime edhe tek ne.

 

Hetime të ndryshme të prokurorisë së Bosnje Hercegovinës tregojnë, se ky shtet ka qenë qendra e shumë prej operacioneve trafikimit të armëve me bazë Shqipërinë. Ngarkesat me bazë Shqipërinë në pjesën dërrmuese të tyre porositeshin nga Bosnjë-Hercegovina, ndërsa destinacionet kanë qenë kryesisht për në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në trekëndëshin Shqipëri-Bosnjë-Destinacion, shërbimet e huaja të inteligjencës kanë spikatur praninë dhe kontaktet e vazhdueshme të shtetasit boshnjak Damir Fazlliç me aktorët kryesorë të këtij trafiku.

Fazlliç kishte lidhje të fuqishme me klanin e Zemunit qe perben rrethin e biznesmenëve dhe ushtarakëve që rrethonin Millosheviçin.Si eshte e mundur qe miqte, bashkepunetoret, ndermjetesit e aferave te pista te Sali Berishes, te Lulzim Bashes e te familjareve te tyre jane mafioze, njerez me veprimtari kriminale e me te shkuar te erret? Perse qeveria aktuale dhe kryeministri shqiptar eshte kaq i afert me keta njerez?

 

 

 

 

 

Shkruar nga Bledar Teliti  ne SHEKULLI Blog

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00