Formulari që do t’i bëjë shqiptarët grekë

Font size: Decrease font Enlarge font

Në gushtin e vitit 1912 qeveria osmane u detyrua të plotësonte kërkesën e kryengritësve shqiptarë për bashkimin e katër vilajeteve: Janinën, Shkodrën, manastirin dhe Shkupin në një shtet, Shqipëri. Por kush pati frikë nga ky bashkim? Armiqtë shekullorë: Greqia dhe Serbia kundërshtuan menjëherë për arsye se nuk mund të gllabëronin më pjesë nga Shqipëria sepse me perandorinë osmane nuk bëhej shaka. Atëherë ndoqën rrugën tjetër, i vunë zjarrin Ballkanit dhe plotësuan orekset e tyre që i gëzojnë edhe sot. Por atëherë ashtu ishin kohërat dhe zëri i Shqipërisë  nuk dëgjohej nga askush.

 

Kurrë, asnjëherë Greqia me Serbinë nuk kanë dashur një Shqipëri të fortë dhe kjo lakmi gllabëruese shton oreksin e tyre dita ditës. Këtu thuhet se i mëshohet fort të forcojmë “miqësinë shekullore” me Greqinë, por çfarë është kjo “miqësi”? Si është sjellë Athina zyrtare për të vërtetuar këtë miqësi? Athina ka bërë çfarë i ka dashur qejfi me shqiptarët. Le t’i marrim gjërat me radhë. Greqia mban ende në fuqi ligjin e famëkeq e gjendjes së luftës me Shqipërinë. Ndokush mund të thotë se Greqia e ka hequr. Greqia këtë ligj e ka votuar në parlament dhe është po parlamenti që e shfuqizon këtë ligj. Diplomacia shqiptare pse s’e thotë në qoftë se Athina e ka bërë një gjë të tillë? Athina thotë nganjëherë kur zihet ngushtë në takimet ndërkombëtare qoftë edhe kur vjen në Tiranë se e ka shfuqizuar këtë ligj. Por e vërteta është se Athina ka bërë ç’ka dashur në Shqipëri. E çfarë do pyesni ju? Kujtojmë ngjarjen e Peshkëpisë. Vrau në tokë shqiptare oficerë e ushtarë ndërsa Tirana u mjaftua me disa dekorata që iu dha pas vdekjes këtyre viktimave. Janë ngritur kudo në Shqipëri kishat e kryqet e tyre pa lejen ose aprovimin e parlamentit. Janë shkatërruar varreza dhe janë tjetërsuar identitet e eshtrave me pretekstin se ata janë ushtarë grekë. Përmeti, kjo është toka e lindjes së vëllezërve Frashëri të cilët punuan me shpirt për Shqipërinë, i kënduan atyre vendeve me bukuri përrallore. Abdyl Frashëri, siç e dimë të gjithë ose siç edhe thuhet në këngë: “Abdyl shite pasurinë, një barrë flori / i hype vaporit shkove në Berlin / ...” Të gjithë e dinë, të gjallë e të vdekur, “Lidhjen e Prizrenit” edhe kjo vepër e tij. Tani doli çështja Kosinë ku u shkulën varret shqiptare. U bë veç një zhurmë e lehtë e cila u fik shumë shpejt dhe diplomacia shqiptare heshti.

 

Për të vërtetuar identitetin e një populli janë një sërë elementesh: gjuha, zakonet, vallet, këngët, vajet. Vendbanimet e hershme dhe traditat janë baza e çdo kombi. Pse Athina nuk e prek, apo pse e anashkalon çështjen e popullit çam të cilin e masakroi, vrau fëmijë, pleq, gra dhe pjesës që mbeti i vuri drunë, duke e përzënë për në Shqipëri. Ku u lind ky popull? Ku u rrit ai? Ku i ka trojet e tij dhe varret e të parëve? Kjo është “miqësia” dhe fqinjësia e mirë? Shqipëria nuk është si më parë kur nuk mund të reagonte për pjesën tjetër të popullsi shqiptare që u përzu nga trojet e veta. Shqipëria tanimë është futur dhe është pjesë e ligjshme e organizatës më të fuqishme ndërkombëtare në botë, është pjesë e pamohueshme e NATO-s. Po përpiqemi dhe do të bëhemi së shpejti edhe pjesë e Bashkimit Europian. Pas kësaj ne kemi të drejtë të kërkojmë shpjegime me plot të drejtën ndërkombëtare për padrejtësinë që u bë më 1913. Kryeministri i Anglisë, Toni Bler tha në Kosovë: “Ne i kemi borxh këtij populli dhe duhet ta ndreqim gabimin e bërë më 1913.”

 

Kohët e fundit konsulli grek foli hapur në mes të një prej qyteteve më të vjetra shqiptare, në mes Korçës, për regjistrimin e popullsisë në baza vullnetare për të deklaruar sipas dëshirës kombësinë dhe përkatësinë fetare, gjë të cilën nuk e bën dhe e pranon asnjë shtet. Pas reagimeve (jo të diplomacisë shqiptare) të disa shoqatave ose historianëve, Athina zyrtare u prononcua duke thënë se këto ishin deklarime personale. Çdokush e di se të gjitha përfaqësitë e huaja në një shtet tjetër deklarojnë dhe përçojnë udhëzimet e shtetit të tyre. As edhe një diplomat nuk mund të thotë mendime personale. Ndoshta mos ky konsull ka qenë aq i pabindur dhe rebel sa të ketë guximin të bëjë të kundërtën.

 

Unë shtroj pyetjet: Po sikur ky konsull grek në Korçë të kishte thënë se populli çam duhet të kthehet në vendlindje e në pronat e të parëve, cili do të ishte reagimi? Do konsiderohej edhe këtë herë si reagim personal? Pse reagoi Athina tani që u shty regjistrimi i popullsisë?

 

Ka shumë shembuj të abuzimit të fqinjëve me Shqipërinë, por unë përmenda vetëm disa. Dhe këto për t’ju kujtuar shqiptarëve se duhet t’u presin rrugën abuzimeve me varfërinë e tyre. Është e vërtetë se prej varfërisë dhe bukës së gojës së familjes mund të pranosh çdo gjë, mund të pranosh kushtet e diktuara nga tata që të japin lëmoshë, por ajo kafshatë është e hidhur dhe të mbetet në fyt përjetësisht. Ajo nuk duhet të kapërdihet si do që të vijë puna.                                                                                 

 

                                                                                           

Bedri Blloshmi

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
respektojme vlerat 26 March, 2011 10:52:55
pershendetje!
ketu e shume vite behet fjale per pronat e cameve. camet paraqiten me tapite qe kane marre nga turku dhe jane drejtuar gjitheandej per te marre takat qe i quajne te tyret. shtrohet pyetja : kaq shume toka qe u dha turku cameve nga i gjeten ? ishin toka turke apo toka greke ? mos valle ishin pushtues turkit ne greqi (si edhe ne gjithe ballkanin)dhe jepnin toka dhe tituj atyre qe u sherbenin dhe qe nderruan fene dhe shiten vellezerit e tyre ortodokse shqiptare dhe greke per keto perfitime ???!! apo kete nuk e themi se eshte shume e rende per camet?! mos valle te njeten gje bene camet edhe kur ra sistemi i enverit dhe u sulen perseri per te zhvatur sa me shume nga ajo cka ishte pasuri e perbashket dhe sot kane pushtuar fierin ?? por nuk ka si ndodh dryshe kur shumica quan per zotesi te besh pasuri duke zhvatur duke shitur droge duke u imponuar mbi te tjeret me dhune!!! dhe se ne qe kemi mendime te tilla na ka marre mendjen propaganda greke dhe jo vetem kaq por duhemi ofenduar dhe dhunuar !!! sepse sic thote bedriu nuk behet shaka me perandorine osmane !!!
avatar
respektojme vlerat 26 March, 2011 10:54:40
pershendetje!
ketu e shume vite behet fjale per pronat e cameve. camet paraqiten me tapite qe kane marre nga turku dhe jane drejtuar gjitheandej per te marre takat qe i quajne te tyret. shtrohet pyetja : kaq shume toka qe u dha turku cameve nga i gjeten ? ishin toka turke apo toka greke ? mos valle ishin pushtues turkit ne greqi (si edhe ne gjithe ballkanin)dhe jepnin toka dhe tituj atyre qe u sherbenin dhe qe nderruan fene dhe shiten vellezerit e tyre ortodokse shqiptare dhe greke per keto perfitime ???!! apo kete nuk e themi se eshte shume e rende per camet?! mos valle te njeten gje bene camet edhe kur ra sistemi i enverit dhe u sulen perseri per te zhvatur sa me shume nga ajo cka ishte pasuri e perbashket dhe sot kane pushtuar fierin ?? por nuk ka si ndodh dryshe kur shumica quan per zotesi te besh pasuri duke zhvatur duke shitur droge duke u imponuar mbi te tjeret me dhune!!! dhe se ne qe kemi mendime te tilla na ka marre mendjen propaganda greke dhe jo vetem kaq por duhemi ofenduar dhe dhunuar !!! sepse sic thote bedriu nuk behet shaka me perandorine osmane !!!
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0