Pushtetaret qe na kerkojne edhe grate!!!

Font size: Decrease font Enlarge font

Te gjithe kemi ndjekur ate cka Fiksi ofroi per ministrin Pango. Kemi provuar e provojme ndjenja e mendime te ndryshme, por nje gje e mendojme njesoj: Degjenerimi moral ka perfshire çdo qelize te shoqerise sone. Kjo ka ndodhur ne vite dhe tani ndodhemi perballe nje pamje te pashpresë: abuzim me pushtetin, vjedhje dhe pervetesim fondesh publike nga ministra e kryeministra prej vitesh, shpërdorime me çdo gje qe u vjen mbare nga kolltuket qe mbajne.

Derra të vetëkenaqur, që u pasuruan dhe vazhdojnë të pasurohen per pak vite ne nje kolltuk pushteti. Kërkojne jo vetem luks, pasuri, para e prona, por dhe te kenaqin epshet me femrat që kanë nëpër institucione. Lexova denoncimin ne media , qe ka bere Jonida Azizaj pikerisht per ish-ministrin e Kulturës. Jam e bindur, se shume vajza e gra kane plotesuar tekat seksuale te eproreve per nje pune, per nje post apo per nje page me te mire, per te dale jashte shtetit, por jam e bindur se shume te tjera kane humbur punen, se nuk kane pranuar te bëjnë prostitutën e drejtuesve te tyre në institucione. Jam e sigurt, se janë shumë. Por nuk e thonë dot per arsye se kane familje, burra, te dashur apo thjesht se nuk duan qe emri i tyre te pergojohet apo te lakohet në formën: i rezistoi a jo ministrit apo shefit!

Jam e sigurt, se nëse do të intervistoheshin, duke ju ruajtur anonimitetin, nga ato do degjonim histori tronditëse të cilat do te turbullonin shpirtrat e prinderve, bashkeshorteve e femijeve… Ajo qe me shqeteson eshte se seksi ne kembim te favoreve ndodh kudo: në bashkite, ne ministrite, ne institucione, ne universitete, ne nderrmarje shteterore e kudo. Drejtuesit e “zgjuar” e bejne me “takt”, arrogantet dhe te pafrete, e bëjnë hapur. . Kështu qe duhet te presim rezultatin. Cili është ky? Që ne institucione te mos kemi me femra te zonjat, profesioniste te mira dhe me integritet te larte, por femra te nenshtruara dhe parazite, te bukura por të paafta dhe ne rastin me te keq kuçka, qe jane gati te japin çdo gje ne kembim te perfitimeve. E çfarë mund të presim pastaj nga ky nivel njerezish ne qeverisje, veë vjedhjes dhe kurverisë?

Dhe ne qe duam te kemi nje shoqeri te drejte thjesht do sulemi me perversitet mbi Yllin e radhes duke harruar se yjet jane kudo, ata mund tja lypin vajzes, gruas, motrës së secilit prej nesh: duke turbulluar apo shkatëruar jetët e cilësdo femër që dëshiron të ketë karrierë dhe jetë familjare normale. Nuk vazhdohet kështu. Duhet te pranojme te hame cdo lloj muti apo duhet ti tregojme grushtet e dhembet cdo lloj Ylli? Disa thonë, ndëshkim me votë. Unë them që duhet të reagojmë fort jo vetem ne kutine e votimit te Yjeve te cdo ngjyre, por gjate gjithe kohes, me të gjitha mënyrat në mbrojtje të moralit që po lëngon në koma.

Ka plot rrugë, qe mund te ndalin duart e kujtdo plehre. Dhe nje shenim te vecante per grate e vajzat: Nderi dhe dinjiteti juaj vlen shume, nuk dua ta besoj se e kane humbur vleren per ca nga ju!



Brixhida Kokedhima / SHEKULLI

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
majlinda beharaj 18 April, 2009 10:45:13
shqiperia ose c'do kompani duhet te nxjeri regulla kur meret dikush ne pune.Per shembull amerika ,kompanite kane nje seri regullash qe jepen kur nje punonjes fillon pune ne ate kompani dhe dy-tre nder to eshte ngacmimi seksual N.q.s e shkel kete regull perjashtohesh nga puna shume e thjeshte kete duhet te beje shqiperia ska tolerim regullat jane regulla boston
avatar
Palmira 17 February, 2012 04:15:44
nuk jane sh te qarta seijhgpmi i ketyre recetave,nuk kuptohet mire gjuha shqipe,,,shkruani ju lutem ne gjuhe letrare e profesionale per embelsira ne menyre qe te kuptojme te gjithe,,,,,,,,shume interesanete recetat
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00