Dokumentet që nevojiten për të vazhduar studimet e dyta

Font size: Decrease font Enlarge font

Studentët që kanë mbaruar një fakultet dhe dëshirojnë të ndjekin studimet e mëtejshme, shkollat e larta, ku ata kanë përfunduar studimet ofrojnë “Master”-a të degëve të ndryshme. Aktualisht, fakultetet kanë përcaktuar kriteret specifike mbi të cilat do të bëhen edhe pranimet për studimet e dyta dhe “Master”. Aplikimi përfshin disa kritere në përzgjedhjen e studentëve, ku një ndër kushtet kryesore është edhe mesatarja mbi 8 e lëndëve që janë bërë në fakultet.

Çdo i interesuar për të vazhduar një program të dytë studimi fillimisht duhet të paraqesë në sekretarinë e dekanatit përkatës kërkesën me shkrim. Përveç depozitimit të kërkesës, personi i interesuar duhet të ketë në dosjen e tij personale, fotokopjen e noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave.Po kështu, kandidatët, që synojnë të marrin një diplomë të dytë, duhet të paraqesin planin dhe programin mësimor të diplomave të realizuara, i cili tërhiqet në departamentin e degës, ku ata kanë kryer studimet në degën e parë. Këto janë dokumentet kryesore që nevojiten për të vazhduar studimet në degë të dytë. Me shumë rëndësi për të vazhduar këto studime është edhe CV-ja (Curriculume Vitae) e kandidatëve. Në vazhdimin e studimeve të dyta prioritet do të kenë kandidatët, të cilët kanë një CV të pasur nga ana profesionale. Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në sekretaritë e fakulteteve përkatëse.

Master
Për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Parë” (MNP), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të parë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Ndërsa për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Dytë” (MND), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të dytë apo program të integruar të studimi të ciklit të dytë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Për t’u pranuar në një program studimi jo universitar, të natyrës profesionale, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike të paktën një vit para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Ekuivalentimi i titujve të studimit të fituar jashtë vendit me qëllim pranimin në programet e ndryshme të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, bëhet nga Institucionet e Arsimit të Lartë, duke respektuar aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Pranimi
Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të parë, apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të, ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga një Institucion i Arsimit të Lartë. Institucionet publike të Arsimit të Lartë mund të përcaktojnë në përputhje me aktet ligjore në fuqi edhe kritere të veçanta pranimi për kandidatët, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, të cilat i bëjnë publike të paktën një vit para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Ndërsa për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë, ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë në rregulloret mësimore përkatëse kritere specifike për pranimin e studentëve në çdo program studimi të ciklit të dytë, që lidhen me drejtimin e formimit të tyre në ciklin e parë dhe kualitetin e përgatitjes individuale të studentëve, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere specifike bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.

Doktoratura
Për t’u pranuar në një program studimi të Doktoratës, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në programet e doktoratës, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Për t’u pranuar në një program studimi specializimi afatgjatë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë, apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to, dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në këto programe studimi, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.

Kreditet për diplomat e studimit

  • Për të fituar një diplomë të nivelit të parë (DNP) studenti duhet të ketë grumbulluar 180 kredite
  • Për të fituar një diplomë të nivelit të dytë (DND) studenti duhet të ketë grumbulluar 120 kredite
  • Për të fituar një diplomë të integruar të nivelit të dytë (DIND) studenti duhet të ketë grumbulluar së paku 300 kredite
  • Për të fituar një diplomë të Masterit të nivelit të parë (MNP) studenti duhet të ketë grumbulluar 60 kredite
  • Për të fituar një diplomë të Masterit të nivelit të dytë (MND) studenti duhet të ketë grumbulluar të paktën 60 kredite
  • Për të fituar një diplomë të një programi studimi jo universitar, studenti duhet të ketë grumbulluar 120 kredite
  • Për të fituar një certifikatë në përfundim të një programi studimi të formimit të vazhduar, studenti duhet të ketë grumbulluar numrin e nevojshëm të krediteve, të përcaktuar nga institucioni respektiv i arsimit të lartë për atë program studimi
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Hariel 03 January, 2009 01:12:43
informacioni nuk eshte ipanjohur .gjendet ne web-in e MASH-it. Ne deshirojme dicka me shume .A kane filluar studimet per diploma te nivelit te dyte ne te gjitha fakultetet?gjithsesi ju falenderojme per informacionin.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0